Lajmet

​Britania ka shtuar çrregullimin nervor në listën e efekteve anësore të rralla të AstraZeneca-s

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) muajin e kaluar renditi GBS si një efekt anësor të mundshëm të kësaj vaksine.

Published

on

Rregullatori britanik i barnave ka shtuar një çrregullim jashtëzakonisht të rrallë të dëmtimit të nervave, sindromën Guillain-Barre (GBS), si një efekt anësor shumë i rrallë i vaksinës COVID-19 të AstraZeneca, shkruan Reuters.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) muajin e kaluar renditi GBS si një efekt anësor të mundshëm të kësaj vaksine.

Sindroma Guillain-Barre (polneuriti akut ngjitës) çon në një përkeqësim të papritur të dobësisë së muskujve, e cila ndonjëherë rezulton në paralizë. Simptomat zakonisht fillojnë me dobësi, ndjesi shpimi gjilpërash dhe humbje të ndjeshmërisë në këmbë.

Në 90% të njerëzve me sindromën Guillain-Barre, dobësia është më e rëndë brenda 2 deri në 3 javë. Në 5 deri në 10%, muskujt që mbështesin frymëmarrjen bëhen aq të dobët sa nevojitet një respirator. Rreth 10% kanë nevojë për një dietë intravenoze ose përmes një gastrostomie, sepse ato dobësojnë muskujt personalë dhe muskujt për gëlltitje.

Lajmet

Gati 50 për qind të numëruara, ky është rezultati i votave për deputetë

Published

on

By

Është duke vazhduar numërimi i votave të kandidatëve për deputetë nga votimet e 28 dhjetorit.

Deri më tani janë numëruar 46,27 për qind e këtyre votave.

Në përditësimin e fundit nuk ka ndryshim të madh në këto votat, ku top 5-shet e partive kanë mbetur të njëjta.

Në Vetëvendosje po prinë Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati dhe Donika Gërvalla.

Në Partinë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, Arian Tahiri, Përparim Gruda, Uran Ismaili dhe Sala Jashari.

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami, Ukë Rugova, Avdullah Hoti dhe Doarsa Kica-Xhelili.

Ndërkaq, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës po prinë Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha dhe Agim Çeku.

Continue Reading

Lajmet

​BE “pret” nga Kosova formim të shpejtë të institucioneve

Published

on

By

Në një deklaratë të përbashkët, përfaqësuesja e Lartë e Komisionit Evropian, Kaja Kallas dhe komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, kanë dhënë qëndrim pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit.

Ato përcjellin thirrjen e Bashkimit Evropian për një formim të shpejtë të institucioneve, ndërsa vlerësojnë se procesi zgjedhor reflektoi demokracinë në vend.

“Pas bllokadës politike pas zgjedhjeve të shkurtit 2025, presim formimin e shpejtë të Kuvendit dhe Qeverisë së re dhe vazhdimin e angazhimit tonë me autoritetet. Qeveria e re duhet të shtojë përpjekjet për reformat e domosdoshme lidhur me BE-në. Bashkimi Evropian vlerëson pjesëmarrjen aktive të të gjitha komuniteteve dhe partive të tyre politike në zgjedhje. Procesi zgjedhor tregoi një angazhim të fortë ndaj parimeve demokratike”.

Ndërsa për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, Bashkimi Evropian cilëson se mbetet një proces që duhet çuar drejt normalizimit.

“Normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, i facilituar nga BE-ja, vazhdon të jetë mënyra e vetme që të dyja vendet të bëjnë përparim në rrugët e tyre evropiane. Presim që të gjitha detyrimet që rrjedhin nga Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit, si dhe të gjitha marrëveshjet e mëparshme të Dialogut, të zbatohen pa vonesa apo kushte të mëtejshme. BE-ja është gati të organizojë një takim në nivel të lartë sapo kushtet e lejojnë”.

Bashkimi Evropian, sipas deklaratës, ka dërguar një Mision Ekspert Zgjedhor (EEM) i cili do të qëndrojë në Kosovë për të ndjekur procedurat paszgjedhore.

“Ne i bëjmë thirrje Kuvendit, sapo të formohet, të ratifikojë marrëveshjet lidhur me Planin e Rritjes. Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor është një instrument i kohëzuar i miratuar për periudhën 2024-2027 dhe është në interes të Kosovës që ratifikimi të bëhet sa më shpejt për të përfituar të gjitha mundësitë nën Planin e Rritjes, për të mirën e popullsisë së saj”, shkruan deklarata”.

BE rikujton se heqja e masave ndaj Kosovës ka filluar ndërsa vazhdon synimi për lirimin e mëtutjeshëm të fondeve.

“Për të kujtuar, BE-ja po ecën përpara për të hequr masat ndaj Kosovës. 216 milionë EUR ndihmë financiare janë liruar tashmë pas transferimit të rregullt të pushtetit lokal pas zgjedhjeve lokale të fundit. Ne gjithashtu synojmë të lirojmë 205 milionë EUR shtesë në fillim të vitit të ardhshëm”.

Continue Reading

Lajmet

Profesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor në revistën prestigjioze ndërkombëtare të indeksuar në Scopus (Q1)

Published

on

By

Punimi shkencor me titullin “Konformiteti me të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare dhe ndërtimin e paqes në Kosovën e pasluftës” është botuar së fundmi në revistën prestigjioze të Fakultetit Juridik të Universitetit Hasanuddin në Indonezi, e cila është e indeksuar në Scopus (Q1) dhe karakterizohet nga një impakt i lartë shkencor.

Hulumtimi është realizuat nga autorët: Prof. Avni H. Alidemaj, Prof. Alban Maliqi dhe Prof. John Doone, me bashkëautorësi edhe të Mr.Sc. Valdon Bytyci, Zyrtar i Lartë për Drejtësinë Tranzicionale në Ministrinë e Drejtësisë, të cilët në mënyrë analitike trajtojnë krimet e kryera nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit në Kosovë. Studimi i profesorëve të UBT-së evitendon shkeljet e së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe analizon ndikimin e tyre në proceset e drejtësisë tranzicionale.

Sipas autorëve, adresimi i këtyre shkeljeve përbën një parakusht thelbësor për ndërtimin e një paqeje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në shoqëritë e daluara nga lufta.

Ky publikim dëshmon edhe një herë rolin e UBT-së si një mjedis konstruktiv për hulumtime shkencore në fusha të ndryshme, përfshirë edhe ato të shkencave juridike dhe politike.

Për më shumë detaje mbi punimin shkencor, vizitoni: https://pasca.unhas.ac.id/ojs/index.php/halrev/issue/view/207

Continue Reading

Lajmet

Mes kritikash, Komuna e Prishtinës vendos t’i japë në shfrytëzim 5288 prona

Published

on

By

Në mes të kritikave, Komuna e Prishtinës në seancën  e jashtëzakonshme ka vendosur për dhënien në shfrytëzim të 5288 pronave publike, raporton Ekonomia Online. Aty asamblisti i VV-së ka kërkuar sqarime dhe për parcelën në lagjen “Marigona Hill” që është e përfshirë në këtë listë.

Asamblistja nga LDK, Jeta Rafuna ka thënë se kjo është çështje me rëndësi për menaxhimin e pronës publike dhe për zhvillimin ekonomik të kryeqytetit.

“Para nesh është vendimi për miratimin e pronave të veçanta për dhënie në shfrytëzim për vitin 2026-të, një çështje me rëndësi  të veçantë për menaxhimin e pronës publike dhe zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të kryeqytetit. Pronat komunale janë pasuri e qytetarëve dhe si të tilla  kërkojnë trajtim të përgjegjshëm, transparent dhe në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi. Lista që po shqyrtojmë sot janë  rezultat i procesit profesional me qëllim që këto prona të bien në funksion të interesit publik dhe mos të mbeten të pashfrytëzuara. Dhënia në shfrytëzim i   e këtyre pronave, krijon mundësi për  zhvillim ekonomik, për mbështetje dhe iniciativa lokale si dhe për rritjen e të hyrave vetanake të komunës të cilat më pas kthehen në shërbime më të mira për qytetarët tanë. Miratimi i vendimit sot i hap rrugë planifikimit me kohë për vitin 2026 dhe siguron një proces të rregull, të barabartë dhe transparent për të gjithë të interesuarit”, tha ajo.

Ndërsa asamblisti i PDK-së, Leutrim Retkoceri pret që kjo të jetë në dobi të kryeqytetit.

“Është një nga pikat kyçe të ligjit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim  të pronës së paluajtshme të Komunës e cila kërkohet pikërisht në nenin 13-të i cili specifikon edhe vitin dhe datën 31 dhjetor dueht të bëhet publikimi i pronave të paluajtshme të Komunës së Prishtinës, Uroj që lista të përmbajë të gjitha elementet e kërkesa me ligj dhe të gjitha dhëniet e pronave të jenë në zhvillim ekonomik të komunës dhe të bazuara mirë në interesin publik. Arsyeshmërinë tjetër besoj që të dhënat që i kërkon ligji, po besoj që Drejtoria e Pronës i ka të përmbajtura dhe shpresoj të jetë në dobi të kryeqytetit”, tha ai.

Asamblisti i LVV-së, Gëzim Sveçla ka thënë se nëse nuk miratohet kjo listë, i bie që komuna e Prishtinës vitin e ardhshëm nuk mund ta jep asnjë pronë në shfrytëzim, duke e quajtur jo në rregull faktin se kërkohet vota për të mbështetur një listë me mbi 5 mijë e 288 prona e që nuk ka dokumentacion të plotësuar.

Ai shton këtu se asamblistët nuk janë makineri votash që të votojnë prona që nuk e dinë kush i zotëron, e as kush i shfrytëzon.

“Kjo mund të shërbejë për shumë veprime të tjera të jashtëligjshme. Mund të ketë qytetarë që kanë ndërtu dhe është një lloj shantazhi kundër tyre. unë kërkoj që dokumentacioni të plotësohet sot dhe lista të miratohet”, ka thënë  ai. “Në këtë listë janë 17 parcela në të cilat është ndërtu një lagje luksoze, lagjja ‘Marigona’, sponsorëve të Ramës. Kjo është tentativë që të legjitimohet keqpërdorimi i pronës publike”, ka thënë ai.

Ai kërkoi edhe disa sqarime.

“17 parcela të cilat janë pjesë e listës që na e keni sjellë në Kuvend Komunal, në këto parcela është e ndërtuar një lagje luksoze ‘Marigona Hill’. Qytetarët kanë ble prona dhe shtëpi. A na tregoni pse këto parcela janë pjesë e kësaj liste. A na tregoni se si ka mundësi që është ndërtu në ato parcela nëse këto janë të gatshme për dhënie në shfrytëzim. E kam parasysh që është listë e gjerë por me ditë cila prej këtyre është e gatshme me u dhënë shfrytëzim ose këmbim. Cila është e uzurpuar, cila  është dhënë me një kontratë qoftë me komunën apo çfarëdo kontrate tjetër. Për katër vjet komuna nuk e ka formuar komisionin për vlerësimin e pronave të cilat pastaj do të ipen për këmbim apo shfrytëzim. Duke ditë praktikat e deritanishme e kemi të pamundur ta votojmë një listë të tillë nëse e njëjta nuk korrigjohet dhe nuk marrim përgjigjet që parashtruam”, u shpreh Sveçla.

Continue Reading

Të kërkuara