

Aktualitet
Bislimi përsërit: Kur morëm detyrën s’kemi gjetur dokumente për dialogun
Published
4 years agoon
By
Betim GashiNë Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë po raporton zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, lidhur me vizitën në Bruksel.
Ky i fundit ka thënë para anëtarëve të komisionit se për vizitën në Bruksel u ka dërguar raport me shkrim krerëve të shtetit, kryetarëve të partive dhe atyre të komisioneve përkatëse. Por një të të tillë e kanë mohuar anëtarët e PDK-së.
Ariana Musliu-Shoshi nga kjo parti ka theksuar se deri më tani po thuhet se nuk ka pasur dialog në Bruksel, por ata të cilët janë takuar atje, kanë shkruar ndryshe.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se nuk ka pasur dialog vetëm se ekipi ka pasur nevojë të informohet se çfarë ka ndodhur pasi nuk kanë gjetur asnjë dokument.
“Nuk ka pasur dialog, por ka pasur nevojë që ekipi ynë të informohet se çfarë ka ndodhur. Ne kemi gjetur zero dokumente për dialogun pasi e kemi formuar qeverinë e re. Kemi grumbulluar dokumente të cilat kanë qenë sporadike. Kam provuar të takojë edhe Edita Tahirin, e cila ka mohuar se çështja është e ndjeshme. Është obligim që të barten informatat. Kur e kemi takuar Skender Hysenin ka thënë se kanë përgatitur një dosje. Në këtë dokument nuk ka asgjë konkrete, përveçse takimi është shumë i mirë, jemi nisur në këtë kohë. Por nuk ka pasur substancë”, ka thënë ai.
Më tej, ai ka shtuar se Lajçak ka qenë i gatshëm që të dorëzojë të gjitha dokumentet që ka, ku me të njëjtin ka pasur dy takime.
Kryetari i komisionit, Haki Abazi ka insistuar të dijë në lidhje me atë se a është përmendur Asociacioni i komunave serbe nga Ana Maria Boura, dhe a është pranuar nga paraardhësit.
“Nuk ka dhënë opinion të veta. Nuk ka folur as për kompetenca, Asociacioni është shpjeguar nga një nga zyrtarët e Lajçak”, ka shtuar ai.
Anëtari i komisionit, Xhavit Haliti tha se nuk e ka të qartë cilësinë e Besnik Bislimit për dialog.
Bota
Zelensky e lavdëron marrëveshjen për paqe, thotë se tani i takon Rusisë të bëjë paqe
Published
4 hours agoon
March 12, 2025By
UBTnews
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se marrëveshja për armëpushim 30-ditor, që Kievi e nënshkroi në bisedimet e ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara në Arabinë Saudite, mund të përdoret si draft për një marrëveshje më të gjerë dhe shtoi se tani i takon Rusisë të vendosë nëse dëshiron të angazhohet në procesin e paqes.
“I takon Rusisë të vendosë se çfarë do të ndodhë tutje, nëse ajo dëshiron ta vazhdojë agresionin e vet kundër Ukrainës apo jo”, tha Zelensky në një konferencë për media të mërkurën.
Lideri ukrainas i lartësoi bisedimet që rezultuan me propozimin për armëpushim dhe tha se nevojitet nënvizimi i hapave të mëtejshëm, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje për paqe afatgjate, me garanci të sigurisë për Ukrainën, për t’i dhënë fund luftës trivjeçare.
Zelensky u tha ukrainasve të përgatiten për “presion të fortë informativ” dhe tha se “Rusia do të bëjë gjithçka për ta përçarë Ukrainën me Shtetet e Bashkuara”.
Moska deri më tani ka refuzuar të komentojë për hollësitë e propozimit për armëpushimin 30-ditor, dhe nuk është e qartë nëse presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për këtë marrëveshje.
Bota
Sekretari amerikan Rubio: Satelitët mund të monitorojnë armëpushimin në Ukrainë
Published
4 hours agoon
March 12, 2025By
UBTnews
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, beson se satelitët mund të përdoren për të monitoruar pajtueshmërinë me marrëveshjet e mundshme të armëpushimit në Ukrainë.
“Epo, gjëja interesante në lidhje me luftën moderne është se është më e lehtë se kurrë për të monitoruar,” tha ai pas bisedimeve me një delegacion ukrainas në Jeddah.
“Thjesht për shkak se ka kaq shumë sy në tokë, dhe gjithashtu ka të gjitha llojet e satelitëve komercialë, dhe do të ishte shumë e vështirë të fshiheshin sulmet me dron, do të ishte e vështirë të fshiheshin sulmet me raketa, sulmet balistike, artilerinë. Pra, ne mendojmë se kjo është diçka që mund të monitorohet”, tha Rubio kur u pyet se si mund të zbatohej një armëpushim i mundshëm.
Një deklaratë e përbashkët, e publikuar pas bisedimeve SHBA-Ukrainë të 11 marsit në Jeddah, tha se vendet kanë rënë dakord të nënshkruajnë së shpejti një marrëveshje gjithëpërfshirëse për zhvillimin e burimeve minerale të rëndësishme. Regjimi i Kievit ka konfirmuar gatishmërinë e tij për të pranuar propozimin e Uashingtonit për një armëpushim 30-ditor në konfliktin me Rusinë. Shtetet e Bashkuara u zotuan të rifillojnë menjëherë ofrimin e inteligjencës dhe mbështetjes për Ukrainën.
Bota
Austri, koalicioni i ri qeveritar ndalon bashkimin familjar për emigrantët
Published
4 hours agoon
March 12, 2025By
UBTnews
Qeveria e re e koalicionit të qendrës së djathtë të Austrisë ka rënë dakord të ndalojë procedurat e bashkimit familjar për emigrantët, sepse thotë se vendi po përballet me një mbingarkesë të ardhurish dhe vendi nuk është në gjendje t’i përthithë ata siç duhet.
”Masa do të miratohet nga parlamenti sa më shpejt të jetë e mundur dhe është e përkohshme”, njoftoi të mërkurën qeveria e koalicionit, e përbërë nga Partia Popullore Konservatore Austriake (OVP), Partia Social Demokrate e qendrës së majtë (SPO) dhe NEOS liberale.
”Midis 2023 dhe 2024, gjithsej 18 000 njerëz erdhën në Austri nëpërmjet bashkimit familjar, 13 000 prej tyre fëmijë ose të mitur”, tha kancelari Christian Stocker.
“Duke pasur parasysh këtë shifër, është e qartë se ne duhet të marrim përgjegjësinë dhe të shtypim butonin e pauzës tani për tani”, tha Stocker.
Ministri i Brendshëm, Gerhard Karner foli për tendosje në strehim, shëndetësi dhe arsim.
Masa e planifikuar do të prekte ata që kishin të drejtë azili, të cilët kishin shpresuar t’i bashkoheshin të afërmit e tyre.
”Numri i të afërmve që bashkohen me anëtarët e familjes në Austri ka rënë ndjeshëm për rreth një vit i nxitur nga kontrollet dhe krahasimet e ADN-së, ndër të tjera”, tha Karner.
Në shkurt 2024, u regjistruan pak më pak se 1 000 njerëz, krahasuar me 60 në shkurt 2025.
”Edhe nëse ky zhvillim tregon një lehtësim të situatës, është e rëndësishme të sigurohet trendi në terma afatgjatë”, shtoi Karner.
”Është një qëllim i përbashkët i koalicionit të ri trepartiak dhe ai planifikon të reduktojë migrimin e parregullt në zero”, tha sekretari i Shtetit për Punët e Brendshme, Jorg Leichtfried.
”Por, kjo nuk e ndryshon të drejtën për azil”, shtoi Leichtfried.
Lëvizja është e diskutueshme sipas ligjit të BE-së, sepse vendimi duket se bie ndesh me detyrimet ligjore të BE-së për të mbrojtur të drejtën e bashkimit familjar, veçanërisht për ata që kanë të drejtë për azil./ATSH
Bota
“Evropa nxit luftën kundër Rusisë”, Lavrov: Nuk duam trupa të huaj në Ukrainë, kusht i panegociueshëm
Published
4 hours agoon
March 12, 2025By
UBTnews
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë në një intervistë për mediat ruse se Moska nuk do ta pranojë kurrë vendosjen e trupave të huaja në territoret ukrainase.
Lavrov shtoi se Moska do të shmangë çdo kompromis që do të prekë shtetasit rus në territoret brenda Ukrainës por tashmë të ndodhur nën kontrollin ushtarak rus.
“Evropa dhe Britania e Madhe sigurisht që duan që (lufta në Ukrainë) të vazhdojë. Mënyra se si e pritën Zelensky në Londër pas skandalit në Uashington është një tregues se ata duan të rrisin aksionet dhe ata po përgatisin diçka për ti bërë presion administratës së Donald Trump për një veprim agresiv kundër Rusisë. Unë jam më së shumti i habitur me këtë obsesion të paqeruajtësve. Presidenti Macron thotë, le të ndalemi”, tha Lavrov.

Nxënësit e UBT International Smart Schools shpërblehen për angazhimin e tyre kundër dhunës me bazë gjinore

Zelensky e lavdëron marrëveshjen për paqe, thotë se tani i takon Rusisë të bëjë paqe

Sekretari amerikan Rubio: Satelitët mund të monitorojnë armëpushimin në Ukrainë

Austri, koalicioni i ri qeveritar ndalon bashkimin familjar për emigrantët

“Evropa nxit luftën kundër Rusisë”, Lavrov: Nuk duam trupa të huaj në Ukrainë, kusht i panegociueshëm

Gjilani rival i lehtë për Malishevën

IOM: Mbi 30 milion njerëz në Sudan kanë nevojë urgjente për ndihmë humanitare

Osmani priti në takim ambasadorin e Irlandës, Ragnar Almqvist

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë
Të kërkuara
-
Magazinë3 months ago
Ky mendohet se është djali 20 vjeçar i Parashqevi Simaku, Luke Nohfe
-
Bota1 month ago
Marrëveshja për pranimin e pakufizuar të emigrantëve, Shtëpia e Bardhë tërhiqet nga tarifat ndaj Kolumbisë
-
Bota2 months ago
Fluturimet e dëbimit kanë filluar, thotë Shtëpia e Bardhë
-
Bota1 month ago
Shtëpia e Bardhë: Armëpushimi në Liban do të zgjatet deri më 18 shkurt