Kur bëhet fjalë për tensionin e lartë gjakut, nuk është vetëm kripa që ka rëndësi. Karbohidratet e duhura, si bananet, fasulet, kosi, tërshëra, frutat me antioksidantë dhe lëngu i portokalli, mund të jenë aleatë të fuqishëm për shëndetin e zemrës.
Zgjidh karbohidrate me përbërje të lartë të fibrave, mineraleve dhe përbërësve bioaktivë, dhe shmang ëmbëlsirat e përpunuara dhe pijet me sheqer të shtuar, ka raportuar EatingWell.
Përfshirja e karbohidrateve në dietë ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe në përmirësimin e shëndetit të zemrës.
Rreth 1 në 2 të rritur në SHBA kanë tension të lartë, gjë që rrit rrezikun për sulm në tru dhe infarkt. Kur dikush diagnostikohet me hipertensioni, këshilla e parë është “shmang kripën!”. Edhe pse kjo ka rëndësi, nuk është e vetmja gjë.
Një nga mënyrat për të ulur tensionin është dieta DASH, e cila fokusohet te drithërat e plota, perimet, frutat, bulmeti pa yndyrë, peshku, arrat dhe yndyrat e shëndetshme. Ajo përfshin shumë ushqime me karbohidrate të shëndetshme.
Bananet – Janë të pasura me kalium, mineral thelbësor për mbajtjen nën kontroll të tensionit. Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon shtimin e kaliumit për personat me tension mbi 120/80 mmHg. “Bananet janë zgjedhje e zgjuar për t’ia shtuar dietës së përditshme”, ka shkruar Shoqata në udhëzimet e saj zyrtare.
Fasulet – Përmbajnë karbohidrate, proteina bimore, magnez dhe i rezistojnë përthithjes së shpejtë, duke ndihmuar në uljen e tensionit. Fasulet janë të pasura me lëndë ushqyese që ndikojnë pozitivisht në shëndetin kardiovaskular.
Kosi – Burim natyral i kalciumit, magnezit e kaliumit. Këto minerale janë thelbësore për shëndetin e zemrës.
“Përveç kësaj, probiotikët në kos ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut”, thuhet në një studim.
Shalqiri – I ëmbël dhe i freskët, shalqiri ndihmon në uljen e presionit sistolik. Një analizë ka zbuluar se konsumimi i shalqirit ndihmon në uljen e tensionit te moshat e mesme.
Tërshëra – E pasur me fibra, sidomos beta-glukane, që lidhen me uljen e tensionit sistolik dhe diastolik. “Të dhënat tregojnë një lidhje mes konsumit të drithërave të plota dhe rrezikut më të ulët për hipertension,” sipas një studimi.
Boronicat – Janë të mbushura me antocianina, përbërës bimorë që u japin ngjyrën e kaltër e përmirësojnë funksionin e enëve të gjakut. Një studim ka zbuluar se një tas i mbushur me boronica në ditë ul tensionin sistolik.
“Edhe nëse janë të freskëta apo të ngrira, boronicat ndihmojnë në mbrojtjen e zemrës”, ka thënë autorja e studimit.
Lëngu i portokallit 100% natyral – Burim i pasur me kalium, përmban hesperidin, një antioksidant që ndikon pozitivisht në enë. Konsumimi i 500 ml lëng për 12 javë uli tensionin sistolik te personat me hipertension të lehtë.