Aktualitet

​Bujar Osmani do të kryesojë OSBE-në më 1 janar 2023

Osmani ka shkruar në Facebook se Maqedonia e Veriut do të marrë kryesimin e kësaj organizate të jashtëzakonshme.

Published

on

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka bërë të ditur se vendi i tij do të jetë kryesues i OSBE-së për 12 muaj, duke filluar nga 1 janari i 2023-ës.

Osmani ka shkruar në Facebook se Maqedonia e Veriut do të marrë kryesimin e kësaj organizate të jashtëzakonshme.

“A e dini se OSBE është organizata më e madhe e sigurisë në botë me 57 shtete që përfaqësojnë 1.3 miliard njerëz në tri kontinente. Duke filluar nga 1 janari, gjatë 12 muajve të ardhshëm, Maqedonia e Veriut do të marrë kryesimin e kësaj organizate të jashtëzakonshme dhe jam i privilegjuar të marr rolin e kryesuesit të OSBE-së me seli në Vienë”, ka shkruar Osmani.

Bota

Kim Jong Un akuzon SHBA-në për rritjen e tensioneve në Gadishullin Korean

Published

on

By

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, akuzoi SHBA-në për rritje të tensioneve dhe provokimeve, duke thënë se Gadishulli Korean nuk është përballur kurrë me një rrezik të tillë të luftës bërthamore si tani, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve të Koresë së Veriut KCNA.

Në një fjalim në një ekspozitë ushtarake në Phenian, Kim tha se ishte përpjekur të negocionte me Uashingtonin, por se rezultatet e këtyre bisedimeve, tha ai, vetëm theksuan politikën “agresive dhe armiqësore” të SHBA kundër Phenianit.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut bëri thirrje për zhvillimin dhe përmirësimin e armëve dhe premtoi të vazhdojë të përmirësojë aftësitë mbrojtëse të vendit për të forcuar pozicionin strategjik të Koresë së Veriut, raportoi Reuters.

 

Continue Reading

Bota

Singapori var trafikantin e drogës, ekzekutimi i tretë i tillë brenda një jave

Published

on

Më 22 nëntor 2024, Singapori ka kryer varjen e tretë të një trafikanti droge brenda një jave, duke theksuar përdorimin e dënimit me vdekje për krimet e lidhura me drogën. Rosman Abdullah, një qytetar 55-vjeçar nga Singapori, u ekzekutua për trafikimin e 57,43 gram heroina. Ekzekutimi u realizua në burgun Changi, pas një procesi të rregullt ligjor, ku Rosman ishte përfaqësuar nga këshilltarë ligjorë.

Ekspertët e Kombeve të Bashkuara dhe organizata të tilla si Amnesty International kritikuan ekzekutimin, duke theksuar shqetësime për paaftësinë intelektuale të Rosmanit dhe mungesën e ndihmës së nevojshme gjatë procesit të tij gjyqësor. Ata gjithashtu argumentuan se dënimi me vdekje nuk ka efektivitet në parandalimin e krimit dhe kërkuan që ekzekutimi të ndalohej.

Singapori, një qytet-shtet i njohur për ndjekjen e politikave strikte kundër drogës, është një nga vendet e pakta që përdorin dënimin me vdekje për krimet e drogës. Ligjet e vendit parashikojnë dënimin me vdekje për trafikimin e më shumë se 15 gram heroina, ndërkohë që qeveria mbështet këtë masë duke e cilësuar atë si një mjet parandalues për të mbrojtur shoqërinë nga abuzimi me drogën./Al Jazeera./

Continue Reading

Bota

Pistorius tërhiqet nga kandidimi për kancelar të Gjermanisë, mbështet Scholz

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius nuk do të paraqesë në partinë e tij socialdemokrate (SPD) kandidaturën për kancelar.

Këtë ai e deklaroi të enjten (21.11.2024) në mbrëmje në një video-mesazh: “Sapo kam njoftuar kryesinë e partisë dhe të grupit parlamentar, që nuk jam në dispozicion për të kandiduar për postin e kancelarit”, deklaroi Pistorius në video-mesazhin e publikuar në faqen e internetit të partisë socialdemokrate. Ai tha, se nuk e ka hapur ai këtë diskutim dhe as nuk e ka shtruar çështjen e kandidimit.

Pas një debati publik në këtë mënyrë iu hap rruga rikandidimit të kancelarit aktual Olaf Scholz. Pistoirus theksoi sërish, se Olaf Scholz është “një kancelar i shkëlqyer”. Ai ka drejtuar një koalicion shumë të vështirë të përbërë nga tri parti pikërisht në “kohën e krizës ndoshta më të vështirë të dekadave të fundit”.

Debati për kandidaturën për kancelar e ka dëmtuar partinë dhe i ka çoroditur zgjedhësit, tha Pistorius. Në deklaratën e tij ai tha, që t’i jepet fund këtij diskutimi.

Në sondazhe Pistorius vlerësohet më shumë se sa Scholz. Në sondazhin aktual të ARD-së Deutschlandtrend realizuar nga isntituti i demoskopisë infratest-dimap, ku nga e hëna deri të mërkurën janë pyetur zgjedhës në Gjermani, 60 për qind janë shprehur se Pistoirus mund të ishte një kandidat i mirë për kancelar. Prej muajsh Pistoirus kryeson sondazhet si politikani më i preferuar në Gjermani. Ndërsa për Scholz vetëm 21 për qind shprehen pozitivisht. Vetëm 14 përqind e të pyeturve thanë, se nëse do të votohej të dielën do të votonin për partinë socialdemokrate.

Të hënën kryesia e partisë socialdemokrate do të riemërojë Olaf Scholzin si kandidatin për kancelar në zgjedhjet parlamentare.

Pistorius në mesazhin e tij u bëri thirrje anëtarëve të partisë, që bashkarisht me vendosmëri të luftojnë për një mandat të dytë për Scholzin. “Unë javët e ardhshme do të luftoj bashkë me ju”, tha Pistorius.

Përpara dy javësh koalicioni qeverisës i përbërë nga socialdemokratët, ekologjistët dhe liberal-demokratët u shpërbë. Kancelari Scholz dhe partia e tij socialdemokrate qeverisin tani bashkë me ekologjistët me një qeveri pakice. Zgjedhjet e parakohshme do të zhvillohen më 23 shkurt 2025.

Continue Reading

Bota

Izraeli: Administrata e ardhshme e Trump po shqyrton sanksione kundër GJNP

Published

on

By

Administrata e presidentit të sapozgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po bën plane për veprime ndëshkuese kundër Gjykatës Ndërkombëtare Penale, për shkak të vendimit të saj për të lëshuar urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e mbrojtjes Yoav Galant, raportoi Cannes News, duke cituar burime në Uashington.

Burime të paidentifikuara thanë se administrata e re amerikane po shqyrton vendosjen e sanksioneve kundër kryeprokurorit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan, si dhe gjyqtarëve që lëshuan urdhër-arrest, raportoi Times of Israel.

I nominuari i presidentit të sapozgjedhur Donald Trump për këshilltar për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, shkroi dje në rrjetin X se ICC mund të presë një “përgjigje të fortë”.

Mund të prisni një përgjigje të fortë ndaj paragjykimeve antisemite të GJNP-së dhe OKB-së në janar”, shkroi Volz.

 

Continue Reading

Të kërkuara