

Lajmet
Berisha: Prokuroria Themelore në Prishtinë po trajton me prioritet rastet e dhunës në familje
Berisha theksoi se neni për dhunë në familje është shumë i paqartë.
Published
4 years agoon
By
Betim GashiKomisioni për të Drejtat e Njeriut ka diskutuar me koordinatoren për Dhunë në Familje në Prokurorinë Themelore në Prishtinë në lidhje me ndjekjen dhe arsyetimin e rasteve, të dhunës në baza gjinore dhe dhunës në familje. Anëtarët e komisionit kanë reaguar me dënimin prej 2 mijë e 400 euro për personin që ka dhunuar një grua në një market në Prishtinë. Po ashtu janë shprehur të pakënaqur me mosprezencën e udhëheqësve të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) në raportimin para këtij komisioni.
Koordinatorja për Dhunë në Familje në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, Shenaj Berisha theksoi se neni për dhunë në familje është shumë i paqartë dhe se nuk specifikon llojet e dhunës. Ajo tregoi se janë katër prokurorë në Prishtinë që merren me dhunë në familje.
“Ligji e parasheh, neni 127, që një viktimë e dhunës në familje kur e ka bashkëshort ia jep të drejtën mos të deklarohet fare. A e din cila është situata e ndjeshme, kur prokuroria e hap një rast, e ndjek një të akuzuar dhe kur vjen viktima në seancë gjyqësore e pyet gjyqtari a po dëshiron që të dëshmosh dhe viktima thotë unë nuk dua të flas. Edhe prokuroria mbetet pa prova”, u shpreh ajo.
Anëtari i këtij komisioni nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Bajrami ka shprehur pakënaqësi me personin që ka dërguar për raportim para komisionit.
“Nuk na ka ardhur mirë për mos respekti që na ka bërë Këshilli Prokurorial, duke mos dërguar asnjë udhëheqës apo anëtarë të Këshillit Prokurorial. Mendoj që kërkesa jonë ka qenë shumë specifike, njëjtë si për Këshillin Gjyqësor dhe nuk është respektuar. E dyta, arsyeja pse ju kemi ftuar janë disa raste specifike të cilat kemi dashur të dimë se cili është trajtimi që është duke ju bërë, sikurse rasti i Pejës kur është prokurorja ajo që ka kërkuar dënimin e butë, të cilin jemi shqetësuar të gjithë. Rasti më i fundit është ngjarja në një market në Prishtinë, ku një burrë rrah në mënyrë mizore një grua dhe në fund prokuroria dhe gjyqësia pajtohen me një dënim prej 2 mijë e 400 euro”, ka deklaruar ai.
Madje, nënkryetarja e komisionit, Tinka Kurti theksoi se detyrohen të përsëritin ftesën për KPK-në, meqë nuk mbërrijnë të diskutojnë për prokurorët që nuk janë duke e kryer punën e tyre me profesionalizëm.
Më tej ka folur edhe për vendimin që është marrë në rastin e dhunimit të një gruaje në një market në Prishtinë.
“Prokuroria është pajtuar me një shumë monetare. Është shumë e vogël, por edhe të ishte sado e madhe, është një rast që nuk mund të përkthehet në shumë monetare. Është fjala për jetë njerëzish, një njeri ka përjetuar një dhunë. Nuk është dëmtuar një tavolinë. Për këto raste jemi duke folur. Ligji për Këshillin Prokurorial i jep kompetenca Këshillit që të nis procedura ndaj prokurorëve”, ka deklaruar Kurti.
Po ashtu, anëtarët e këtij komisioni kanë kritikuar prokurorët në zvarritjen e lëndëve për dhunë në familje.
“Sa i përket rasteve të dhunës në familje që presin tri vjet, ajo nuk qëndron. Mund të vini në Prokurorinë Themelore në Prishtinë për të parë statistikat, mund të vini në zyrën time. E mos të flisni për prokurorinë që një rast po pret tri vjet. Në Prokurorinë Themelore në Prishtinë është themeluar njësiti për dhunë në familje, katër prokurorë trajtojnë dhunën në familje. Me qëllim që të mos rriten rastet”, u shpreh Berisha, duke shtuar se kanë prioritet trajtimin e dhunës në familje.
Koordinatorja për Dhunë në Familje në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, Shenaj Berisha tha se sfidë mbetet edhe tërheqja e viktimës në rastet kur duhet të dëshmojë për dhunën që ka përjetuar. Po ashtu, ajo ka përmendur edhe rastet kur detyrohen të paraburgosin persona të cilët kanë nevojë për rehabilitim, por që një gjë e tillë ndodhë për shkak të kapaciteteve të pakta në institucionet psikiatrike.
Lajmet
Zëvendëssekretari i Shtetit njofton për takimin me presidenten Osmani
Published
15 minutes agoon
July 11, 2025By
UBTnews
Zëvendëssekretari i Shtetit, Christopher Landau ka njoftuar për takimin që ka zhvilluar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ai, përmes një postimi në X, ka bërë të ditur se kanë diskutuar për fushat e mundshme të bashkëpunimet ekonomik.
“Në takimin tim me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, diskutuam fushat e mundshme të bashkëpunimit ekonomik në të ardhmen dhe shprehëm besimin se prosperiteti dhe bashkëpunimi ekonomik do të ndihmojnë në largimin e Ballkanit Perëndimor nga përçarjet e së kaluarës dhe do të promovojnë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon”.
Për këtë takim më herët ka njoftuar edhe presidentja Osmani duke thënë se “Kosova qëndron krah për krah me Shtetet e Bashkuara për “të ndërtuar kapituj të rinj të bashkëpunimit strategjik, në përputhje me vizionin e fortë të Presidentit Trump”.
“Më shumë siguri. Më shumë zhvillim. Më shumë mundësi për qytetarët tanë dhe bizneset tona”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Lajmet
Kusari-Lila kritikon opozitën pas dështimit të Kuvendit, bën thirrje për votim
Published
4 hours agoon
July 11, 2025By
UBTnews
Deputetja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka kritikuar opozitën pas dështimit të 45-të me radhë të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Ajo theksoi se seanca konstituive sipas rregullores nuk parasheh debat parlamentar, por vetëm proces votimi, ndërsa opozita nuk po merr pjesë në votim dhe po mban diskutime, gjë që sipas saj është shkelje e rregullores.
“Është e qartë në rregullore se seanca konstituive nuk parasheh debat parlamentar. Ka vetëm proces votimi. Opozita nuk po merr pjesë në votim dhe për më tepër po mban diskutime, çka përbën shkelje të dytë”, tha Kusari-Lila.
Lajmet
Bahtiri: Urat po ndërtohen, nuk mundet askush me i ndal
Published
4 hours agoon
July 11, 2025By
UBTnews
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri deklaroi se askush nuk mund të ndalë ndërtimin e dy urave mbi lumin Ibër.
Prokuroria Speciale ka filluar hetim lidhur me procesin e urave të reja në Mitrovicë.
Megjithatë, Bahtiri u shpreh i kënaqur me ndërtimin e tyre dhe u shpreh i bindur se nuk do të ndalet ndërtimi i tyre.
“Jam i kënaqur që po ndërtohen urat mbi lumin Ibër dhe jam shumë i lumtur për këtë. Çka do që ndodhë urat po ndërtohen, kjo është dhe nuk mundet askush me i ndal, këtë ta dini”, deklaroi ai.
Këto deklarata Bahtiri i bëri para fillimit të seancës, ku për herë të 45-të po tentohet konstituimi i legjislaturës së nëntë të Kuvendit.
Lajmet
LVV-ja vazhdon akuzat kundër PDK-së, LDK-së dhe AAK-së
Published
4 hours agoon
July 11, 2025By
UBTnews
Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar akuzat ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës se “po bllokojnë konstituimin e Kuvendit të Kosovës”.
Para nisjes së seancës konstituive për herë të 45-të, në LVV thanë që partitë, të cilat deri tani ishin në opozitë, “janë destruktive dhe nuk po punojnë” në funksion të zgjidhjes së krizës politike, edhe pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
Kosova është në krizë politike tash e gjashtë muaj, pasi partitë parlamentare pas zgjedhjeve të 9 shkurtit assesi nuk po merren vesh për zgjedhjen e trupave të Kuvendit, proces që do t’i hapte rrugë formimit të qeverisë.
Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi, tha se partia e tij nuk është fajtore për bllokadën në Kuvend, derisa tha se deputetët e partive që deri tani ishin në opozitë po vijnë kot në Kuvend, pasi nuk po marrin pjesë në votim.
“Pyetja është sesi do të veprojnë PDK, LDK dhe AAK. A do të vazhdojnë me këtë destruktivitet apo do të kemi reflektim të zërave të arsyes. Bllokimi i Kuvendit të Kosovës qartazi është duke marrë karakter dhe ndikim financiar, duke i prekur të gjitha pjesët e jetës institucionale dhe politike. Mos të harrojmë se kjo opozitë, që më herët i ka bërë marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend, tani po shkakton dëm që kap miliona euro. Kjo po vazhdon edhe tash. Nuk ka faj Lëvizja Vetëvendosje në këtë çështje. Ne jemi duke bërë gjithçka që kërkohet prej nesh – jemi duke marrë pjesë në votim dhe duke ngritur dorën. Pyetja është: çfarë bëjnë deputetët e opozitës në këto seanca, ku vijnë kot. Nuk votojnë dhe nuk e marrin obligimin e tyre si deputetë në Kuvendin e Kosovës”, tha ai.
Në anën tjetër, deputetja e LVV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, tha se sot bëhen dymbëdhjetë vjet nga miratimi i Ligjit për Amnisti në Kosovë, i cili sipas saj ishte një kompromis i dëmshëm dhe një gabim historik i ish-pushtetarëve të atëhershëm.
Sipas saj, në Kuvendin aktual ka deputetë që në atë kohë votuan për këtë ligj të dëmshëm, ndërsa sot kontribuojnë në krizën politike duke mos votuar për konstituimin e Kuvendit.
“Votimi i ligjit për amnisti ishte një kompromis i dëmshëm dhe përtej kësaj ishte një gabim historik, pasi përveç tjerash, jo vetëm që u amnistuan krimet, por u inkurajuan grupet kriminale të vazhdojnë aktivitetet e tyre. Politikanët që qeverisën vendin tonë në atë kohë u kujdesën për amnistimin e krimeve. Sot, pas më shumë se një dekade, është e qartë se shumë nga ata që u amnistuan përmes këtij ligji jo vetëm që nuk u integruan, por vazhduan veprimtarinë e tyre kriminale. Kosova u përball me sulme dhe dhunë ndaj policisë dhe me organizime kriminale e terroriste. Është shumë e rëndësishme të flasim sot për 13-vjetorin e ligjit për amnisti. Atje poshtë, në Kuvend, ka deputetë që kanë ngritur dorën dhe kanë votuar këtë ligj të dëmshëm për Kosovën. Të njëjtit kanë votuar edhe për Zajednicën dhe Gjykatën Speciale. Sot, ata të njëjtit deputetë nuk po e ngrenë dorën për konstituimin e Kuvendit”, theksoi ajo.

Zëvendëssekretari i Shtetit njofton për takimin me presidenten Osmani

Justin Bieber befasoi fansat me albumin e ri “Swag”

Interi tentoi t’i “vidhte” Milanit Jasharin, mesfushori i qëndron besnik Igli Tares

Pse trangujt janë ushqim ideal në ditë të nxehta?

Vlerë rekorde e Bitcoinit

Pesë ushqimet që mund të hani pa u shëndoshur

Nga Kosova në Valencia: Ekspertiza e UBT-së në fokusin e Evropës shkencore

Noni Madueke po kalon te Arsenali

Kusari-Lila kritikon opozitën pas dështimit të Kuvendit, bën thirrje për votim
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore