Lajmet

​Biden do të vizitojë sot kufirin Poloni-Ukrainë

Air Force One do të zbarkojë në qytetin polak të Rzeszow, disa kilometra nga kufiri me Ukrainën, shkruan BBC.

Published

on

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden do të udhëtojë të sot në një qytet pranë kufirit polako-ukrainas në pjesën e fundit të udhëtimit të tij katër-ditor në Evropë.

Air Force One do të zbarkojë në qytetin polak të Rzeszow, disa kilometra nga kufiri me Ukrainën, shkruan BBC.

Gjatë vizitës së tij, Biden pritet të takohet me anëtarët e Divizionit të 82-të Ajror të SHBA-së, pjesë e dislokimit gjithnjë e më muskuloz të NATO-s në krahun e saj lindor. Ai do të marrë gjithashtu një informim për situatën e rëndë humanitare në Ukrainë. Më shumë se dy milionë refugjatë kanë ikur në Poloni. Në Varshava janë strehuar rreth 300,000 refugjatë ukrainas.

Biden do të takohet me presidentin polak Andrzej Duda për të falënderuar vendin për përpjekjet e tyre humanitare.

Udhëtimi i Presidentit të SHBA vjen pasi Perëndimi përballet me pyetje urgjente se çfarë do të bëjë më shumë për të ndihmuar ukrainasit që janë ende në vend duke i bërë ballë sulmit rus.

Ndërkohë që të enjten presidenti amerikan mori pjesë edhe në samitin e jashtëzakonshëm të NATO-s, që u mbledhë pikërisht për Ukrainën.

Pas takimit me krerët e Aleancës Veri-Atlantike në Bruksel, presidenti Biden tha s e janë të vendosur të mbështesin përpjekjet e përshkruara gjatë takimit urgjent të NATO-s menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës.

“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të ofrojnë mbi 2 miliardë dollarë pajisje ushtarake për Ukrainën që kur unë u bëra president. Sistemet kundërajrore, sistemet kundër armaturës, municionet dhe armët tona po derdhen në Ukrainë ndërsa flas unë. Dhe sot, unë po njoftojë Shtet e Bashkuara janë të gatshme të angazhojnë më shumë s e1 miliard dollarë ndihmë humanitare për të ndihmuar në lehtësimin e miliona ukrainasve të prekur nga lufta në Ukrainë”, u shpreh Biden.

Ai tha edhe se ShBA është gati të mirëpresë 100.000 refugjatë ukrainas në vend. Presidenti po ashtu konfirmoi sanksione të reja ndaj qindra individëve dhe anëtarëve të qeverisë ruse.

E Biden nga Brukseli theksoi se vendi i tij do të përgjigjet nëse presidenti rus, Vladimir Putin përdor armë të shkatërrimit në masë, por se përgjigja do të varet nga situata.

Biden po beson që Rusia duhet të largohet edhe nga Grupi i 20-ës pas sulmit ushtarak në Ukrainë.

Në konferencën pas samitit, Biden u pyet edhe se a duhet presidenti ukrainas, Volodomyr Zelensky, të lëshojë ndonjë territor në mënyrë që të arrihet një armëpushim me Rusinë, e për çka ai tha se kjo u takon ukrainasve. Por që u shpreh se nuk beson se ukrainasit duhet ta bëjnë këtë.

Ukraina që nga mëngjesi i 24 shkurtit po përballet me agresionin rus. 

Lajmet

Nepali në ditë zie, mbi 1,300 të vdekur dhe mijëra të zhdukur nga përmbytjet

Published

on

Nepali është sot në ditë zie kombëtare, në kujtim të qindra viktimave të përmbytjeve vdekjeprurëse të 26 gushtit, ndërsa vazhdojnë kërkimet për mijëra persona të zhdukur.

Flamujt janë ulur në gjysmështizë në të gjitha ndërtesat publike në vend, në nderim të viktimave të përmbytjeve që autoritetet i kanë cilësuar si të pashembullta.

Sipas të dhënave të përkohshme, të paktën 1 mijë e 398 persona kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 5 mijë e 500 persona rezultojnë të zhdukur në zonën kufitare mes Nepalit dhe Kinës.

Mes të zhdukurve dyshohet se ka turistë, pelegrinë të huaj dhe qindra punëtorë që janë rrëmbyer nga ujërat.

Për të 13-tën ditë radhazi, ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në sipërfaqe, nga ajri dhe në tunele, me shpresën për të gjetur të mbijetuar. Autoritetet thonë se operacionet po zhvillohen me të njëjtin intensitet si në ditën e parë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tragjedi në Poterq të Klinës: Burri i vë flakën krevatit të motrës dhe sulmon nënën, motra humb jetën

Published

on

Një grua ka humbur jetën pasi u sulmua nga vëllai i saj në fshatin Poterq të Klinës.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur më 6 shtator, kur i dyshuari, i cili dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor, fillimisht i ka vënë flakën krevatit ku ndodhej motra e tij dhe më pas ka sulmuar nënën e tij me një mjet të fortë.

Të dyja viktimat kanë pësuar lëndime të rënda. Ato fillimisht janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa më pas janë transferuar në QKUK në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se më 7 shtator motra e të dyshuarit ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga zjarri.

I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Për shkak të gjendjes së tij të rënduar psikike, ai është vendosur në repartin e psikiatrisë në Spitalin Rajonal të Pejës, nën përkujdesjen e personelit mjekësor dhe mbikëqyrjen e Policisë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kuriozitetet e ditës

Published

on

Lexoni pesë kuriozitete. Mund të mos i keni ditur:

 

1.Pemët Akacia në Afrikë komunikojnë me njëra-tjetrën. Kur sulmohen nga kafshët barngrënëse, ato lëshojnë gazra në ajër për të paralajmëruar pemët e tjera që të prodhojnë substanca mbrojtëse.

 

2.Armadilot njihen për mburojën e tyre shumë të fortë natyrore. Në disa raste është raportuar se predhat kanë devijuar nga lëkura e tyre e fortë, prandaj shpesh thuhet se janë “rezistente ndaj plumbave”.

 

3.Ujëvarat e Niagarës nuk ngrijnë kurrë plotësisht. Edhe gjatë dimrave ekstremë, sasia e madhe e ujit që rrjedh vazhdimisht e pengon ngrirjen totale.

 

4.Piramida e Madhe e Gizës është ndërtuar nga rreth 2.3 milionë blloqe guri. Secili prej tyre peshon mesatarisht rreth 2.5 ton, një arritje inxhinierike që vazhdon të mahnisë botën edhe sot.

 

5.Telefonata e parë nga një telefon mobil u realizua më 3 prill 1973 në New York. Në atë kohë askush nuk e imagjinonte se celularët do të bëheshin pjesë e përditshmërisë sonë.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Francës në Kosovë

Published

on

U.d. e Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pranuar letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Francës në Kosovë, Jean-François Huchet.

Haxhiu i ka uruar mirëseardhje ambasadorit Huchet dhe sukses në misionin e tij diplomatik, duke theksuar synimin për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Francës.

Ajo ka vlerësuar mbështetjen e Francës ndaj Kosovës gjatë luftës dhe në procesin e shtetndërtimit, ndërsa ka theksuar se bashkëpunimi mes dy vendeve shtrihet në fusha si politika, ekonomia, siguria, arsimi dhe kultura.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit, veçanërisht pas marrëveshjeve të fundit ndërmjet Kosovës dhe Francës.

Haxhiu ka siguruar ambasadorin Huchet për bashkëpunimin e saj në forcimin e mëtejshëm të partneritetit ndërmjet dy vendeve./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara