Një nga bimët mjekësore të egra më të famshme, valeriana, ka shumë veti të dobishme.
Të dhënat e lashta tregojnë përdorimin e saj për qëllime mjekësore që datojnë që nga kohërat e lashta.
Efekti i saj i dobishëm ul presionin e gjakut, rregullon rrahjet e zemrës, redukton dhimbjet menstruale dhe e bën një zëvendësues natyral të barnave nga klasa e benzodiazepinave, si dhe ndihmon në tërheqjen prej tyre.
Në rolin e një qetësuesi natyral, antidepresues alternativ, diuretik, analgjezik, lufton në mënyrë efektive stresin, sëmundjet e ndryshme, emocionet negative, tensionin dhe pagjumësinë.
Valeriana përmban substanca të ndryshme, vaj esencial dhe acide, të cilat mund të përdoren për të arritur ekuilibrin e brendshëm.
Aroma e saj mund të jetë e pakëndshme për disa, megjithëse vaji esencial dhe ekstraktet e saj të luleve janë përdorur në parfumeri për shekuj.
Para së gjithash, rekomandohet të përdoret për nervozizëm, pagjumësi dhe ankth.
Shfaqet në formën e çajit, vajit, pikave, tinkturave, kapsulave dhe mund ta merrni vetë duke i këputur rrënjën para ose pas lulëzimit dhe duke e pastruar, duke e copëtuar dhe tharë në një vend të ngrohtë dhe të ajrosur, në hije.
Duhet të ruhet në një enë të mbyllur mirë. Mund të përdoret për një muaj dhe efektet anësore të mundshme mund të jenë dhimbje koke dhe probleme me tretjen, por nuk duhet të përdoret nga gratë shtatzëna dhe nuk duhet të kombinohet me qetësues farmaceutikë.
Rezultatet janë të dukshme vetëm pas disa javësh dhe nëse e përdorni për pagjumësi, merreni disa orë para se të shkoni në shtrat.
Paketa përfshin ekzaminim të plotë kardiovaskular, vizitë specialistike me EKG, ekokardiografi dhe Doppler të arterieve karotide, duke u ofruar pacientëve një vlerësim gjithëpërfshirës të gjendjes së tyre kardiovaskulare në një vend të vetëm dhe me teknologji bashkëkohore.
Nën udhëheqjen e re të rektorit dhe profesionistit të njohur, prof.dr.Edmond Hajrizi, “United Hospital”, po hyn në një fazë të re zhvillimi, duke vendosur në qendër të misionit të tij qasjen e barabartë të qytetarëve në shërbime shëndetësore cilësore. I njohur për arritjet e tij akademike, shkencore dhe inovative në nivel ndërkombëtar, Hajrizi ka artikuluar një vizion të qartë për transformimin e institucionit, me fokus në uljen e kostove të shërbimeve dhe përafrimin e tyre me mundësitë ekonomike të qytetarëve të Kosovës.
“Po kujdesem që shëndeti i qytetarëve të jetë prioriteti ynë kryesor, duke i përshtatur shërbimet me kushtet reale ekonomike dhe të ardhurat e tyre. Synimi ynë është që askush të mos privohet nga kujdesi shëndetësor profesional dhe cilësor për shkak të pamundësisë financiare. Po punojmë që standardet më të larta mjekësore të jenë të arritshme për çdo qytetar”, ka deklaruar Hajrizi për Rajonipress.
Sipas tij, modeli i ri i funksionimit të spitalit synon të ndërthurë ekselencën profesionale me përgjegjësinë sociale, duke dëshmuar se kujdesi shëndetësor modern mund të jetë njëkohësisht cilësor, inovativ dhe i përballueshëm.
Në një kohë kur kujdesi shëndetësor cilësor dhe i përballueshëm mbetet prioritet për qytetarët, United Hospital po vazhdon të dëshmojë përkushtimin e tij për ofrimin e shërbimeve moderne mjekësore me standarde të larta profesionale dhe çmime të qasshme për të gjithë.
Spitali, i cili po konsolidohet si një nga institucionet private më të avancuara shëndetësore në Kosovë, ka prezantuar një paketë të re kardiovaskulare me çmim promocional prej vetëm 50 eurosh, duke synuar rritjen e kujdesit preventiv dhe diagnostikimit të hershëm të sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut.
Paketa përfshin ekzaminim të plotë kardiovaskular, vizitë specialistike me EKG, ekokardiografi dhe Doppler të arterieve karotide, duke u ofruar pacientëve një vlerësim gjithëpërfshirës të gjendjes së tyre kardiovaskulare në një vend të vetëm dhe me teknologji bashkëkohore.
Ekspertët shëndetësorë theksojnë se diagnostikimi i hershëm është çelësi për parandalimin e komplikimeve serioze kardiovaskulare, ndërsa kontrollet e rregullta mund të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe uljen e rreziqeve për sëmundje të zemrës.
Me investime të vazhdueshme në teknologji mjekësore, staf profesional dhe shërbime të specializuara, United Hospital po ndërton një model të ri të kujdesit shëndetësor privat, ku cilësia, siguria dhe qasja e përballueshme për pacientin ecin paralelisht.
Përfaqësuesit e spitalit bëjnë të ditur se kjo ofertë është pjesë e angazhimit të tyre për ta afruar diagnostikimin modern me çdo familje kosovare, duke dëshmuar se shërbimet shëndetësore të standardeve të larta nuk duhet të jenë domosdoshmërisht të shtrenjta.
Qytetarët që dëshirojnë të përfitojnë nga kjo paketë mund të rezervojnë terminin e tyre në United Hospital, në aksin Prishtinë-Ferizaj, ku kujdesi profesional dhe teknologjia moderne vihen në shërbim të shëndetit të secilit pacient.
Sepse një zemër e shëndetshme mbetet investimi më i rëndësishëm për një jetë të sigurt, aktive dhe me cilësi./rajonipress/
UBT mori pjesë në Forumin vjetor të organizuar nga Cambridge International Education në Tiranë, një ngjarje që bëri bashkë liderë të institucioneve arsimore nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi.
Delegacioni i UBT-së, i kryesuar nga Rektori Prof. Dr. Edmond Hajrizi, zhvilloi takime dhe diskutime me përfaqësues të Cambridge International Education dhe partnerë rajonalë, duke shkëmbyer përvoja dhe ide mbi zhvillimet më të reja në programet ndërkombëtare të arsimit.
Forumi shërbeu si një platformë e rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe avancimin e standardeve të arsimit ndërkombëtar. Një nga momentet kryesore të aktivitetit ishte prezantimi i zhvillimeve lidhur me njohjen e kualifikimit Cambridge A Levels, një hap i rëndësishëm për arsimin në rajon.
Pjesëmarrja e UBT-së në këtë forum konfirmon përkushtimin e institucionit për të qenë pjesë e rrjeteve më prestigjioze ndërkombëtare dhe për të sjellë mundësi të reja akademike për studentët dhe komunitetin arsimor.
Përveç suksesit në muzikë, Dua Lipa vazhdon të promovojë kulturën e leximit përmes rekomandimeve të saj letrare.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka ndarë pesë libra që i konsideron të veçantë dhe që, sipas saj, meritojnë vëmendjen e çdo lexuesi. Në listën e saj përfshihen “Bad Feminist”, “The Handmaid’s Tale”, “Flesh”, “Small Boat” dhe “Crying in H Mart”.
Këto vepra trajtojnë tema të ndryshme si identiteti, barazia, përvojat personale dhe sfidat shoqërore, duke nxitur reflektim dhe diskutim mbi çështje të rëndësishme kulturore.
Përmes këtyre rekomandimeve, Dua Lipa dëshmon se interesat e saj shtrihen përtej muzikës, ndërsa fansat dhe komuniteti i lexuesve i kanë mirëpritur sugjerimet e saj letrare./A.K/
Një i burgosur me inicialet K.N. është gjetur pa shenja jete sot, më 18 qershor 2026, në Pavijonin D të Qendrës Korrektuese të Dubravës, hapësirë kjo e destinuar për personat me nevoja të veçanta.
Sipas njoftimit zyrtar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve, zyrtarët korrektues kanë hasur në një rast që dyshohet të jetë vetëvarje.
Megjithëse stafi i burgut dhe personeli mjekësor reaguan me urgjencë duke i ofruar ndihmën e parë dhe duke e transportuar drejt Spitalit Rajonal në Pejë, mjekët në spital vetëm kanë konfirmuar vdekjen e tij.
Lidhur me ngjarjen janë njoftuar menjëherë Policia e Kosovës dhe prokurori kompetent, ndërsa institucionet kanë iniciuar procedurat e nevojshme hetimore dhe administrative për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit. /E.A/