Sport

​Broja: Jam gati për Shqipërinë, ja pse nuk po luajë shumë të Chelsea

Broja ka thënë se nuk e di nëse do të startojë ndaj Izraelit pasi këtë e vendosë trajneri.

Published

on

Në kuadër të Ligës së Kombeve, Shqipëria do t’i zhvillojë dy ndeshjet e fundit ku do të ballafaqohet me Izraelin në udhëtim me 24 shtator dhe pastaj tre ditë më vonë e pret Islandën në “Air Albania”.

Sulmuesi më në formë i kombëtares kuqezi, Armando Broja ka thënë se është i gatshëm dhe në formë shumë të mirë fizike dhe ka potencuar se synimi i skuadrës që që të marrë pikët e plota nga të dy këto ndeshje.

“Mendimi im është se këto dy ndeshje janë ndeshje të rëndësishme dhe duhet fitorja dhe tre pikë për të dy ndeshjet edhe trajneri e bënë ekipen. Në stërvitje jemi duke i bërë skemat për ta fituar ndeshjen edhe vetëm fitoren e kemi në mendje dhe shpresojmë që t’i fitojmë tre pikë dhe më e rëndësishme është të fitohet ndeshja”, tha fillimisht Broja.

Përkundër se ndihet i gatshëm, Broja ka thënë se nuk e di nëse do të startojë ndaj Izraelit pasi këtë e vendosë trajneri.

“Nuk e di, do të shohim sepse unë nuk e përzgjedhi ekipin, e bënë trajneri, të shohim se çfarë thotë trajneri por nëse më inkuadron do ta jap maksimumin dhe shpresojmë në tre pikë. E dimë se do të jetë ndeshje e vështirë se kur kemi luajtur në Tiranë na kanë mposhtur 2-1 por na duhet fitorja dhe shpresojmë të luajmë mirë si ekip dhe ta marrim fitoren e ndeshjes. Për mua nuk ka shumë presion se luaj futboll që nga mosha tre vjeçare dhe për mua nuk ka emocione apo presion, vetëm luaj për qejf dhe për fitoren e ndeshjes dhe ta ndihmojë ekipin. Jo, nuk ka shumë presion”, theksoi sulmuesi kuqezi.

Broja foli edhe për minutazhën e vogël që po i jepet në dispozicion te Chelsea duke e arsyetuar atë se skuadra londineze është shumë e forte në krahasim me Southamptonin, skuadër tek e cila kishte luajtur sezonin e kaluar në formë huazimi.

“Jo jo gjithmonë jam në formë, bëjë stërvitje për çdo ditë edhe ne e dimë që është më e vështirë të inkuadrohesh te ekipi i Chelsea se sa në Southampton por stërvitem çdo ditë me lojtarë shumë të mirë edhe këtu në Shqipëri. Fizikisht jam mirë edhe po vazhdojmë të stërvisim mirë si ekip edhe vetëm fitoren e kemi në mendje dhe tre pikët”, tha Broja në fund.

Lajmet

Përzgjedhësi i Izraelit, Ben Shimon: Kosova ka ekip të mirë, jemi në nivel të përafërt

Published

on

By

Përzgjedhësi i Kombëtares së Izraelit, Ran Ben Shimon, ka vlerësuar lart përfaqësuesen e Kosovës në konferencën për media para përballjes së nesërme ndërmjet dy kombëtareve, duke deklaruar se të dyja ekipet kanë nivel të përafërt.

Tekniku izraelit e cilësoi Kosovën si një kundërshtar cilësor, ndërsa shtoi se bilanci i takimeve të kaluara nuk do të luajë rol përcaktues në këtë sfidë.

“Mendoj që Kosova dhe Izraeli pak a shumë e kanë nivelin e njëjtë. Mund të them që të dyja janë ekipe relativisht të vogla. Sa i përket rezultateve të së kaluarës, nuk bazohemi te historia. Kosova me të vërtetë ka një ekip të mirë, por do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Ben Shimon.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit zhvillohet nesër, ku të dyja përfaqësueset synojnë rezultat pozitiv. Deri më tani, nga tri përballjet e ndërsjella, Kosova ka arritur të shënojë një fitore. /E.A/

Continue Reading

Sport

Anglia triumfon ndaj Kroacisë dhe mban hapin me Spanjën

Published

on

By

Anglia ka regjistruar një fitore të rëndësishme me rezultat 2-1 kundër Kroacisë, në një ndeshje të mbushur me emocione dhe ndërhyrje të sistemit VAR.

Anglezët kaluan të parët në epërsi në minutën e 24-të me anë të Morgan Rogers.

Kroacia u kundërpërgjigj në pjesën e dytë, duke barazuar shifrat në 1-1 në minutën e 59-të përmes Petar Sucic.

Megjithatë, Anglia fitoi një penallti pas rishikimit me VAR, të cilën kapiteni Harry Kane e shndërroi në gol në minutën e 64-t për 2-1. Në fund, anglezëve iu anulua edhe një gol i James Garner për pozicion jashtë loje.

Pas kësaj fitoreje, Anglia renditet në vendin e dytë të Grupit 3 me 12 pikë, duke ndjekur nga afër lideren Spanja. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Spanja mposht Çekinë dhe mbetet e pamposhtur në krye të grupit

Published

on

By

Spanja ka vazhduar rrugëtimin e shkëlqyer në Ligën e Kombeve, duke shënuar fitore minimale 1-0 ndaj Republikës së Çekisë në kuadër të Grupit 3 të Ligës A.

Kampionia e Evropës kaloi në epërsi në minutën e 39-të përmes Alex Baenës, i cili realizoi një gol të saktë. S

panja rrezikoi sërish me Fabian Ruiz, ndërsa një gol i Yeremy Pinos në fillim të pjesës së dytë u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje. Çekët e patën edhe më të vështirë nga minuta e 72-të, kur Ladislav Krejci u ndëshkua me karton të kuq pas rishikimit të një ndërhyrjeje në sistemin VAR.

Me këtë triumf, Spanja forcon pozitat në vendin e parë të grupit me 15 pikë të tubuara, pa pësuar asnjë humbje deri më tani. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Italia përmbys Francën 3-1 dhe merr kreun e grupit

Published

on

By

Kombëtarja e Italisë ka regjistruar fitoren e tretë radhazi, duke mposhtur Francën me rezultat 3-1 pas një përmbysjeje dhe duke u ngjitur në vendin e parë të grupit me 10 pikë, aq sa kanë edhe “Gjelat”.

Ndeshja nisi më mirë për francezët, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 10-të me golin e Michael Olise, i cili përfitoi nga një gabim i portierit Gianluigi Donnarumma. Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Roberto Mancini reagoi shpejt dhe barazoi shifrat në minutën e 26-të përmes Francesco Pio Espositos, pas asistimit nga Nicolo Cambiaghi.

Në pjesën e dytë, italianët shpërdoruan një rast të artë për të kaluar në epërsi, pasi Sebastiano Esposito humbi penalltinë në minutën e 60-të. Por vetëm tri minuta më vonë, Davide Frattesi realizoi për 2-1 pas një asistimi të Federico Dimarcos.

Fitoren e Italisë e vulosi sërish Francesco Pio Esposito në minutën e 75-të, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë pas një penalltie të shkaktuar nga Dayot Upamecano, për rezultatin përfundimtar 3-1. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara