Lajmet

​Certifikatat digjitale të vaksinimit pas 11 korrikut 2022 janë funksionale në shtetet e BE-së

Çdo qytetar duhet të hyjë në platformën e-Kosova dhe ta shkarkoj përsëri certifikatën.

Published

on

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se certifikata digjitale të vaksinës kundër COVID-19, e lëshuar nga Kosova është funksionale për përdorim në shtetet e Bashkimit Evropian. Në njoftim bëhet e ditur se në mënyrë që qytetarët të mos kenë asnjë problem rreth përdorimit të saj, çdo qytetar i vaksinuar me vaksinën kundër COVID-19 duhet të hyjë në platformën e-Kosova dhe ta shkarkoj përsëri certifikatën.

“Pas njoftimit ditë më parë nga Sekretariati i EU digital Certificate i Komisionit Evropian se është konfirmuar pranueshmëria –vendimi mbi ekuivalencën e certifikatës digjitale të vaksinës kundër COVID-19, e lëshuar nga Kosova në EU digital certificate, me qëllim lehtësimin e së drejtës së lëvizjes së lirë brenda shteteve të Bashkimit Evropian, Ministria e Shëndetësisë është informuar se certifikata është funksionale për përdorim në shtetet e BE-së. Në mënyrë që qytetarët të mos kenë asnjë problem rreth përdorimit të saj, çdo qytetar i vaksinuar me vaksinën kundër COVID-19 duhet të hyjë në platformën e-kosova dhe ta shkarkoj përsëri certifikatën”, thuhet në njoftim.

Po ashtu theksohet se çdo certifikatë e shkarkuar pas datës 11 korrik 2022 është funksionale për të gjitha vaksinat dhe e lexueshme në pikat hyrëse dhe kontrolluese brenda shteteve të Bashkimit Evropian.

Lajmet

Zemaj: Askush s’mund të udhëheqë me diktat, deputetët i përgjigjen vetëm qytetarëve dhe Kushtetutës

Published

on

By

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka deklaruar se zgjidhja e vetme për tejkalimin e krizës institucionale është respektimi i Kushtetutës dhe i vullnetit të qytetarëve, duke theksuar se Kosova është një sistem parlamentar dhe jo autokratik.

Ai ka thënë se kjo është kërkesa e vetme e LDK-së në takimin e thirrur nga Kurti.

“Kërkesa e vetme është mbrojtja e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, edhe vullnetit të qytetarëve të Kosovës. Ne jemi sistem parlamentar, askush nuk mund të udhëheqë me autokraci ose diktat, sidomos mbi deputetët që nuk i nënshtrohen asnjë lloj detyrimi dhe i përgjigjen vetëm qytetarëve, votuesve dhe subjekteve të tyre politike,” ka thënë Zemaj.

Continue Reading

Lajmet

Kurti: Serbia mund të shfrytëzojë elemente destruktive për të nxitur incidente në Gazimestan

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten se Serbia mund të përdorë “elemente destruktive” për të nxitur incidente gjatë festës serbe Vidovdan të shtunën në Gazimestan, rreth 10 kilometra nga kryeqyteti Prishtinë.

Duke folur në një mbledhje të Qeverisë në detyrë, Kurti tha se Serbia do të përpiqet ta zhvendosë vëmendjen nga protesta antiqeveritare që pritet të zhvillohet të shtunën në Beograd, duke nxitur incidente në Kosovë.

Serbët nga Kosova, Serbia dhe rajoni tradicionalisht e shënojnë Vidovdanin më 28 qershor në Gazimestan, një monument historik pranë Prishtinës.

Kurti tha se – sipas vlerësimeve të institucioneve të sigurisë dhe inteligjencës – ka përpjekje që tubimi në Gazimestan të jetë “sa më masiv, prandaj janë organizuar grupe serbësh nga Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina që të vijnë në Kosovë nesër”.

Grupet e tilla kanë qenë tradicionalisht provokuese, duke bartur simbole nacionaliste serbe e ruse që janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe janë gjithashtu kundër vlerave demokratike dhe evropiane”, tha Kurti.

Ai tha se festa e Vidovdanit, “megjithëse me karakter fetar, fatkeqësisht vazhdimisht është përcjell me retorikë politike, nxitëse e kërcënuese për sigurinë publike nga ana e Serbisë”.

Javë më parë, Gjykata Themelore në Prishtinë e shfuqizoi vendimin e Komunës së Graçanicës për shfaqjen e flamurit të Serbisë për nder të Vidovdanit më 2024.

Në arsyetimin e gjykatës thuhet se komuna ka tejkaluar kompetencat e saj dhe ka vepruar në kundërshtim me ligjet e Kosovës, pasi ka miratuar një vendim për shfaqjen e flamurit të Serbisë më 28 qershor – ditë që nuk është e përcaktuar si festë zyrtare në Kosovë.

Kurti tha se tubimet për Vidovdan duhet të mbahen në përputhje me ligjin, “jo të shndërrohen në mjet për instrumentalizim politik nga autoritetet në Beograd”.

Tubimi zakonisht sigurohet nga Policia e Kosovës, ndërsa gjatë viteve të fundit nuk është lejuar të futen flamuj të Serbisë apo simbole të tjera kombëtare, përveç atyre kishtare, pasi përkujtimi organizohet edhe nga Kisha Ortodokse Serbe në nderim të betejës së vitit 1389 kundër ushtrisë osmane.

Javën e kaluar, ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim i Kosovës, Nenad Rashiq, bëri thirrje për respektimin e të drejtave të komunitetit serb sa i përket përdorimit të simbolit të tyre.

Ai tha se përdorimi flamurit serb nga serbët “nuk përbën kërcënim ndaj identitetit të askujt, por është dëshmi e përkushtimit të Kosovës si një shoqëri demokratike e bazuar në respektimin e të drejtave të njeriut dhe të pakicave”.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit, e akuzoi Kurtin se gjatë seancave në Kuvendin e Kosovës shfaq flamurin kombëtar të Shqipërisë.

Në një deklaratë, ajo kërkoi nga gjykata që të përdorë “të njëjtat standarde dhe të zbatojë të njëjtin arsyetim edhe në rastet që lidhen me flamurin shqiptar”.

Vitin e kaluar, festimet e Vidovdanit në Gazimestan kaluan pa ndonjë incident.

Por, në vitet paraprake ka pasur edhe arrestime për nxitje të urrejtjes fetare dhe kombëtare, ndërsa më 2023, Vidovdani nuk u festua në Gazimestan – vendin ku festohet tradicionalisht – për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në veri të Kosovës.

Gazimestani në Kosovë njihet edhe për fjalimin e ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq, i cili, më 28 qershor 1989, nuk i përjashtoi “betejat e armatosura”.

Ai fjalim i Millosheviqit u pa nga shumë njerëz si paralajmërim i luftërave që pasuan në vitet ‘90 në ish-Jugosllavi.

Në të njëjtën ditë në vitin 2001, Millosheviq u ekstradua në Tribunalin e Hagës, i cili e akuzoi atë për krime lufte. Ai vdiq në paraburgim në vitin 2006, para gjykimit përfundimtar./REL

Continue Reading

Lajmet

​Bajrami: LDK do të marrë pjesë në takimin e nesërm

Published

on

By

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami deklaroi se do të jenë prezentë në takimin e nesërm të ftuar nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Megjithatë, ajo tha se nuk kanë pritje nga ky takim, meqë theksoi se është më shumë për “show mediatik”.

Pas ndërprerjes së seancës, ku paraprakisht u mbajt një takim konsultativ me kryesuesin e seancës konstituive, Avni Deharin, Bajrami tha se do të shkojnë në takimin me Kurtin për të treguar se janë për konstituim të institucioneve.

Nuk është që kemi shumë pritje duke marrë parasysh komplet të kaluarën historike të LVV-së dhe krejt sjelljet e tyre konferencën për media nuk është që mund të presim diçka nga ky takim. Është më shumë për show mediatik. Megjithatë për të treguar që jemi për konstituim të institucioneve do të jemi prezent”, u shpreh ajo.

Deputetja e LDK-së tha se LVV po bën interpretim ndryshe të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Kemi parë edhe prononcimet e ndryshme nga eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët e kanë në plan ta vazhdojnë këtë ngërç duke e bërë një interpretim ndryshe nga krejt Kosova të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Se sa zotëri Kurti është i gatshëm për bashkëpunim, unë po besoj që patët mundësi ta shihni vetëm para dy minutave, kur ishte këtu në sallën plenare dhe nuk ishte në gjendje që të vie në takim konsultativ me të gjithë liderët e partive politike parlamentare. Aktgjykimi është jashtëzakonisht i qartë kur është fjala tek mënyra e votimit sepse i referohet kreut të katërt të rregullores së kuvendit, pikërisht nenit 8 ku ka një agjendë të paracaktuar të seancës konstituive dhe aktgjykimi pikërisht i referohet nenit 8 të rregullores së Kuvendit të Kosovës”, deklaroi ajo.

Ajo tha se kryetari i Kuvendit duhet të votohet me marrëveshje politike dhe nuk kanë votë për asnjë kandidat të LVV-së.

Continue Reading

Lajmet

Limaj konfirmon pjesëmarrjen në takimin me Kurtin, rithekson nevojën e arritjes së një marrëveshje politike

Published

on

By

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e nesërm të ftuar nga lideri i LVV-së, Albin Kurti.

Limaj, para fillimit të seancës konstituive e cila po mbahet për herë të 38-të, tha se aktgjykimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese për krizën politike në Kuvend tregon nevojën dhe domosdoshmërinë e arritjes së një konsensusi dhe marrëveshje politike për zgjedhjen e trupave të Kuvendit.

“Gjykata thotë uluni, bashkëbisedoni, tentoni të krijoni konsensus ose marrëveshje politike. Çështja ka mbetur këtu dhe këtu ka qenë edhe dje. Asnjë zgjidhje tjetër…(Pjesëmarrja në takim me Kurtin )Sigurisht se po…Duhet marrëveshje politike ashtu si në cdo demokraci të qytetëruar. Në këtë drejtim Nisma është e hapur”, tha ai.

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka reaguar ndaj aktgjykimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese.

Kryeministri në detyrë, Kurti ka thënë se aktgjykimi thekson qartë se obligimi për ta konstituuar Kuvendin është obligim i të gjithë deputetëve dhe jo vetëm i subjektit të parë.

Kurti ka ftuar të gjithë krerët e subjekteve të përfaqësuara në legjislaturën e nëntë, për takim të përbashkët të shtunën (nesër) në orën 16:00.

“Si kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe në emër të grupit më të madh parlamentar të dalur nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, sot u jam drejtuar të gjithë krerëve të subjekteve të përfaqësuara në legjislaturën e nëntë, me ftesë për takim të përbashkët të shtunën (nesër) në orën 16:00, në përpjekje të radhës në funksion të konsensusit për konstituim të Kuvendit”, ka shkruar Kurti.

Continue Reading

Të kërkuara