Lajmet

​Çantat që po rrezikojnë shëndetin e nxënësve

Çantat e ngarkuara tash e sa kohë janë problem për nxënësit dhe prindërit në gjithë Kosovën.

Published

on

Pesha e çantës që bartin nxënësit e klasave të ulëta, është problem që po i përcjell ata tash e disa vite. Madje prej ngarkesës së madhe që bartin, nxënësit në krahasim me moshën që kanë, po ballafaqohen edhe me dhimbje të boshtit kurrizor.

Çantat e ngarkuara tash e sa kohë janë problem për nxënësit dhe prindërit në gjithë Kosovën, problem ky që nuk po ndryshon. Fëmijët ankohen për peshën e çantës në shumë shkolla të vendit tonë, megjithatë, KosovaPress, ka zgjedhur që të jetë në shkollën fillore “Faik Konica”. Nxënësja e kësaj shkolle, Yllza Mulliqi, ka thënë për KosovaPress, se nga pesha e rëndë e çantës, shoqërohet edhe me probleme të boshtit kurrizor.

“Mua më dhemb shpina prej çantës së rëndë për shkak se nuk kemi dollapë në klasën tonë dhe më pengon shumë”, tha ajo.

Ejona Krasniqi, nxënëse tjetër e kësaj shkollë, ka thënë se për arsye të çantës së rëndë, shpesh herë prindërit janë të detyruar t’i shoqërojnë ata për në shkollë.

“Mua më pengon çanta e rëndë…Dollapët nuk janë të rregulluar sa duhet, për shkak se prishen herë pas here dhe nuk mundemi t’i lëmë aty disa libra..Për arsye të tilla vinë edhe prindërit me marrin ndonjëherë, sepse është çanta rëndë dhe nuk mundem me mbajt herë pas here”, tha ajo.

Me çantën e stërngarkuar ka problem edhe nxënësja, Etna Spahiu. Ajo kërkon dollapë për gjithë nxënësit.

“Mua po më pengon çanta e rëndë dhe kisha dashtë që të na ofrojë dollapë për gjithë nxënësit”, tha ajo.

Onik Bajra, nxënës i të njëjtës shkollë, po ashtu është shprehur i shqetësuar për çantën e stërngarkuar.

“Jam në klasën e pestë dhe unë mendoj që çantat janë shumë të rënda dhe mund të na pengojnë në (dhembjen) e shpinës. Dollapët që i kemi të prishtë dhe nuk kemi shumë vend për t’i lënë çantat dhe gati çdoherë vjen prindi vetëm për arsye të çantës”, tha ai.

Liridon Shala, prind i një nxënësi nga kjo shkollë, ka thënë se fëmija duhet të ketë një inventarë, sepse kjo peshë e librave që bartin është e rëndë për moshën që kanë.

“Çantat janë të rënda për shkak se ministria ka paraparë kështu. Fëmija duhet të kenë edhe inventarë në shkollë, ku një pjesë të librave duhet t’i lënë aty për shkak se një çantë e tillë për moshën e fëmijës është e rëndë”, tha ai.

Po ashtu, edhe Irfan Ademi, prind i një nxënësi, është shprehur i shqetësuar. Ai madje ka thënë se kanë bërë ankesë në shkollë.

“Është pengesë…Edhe në vendet e tjera nuk e kanë këtë peshë të librave dhe fletoreve të nevojshme që janë për moshën e saj…Ankesa bëjmë edhe në mbledhje kur kemi zakonisht”, tha ai.

Ndërsa, zëvendësdrejtori i shkollës fillore e mesme e ulët (SHFMU), “Faik Konica” në Prishtinë, Blerim Dalipi, ka thënë që politikat arsimore në digjitalizimin e librave duhet të ndryshohen.

“Çantat e rënda normal që nuk janë në favor të fëmijës. Kemi nxënës prej para fillores deri në klasën e nëntë, sa që ata nxënës janë të moshës re. Mirëpo në aspektin e bartjes së nxënësve, besoj që politikat arsimore duhet të ndryshohen, e sidomos në digjitalizimin e librave, besoj që do ishte lehtësim i madh për gjithë nxënësit, në këtë drejtim edhe për prindërit”, tha ai.

Sa i përket kërkesave për dollapë, ai ka thënë se shumë shpejtë do të vendosen dollapë në klasa.

“Kërkesat janë adresuar në drejtorinë komunale të Arsimit dhe përgjigjja prej tyre ka qenë pozitive, që shumë shpejtë do të bëhet edhe furnizimi me dollapë, të cilët do t’iu lehtësojnë vendosjen e librave. Mirëpo kjo mbetet edhe një politikë e brendshme e shkollës në këtë aspekt dhe e nxënësit, sa që librat të cilat nuk duhet të përdoren për një periudhë të caktuar kohore, mund edhe të lirohen nxënësit nga bartja e (librave) me veti”, tha ai.

Çantat e ngarkuara me peshë të madhe me libra, nuk janë vetëm problem i nxënësve të Komunës së Prishtinës, por për të gjitha shkollat në Kosovë.

Lajmet

Dogana sekuestron 2 mijë e 550 fishekë të fshehur në një automjet në Prishtinë

Published

on

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar 2 mijë e 550 fishekë të kalibrit 9 mm gjatë një kontrolli të realizuar ndaj një automjeti në rajonin e Prishtinës.

Sipas njoftimit, zyrtarët e Sektorit Antikontrabandë kanë ndaluar një automjet të dyshimtë në autostradën Trudë–Prishtinë, gjatë operacioneve për luftimin e kontrabandës dhe krimit ndërkufitar.

Gjatë kontrollit, zyrtarët kanë dyshuar për ekzistimin e hapësirave të fshehura në automjet. Pas një kontrolli më të detajuar, janë zbuluar pjesë të modifikuara pas fabrikimit, ku ishin fshehur fishekët e kalibrit 9 mm.

Rasti, së bashku me automjetin, municionin dhe personin e dyshuar, i është dorëzuar Policisë së Kosovës për hetime të mëtejshme.

Dogana ka bërë të ditur se do të vazhdojë aktivitetet kundër kontrabandës dhe veprimeve të kundërligjshme, në bashkëpunim me institucionet e sigurisë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu takohet me komandantin e NATO-s në Napoli, diskutohet siguria në Kosovë dhe rajon

Published

on

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim Admiralin George M. Wikoff, komandant i Komandës Aleate të Forcave të Përbashkëta në Napoli.

Haxhiu ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it, si dhe për koordinimin me NATO-n.

“Sot pata kënaqësinë ta pres Admiralin George M. Wikoff, Komandant i Komandës Aleate të Forcave të Përbashkëta në Napoli. Biseduam për situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajon, për bashkëpunimin e institucioneve tona me KFOR-in dhe për rëndësinë e koordinimit të rregullt me NATO-n”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka falënderuar admiralin Wikoff për angazhimin dhe shërbimin e KFOR-it në ruajtjen e sigurisë dhe lirisë së lëvizjes për qytetarët e Kosovës.

“E falënderova Admiralin Wikoff për angazhimin e tij, si dhe për shërbimin e KFOR-it në ruajtjen e sigurisë dhe të lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka deklaruar ajo.

Sipas Haxhiut, orientimi euroatlantik i Kosovës mbetet i pakthyeshëm, ndërsa anëtarësimi në NATO vazhdon të jetë synim strategjik i vendit.

“Theksova se orientimi euroatlantik i Kosovës është i pakthyeshëm dhe se anëtarësimi në NATO mbetet synimi ynë strategjik”, ka shkruar ushtruesja e detyrës së presidentes.

Ajo ka shtuar se Kosova do të vazhdojë të forcojë bashkëpunimin me Aleancën dhe të kontribuojë në sigurinë e rajonit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Shkrirja e akullit në Arktik rikthehet me ritme rekord, shkencëtarët japin alarmin

Published

on

Ngadalësimi i shkrirjes së akullit në Arktik gjatë dy dekadave të fundit ka përfunduar, sipas një studimi të ri që tregon se është regjistruar rënia më e madhe vjetore e akullit dimëror që nga fillimi i matjeve satelitore.

Studiuesit kanë zbuluar se periudha nga viti 2005 deri në vitin 2024, kur rënia e sipërfaqes së akullit nuk ishte statistikisht e ndjeshme, ishte vetëm një pauzë e përkohshme dhe jo ndryshim i trendit afatgjatë.

Sipas autorëve të studimit, ndryshimet natyrore në rrymat oqeanike kishin frenuar përkohësisht humbjen e akullit, duke balancuar efektet e ngrohjes globale. Por të dhënat më të fundit tregojnë se procesi i shkrirjes ka rifilluar.

Nga viti 2024 në vitin 2025, sipërfaqja e akullit detar në Arktik është tkurrur me 5.8 për qind, duke shënuar rënien më të madhe dimërore nga një vit në tjetrin që nga nisja e regjistrimeve satelitore.

Studiuesit theksojnë se akulli i Arktikut ka një rol të rëndësishëm në rregullimin e klimës, pasi vepron si një shtresë izoluese mes oqeanit të ngrohtë dhe atmosferës së ftohtë. Me zvogëlimin e tij, më shumë nxehtësi dhe lagështi kalojnë në atmosferë, duke ndikuar në motin dhe sistemet klimatike edhe shumë larg rajonit polar.

Sipas shkencëtarëve, sipërfaqja e akullit në shtator, kur arrin minimumin vjetor, është përgjysmuar që nga viti 1979.

Autorët e studimit paralajmërojnë se nivelet shumë të ulëta të akullit gjatë viteve të fundit janë një tjetër dëshmi se humbja e akullit në Arktik vazhdon në një planet që po ngrohet vazhdimisht./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Rame Lahaj dhe yje ndërkombëtarë të operës performojnë nesër në Sheshin “Skënderbeu”

Published

on

Sheshi “Skënderbeu” do të mirëpresë nesër një mbrëmje të veçantë operistike, ku do të ngjiten në skenë sopranoja Vanessa Goikoetxea, mezzo-sopranoja Štěpánka Pučálková, bass-baritoni Luca Pisaroni dhe tenori kosovar Rame Lahaj.

Nën dirigjimin e maestros italian Giuseppe Finzi, artistët do të interpretojnë një program të përzgjedhur me disa nga kryeveprat më të dashura të repertorit operistik, të shoqëruar nga Orkestra Simfonike e RTSH-së.

Koncerti Gala do të nisë në ora 20:30 në Sheshin “Skënderbeu” dhe do të përcjellë mesazhin se muzika është një gjuhë universale që bashkon njerëzit, frymëzon shpresë dhe promovon paqen e mirëkuptimin.

Aktiviteti organizohet në kuadër të festivalit, i cili këtë vit mbahet nën moton “Play Music, Not War”./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara