Lajmet

​Chollet në Beograd: Duhet të ndalet aktiviteti i grupit ushtarak rus “Wagner”

Grupi Wagner, në pronësi të oligarkut rus Yevgeny Prigozhin, njoftohet se ka qenë aktiv në dhjetëra vende.

Published

on

I dërguari i lartë amerikan, Derek Chollet shprehu të enjten shqetësimin e fortë për aktivitetin e grupit të kontraktorëve privatë ushtarakë “Wagner Group” dhe për përpjekjet që mendohet se po bën ky grup për të rekrutuar ushtarë në Serbi dhe vende të tjera.

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit tha se i ka shprehur këto shqetësime gjatë bisedimeve në Beograd me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Kemi parë se Grupi Wagner po përpiqet të rekrutojë ushtarë nga Serbia dhe gjetiu, dhe kjo është diçka që ne mendojmë se nuk mund të vazhdojë”, u tha ai gazetarëve pas takimit.

“Nuk di nëse ekziston shqetësimi (në Serbi); ne folëm për shqetësimet tona dhe dëshirojmë të punojmë me qeverinë këtu në Beograd dhe vende të tjera ku Wagner është aktiv, për t’i dhënë fund të gjitha aktiviteteve të tyre”, shtoi ai.

Grupi Wagner, në pronësi të oligarkut rus Yevgeny Prigozhin, njoftohet se ka qenë aktiv në dhjetëra vende, përgjithësisht të Afrikës, duke bashkëpunuar me qeveritë për propagandën pro-ruse dhe për projekte të tjera ushtarake dhe politike.

Ky grup është mburrur për praninë në Serbi, që është i vetmi vend evropian, krahas Bjellorusisë, që nuk iu është bashkuar sanksioneve ndaj Rusisë për luftën në Ukrainë. U njoftua se ky grup kishte shpallur edhe çeljen e zyrave në Beograd, por më vonë kjo gjë u mohua.

Portali propagandistik i Moskës, RT, ka hapur rishtazi një faqe lajmesh në gjuhën serbe, ku ka publikuar reklama të Grupit Wagner ku kërkohen të rekrutohen luftëtarë në Ukrainë, duke u shprehur se ky grup ofron shpërblime “më shumë se tërheqëse”.

Zoti Chollet tha se Grupi Wagner është hedhur “në veprim në mënyra të tmerrshme në mbarë botën, qoftë në Libi, Republikën Qendrore Afrikane, apo tashmë në Ukrainë”.

Grupi, ku njoftohet se marrin pjesë një kontigjent i madh të dënuarish të rekrutuar në burgjet ruse, ka udhëhequr sulmet në Ukrainën lindore, përfshirë në betejat e ashpra në Soledar dhe Bakhmut.

Zoti Prigozhin dhe grupi i tij janë përfshirë në sanksionet amerikane prej vitesh, dhe Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë rishtazi hapa të mëtejshme për të vendosur nën kontroll qasjen e këtij grupi tek armët.

Mercenarët e Grupit Wagner janë akuzuar gjithashtu nga vendet perëndimore dhe ekspertët e Shteteve të Bashkuara për abuzime të shumta me të drejtat e njeriut në mbarë Afrikën, përfshirë në Republikën Qendrore Afrikane, Libi dhe Mali. Më herët këtë muaj, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, njoftoi se e ka klasifikuar tashmë Grupin Wagner si një “entitetet në veçanti shqetësues” për shkak të aktivitetit në Republikën Qendrore Afrikane.

Zoti Chollet i bëri gjithashtu thirrje Serbisë të vendosë sanksione ndaj Rusisë, vendit sllav tradicionalisht aleat.

“Mendojmë se vendet duhet t’iu bashkohen sanksioneve dhe arsyeja pse e besojmë këtë është pasi veprimet e Rusisë jo vetëm që duhet të dënohen, ato duhet edhe të ndëshkohen”, tha ai.

“Rusia po bën çdo ditë një luftë brutale, të pajustifikuar ndaj Ukrainës. Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar, të sigurohemi që kjo sjellje të jetë e qartë se është e papranueshme”, shtoi ai.

I dërguari i lartë amerikan filloi këtë javë një seri vizitash në disa vende të Ballkanit, të përqëndruara tek përpjekjet ndërkombëtare për të normalizuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, pas disa javësh tensionesh të rritura. Pavarësia e Kosovës nuk njihet nga Serbia dhe Rusia./VOA

Continue Reading

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara