Sport

​Buffon zbulon arsyen e vetme pse i tha jo Barcelonës

Published

on

Gianluigi Buffon bëri një rikthim të jashtëzakonshëm te Parma, klubi i tij i parë në karrierë, por portieri legjendar italian ishte shumë afër që të bashkohej me Barcelonën.

Negociatat për kalimin e legjendës së Juventusit në “Camp Nou” ishin duke vazhduar ndërmjet dy klubeve, por gjithçka u bllokua kur Buffon nuk pranoi që të ishte numri dy atje pas Marc-Andre ter Stegen.

Këtë prapaskenë e ka zbuluar vet Buffon me rastin e prezantimit të tij zyrtar te Parma.

“Unë kisha dy oferta të mëdha, por nuk doja të isha përsëri një zëvendësues. Isha i lodhur duke qenë zgjedhja e dytë”, zbuloi Buffon.

“Unë e bëra atë në Juventus për shkak të lidhjes që kam me klubin, por të them të drejtën nuk doja ta bëja përsëri, jo si dy vitet e fundit. Kisha oferta të tjera interesante, madje edhe nga skuadrat që janë në Ligën e Kampionëve, por implikimi emocional me Parmën më bëri që ta marr këtë vendim. Ky emocion është mënyra e vetme për të vazhduar të luaj në një nivel të lartë. E dija që Parma mund të më jepte diçka që asnjë skuadër tjetër nuk do ta bënte. Unë jam i lumtur me afeksionin që më është treguar. Ndihem si në shtëpi. E dua këtë vend”, përfundoi Buffon.

43-vjeçari ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me Parman, të cilët u zhvendosën nga Serie A në Serie B sezonin e kaluar.

lajme

Mbyllen kualifikimet: Turqia, Bosnja, Çekia dhe Suedia sigurojnë biletat e fundit

Published

on

By

Finalet e fazës “play-off” kanë përcaktuar emrat e fundit të kombëtareve evropiane që do të udhëtojnë drejt Botërorit 2026, në një mbrëmje që dhuroi emocione të forta dhe befasi në skenën ndërkombëtare.

Bosnjë-Hercegovina, Çekia, Suedia dhe Turqia janë përfaqësueset që siguruan biletat e fundit për në Amerikë, duke lënë jashtë emra të mëdhenj të futbollit.

Vëmendja kryesore ishte në ballafaqimin mes Kosovës dhe Turqisë, i cili u mbyll me rezultatin minimal 1-0 në favor të turqve. Kjo fitore i mundëson Turqisë rikthimin në një kampionat botëror pas një pritjeje të gjatë prej 24 vitesh. Edhe pse Kosova nuk arriti të sigurojë biletën, paraqitjet e fundit të “Dardanëve” japin sinjale të qarta se përfaqësuesja shumë shpejt do të jetë pjesë e elitës botërore.

Befasia më e madhe e kësaj faze erdhi nga Bosnjë-Hercegovina, e cila eliminoi gjigantin italian. Pas një barazimi 1-1 që dërgoi ndeshjen në shtesa e më pas në penallti, humbja e dy goditjeve nga Bryan Cristante dhe Pio Esposito la Italinë për herë të tretë radhazi jashtë Botërorit, ndërsa u hapi rrugën boshnjakëve drejt ëndrrës amerikane.

Në të njëjtën mënyrë, përmes dramës së penalltive, kualifikimin e siguroi edhe Republika Çeke. Tre penallti të humbura nga Danimarka u bënë vendimtare që çekët të triumfonin dhe të prisnin biletën për rrugëtimin tutje.

Ndërkohë, Suedia u bë pjesë e kampionatit pas një fitoreje të ngushtë por mjaft të rëndësishme 3-2 kundër Polonisë.

 

Continue Reading

Vendi

Presidentja Osmani dekoron “Dardanët”: Nderojmë djersën dhe krenarinë që i dhatë çdo shqiptari

Published

on

By

Edhe pse ëndrra për kualifikim në Botërorin 2026 u ndal në hapin e fundit, rrugëtimi historik i “Dardanëve” është nderuar në nivelin më të lartë shtetëror. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar me mirënjohje Federatën e Futbollit të Kosovës, duke çmuar lart suksesin dhe dinjitetin e treguar gjatë fazës kualifikuese.

Gjatë ceremonisë, Presidentja Osmani u shpreh me fjalë emocionuese për ekipin kombëtar: “Me nderin më të lartë të Republikës së Kosovës, sot dekorojmë ekipin kombëtar të futbollit, një ekip që me përkushtim, disiplinë dhe shpirt të jashtëzakonshëm ka përfaqësuar në mënyrën më të denjë të mundshme shtetin tonë në arenën ndërkombëtare”.

Ajo theksoi se kjo dekoratë vjen si mirënjohje për mundin dhe krenarinë që lojtarët i falën popullit: “Republika e Kosovës e nderon punën, mundin dhe djersën e secilit prej jush. E nderon rezultatin tuaj, por mbi të gjitha krenarinë që i keni dhënë secilit shqiptar, pavarësisht se ku jeton”.

I pranishëm në këtë takim, kryetari i FFK-së, Agim Ademi, u shpreh krenar me arritjet e grupit që e dërguan Kosovën deri në finalen e “play-off”-it, duke lënë pas shtete me përvojë shumë më të madhe.

Një moment i veçantë ishte deklarata e kapitenit Vedat Muriqi, i cili tregoi se sa i madh ishte besimi brenda skuadrës. Muriqi pranoi se ndjehet keq për mungesën e kualifikimit, duke zbuluar se ishte aq i bindur për suksesin sa nuk kishte rezervuar as biletë kthimi, me shpresën se rrugëtimi do të vazhdonte drejt Amerikës.

Megjithatë, ai dha një mesazh të fuqishëm për të ardhmen: “Jam shumë krenar për punën që kemi bërë si ekip. Kosova ka lojtarë të rinj me shumë potencial dhe po vjen koha e artë në futboll”.

 

Continue Reading

Vendi

Foda pas eliminimit nga Turqia: Krenar me ‘Dardanët’, nuk e kam ndërmend të largohem

Published

on

By

Pavarësisht një paraqitjeje dinjitoze dhe luftës deri në minutën e fundit, ëndrra e Kosovës për një kualifikim historik në Botëror u ndal në finalen e “play-off”-it përballë Turqisë. Pas ndeshjes, përzgjedhësi i “Dardanëve”, Franco Foda, u shpreh i zhgënjyer me rezultatin, por jashtëzakonisht krenar me rritjen e skuadrës së tij.

“Sot jemi të gjithë të mërzitur. U munduam dhe deshëm që të kualifikoheshim në Botëror. Ishte e mundur ndaj Turqisë për 90 minuta dhe jam krenar me ekipin,” deklaroi tekniku gjerman, duke shtuar se lojtarët e kanë përfaqësuar vendin në mënyrën më të mirë të mundshme. Foda nuk la pa përmendur edhe përkrahjen e madhe nga tribuna, duke falënderuar tifozët që i qëndruan pranë ekipit si brenda, ashtu edhe në udhëtimet jashtë vendit.

Sa i përket të ardhmes së tij në krye të pankinës, Foda ishte i prerë: “Nuk e kam plan që ta lë Kosovën sepse më pëlqen vendi dhe populli. Ishim vetëm një lojë larg Botërorit dhe skuadra po zhvillohet mirë.”

Në anën tjetër, trajneri i Turqisë, Vincenzo Montella, nuk i kursye lëvdatat për kundërshtarin, duke pranuar vështirësitë e mëdha që i shkaktuan “Dardanët”. “Kosova na vuri në shumë telashe. Është për të ardhur keq që vetëm një ekip mund të kualifikohet,” u shpreh italiani, duke theksuar se niveli i treguar nga Kosova konfirmon se ajo tashmë mund të rivalizojë me çdo ekip në skenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Lajmet

Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 0-1 ndaj Turqisë duke i dhënë fund shpresave për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Kerem Aktürkoğlu në minutën e 53-të, një gol që rezultoi vendimtar për fatin e takimit.

Kosova pati përpjekje gjatë gjithë ndeshjes për të barazuar rezultatin, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara. Në minutat shtesë, loja u tensionua edhe më shumë, ku pati kartonë të verdhë dhe ndërhyrje të shumta nga të dyja skuadrat.

Kjo humbje zyrtarizon eliminimin e Kosovës nga gara për një vend në Botëror, duke shuar kështu një tjetër ëndërr për përfaqësuesen.

Continue Reading

Të kërkuara