Sport

​Berisha: Lewan e ndalim si skuadër, Reja: Broja më i mirë kur inkuadrohet nga banka

Si Reja ashtu edhe Berisha kanë kërkuar që te këtë një përqendrim të madh nga skuadra në këtë takim.

Published

on

Në prag të ndeshjes shumë të rëndësishme për kualifikimet për në Kampionatin Botëror “Katar 2022” kundër Polonisë, e cila zhvillohet të martën me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, trajneri i Shqipërisë Eduardo Reja dhe kapiteni i skuadrës Etrit Berisha kanë folur në një konferencë për media ku e kanë analizuar ndeshjen e nesërme.

Si Reja ashtu edhe Berisha kanë kërkuar që te këtë një përqendrim të madh nga skuadra në këtë takim.

Berisha ka deklaruar se një fitore ndaj Polonisë e dërgon skuadrën në barazh derisa ka shtuar se janë të vetëdijshme që kjo do të ishte një arritje e madhe për kuqezinjtë.

“Jemi të vetëdijshëm për situatën në të cilën jemi tani, mund të them që kjo varet edhe nga ndeshja e nesërme pasi që nëse fitojmë nesër shkojmë në barazh kështu që ende nuk është që kemi bërë diçka dhe me siguri atmosfera është e mirë, gjithë çunat janë të vetëdijshëm me situatën… Me siguri jemi të vetëdijshëm për këtë situatë, që mund të bëjmë një gjë të madhe që nuk është arritur më herët dhe me siguro se çdo lojë që fitohet, rrugëtimi do të jetë edhe më i vështirë…. Ndeshja e nesërme ka një domethënie shumë të madhe për të gjithë çunat dhe shpresojë që ta interpretojmë në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Berisha.

Më tutje Berisha ka thënë se Berat Gjimshti do të jetë një mungesë e madhe për këtë ndeshje, derisa ka shtuar se duhet të punojnë si skuadër për ta ndalur Robert Lewandowskin

“Me siguri është një mungesë e madhe për skuadrën tonë. Dihet që Berati është një ndër lojtarë kyç të kombëtares që disa vite është duke bërë shumë mirë si në kombëtare edhe te ekipi ku luan kështu që është një fatkeqësi që na ka ndodhur në ndeshjen e fundit…Me siguri është në ndër sulmuesit më të mirë që janë në futboll tani për tani kështu që jemi të vetëdijshëm për atë dhe duhet të mundohemi që ta ndalojmë si skuadër dhe nëse mund ta neutralizojmë për ne do të jetë një sukses”, theksoi Berisha.

Duke e vlerësuar lartë lojën që e bënë Polonia, trajneri i kuqezinjve ka kërkuar që skuadra e tij ta ketë kontrollin e lojës ndaj tyre në mënyrë që të merret një rezultat pozitiv

“Sigurisht duhet të kemi iniciativën tonë që të marrësh rezultat sepse përndryshe nëse ne nuk kemi iniciativë që të kontrollojmë lojën është e pamundur të marrësh rezultatin…për mua është shumë e rëndësishme që ekipi jo vetëm të bëjë një lojë të mirë por të mos qëndrojë në mbrojtje , te marrë iniciativën, të sulmojë dhe të tentojë të mbajë gjithmonë kontrollin e lojës”, theksoi Reja

Në fund Reja ka folur edhe për sulmuesin në top formë Armando Broja për të cilin ka thënë se ende nuk ka vendosur nëse do të luajë nga fillimi.

“Akoma nuk e kam vendosur. Nuk është ndonjë çudi apo nuk është ndonjë ndryshim shumë i madh nëse Broja do të luajë nga fillimi por duhet të keni parasysh që unë e kamë aktivizuar Brojën në ndeshjet e kaluara, e kemi parë si titullarë dhe rendimenti i tij nuk ka qenë njësoj siç ka qenë kur ai futet në fushë gjatë lojës”, ka thënë Reja.

Në grupin I Anglia kryeson me 19 pikë, Shqipëria e dyta me 15 kurse Polonia në vendin e tretë me 14 pikë.

Sport

Sezoni i ri në Superligë nis në fundjavë, ndeshje mjaft interesante na presin

Published

on

Sezoni 2025/26 në Superligën e Kosovës në futboll do të fillojë këtë fundjavë.

Katër ndeshje të dielën dhe një të hënën do të zhvillohen në kuadër të javës së parë.

Dukagjini do të jetë nikoqir i Prishtinës, Malisheva e pret Prishtinën e Re që debuton në Superligë, ndërsa Llapi do të udhëtojë për t’u ndeshur me Drenicën e inkuadruar në elitë këtë sezon.

Drita do ta nis mbrojtjen e titullit në udhëtim, ku përballet me Ferizajn, kurse Gjilani do të jetë nikoqir i nënkampionit, Ballkanit.

Të gjitha ndeshjet nisin nga ora 16:30.

Continue Reading

Sport

Andi Zeqiri në kërkim të një skuadre të re, dëshiron largimin nga kampionati belg

Published

on

Continue Reading

Lajmet

Sunderlandi e zyrtarizon kapitenin e ri Granit Xhaka

Published

on

Ylli kosovar Granit Xhaka i cili u transferua pak javë më parë në ekipin e Sunderlandit, po konsiderohet si një lider i lindur, pasi që përfaqësuesit zviceran iu besua edhe shiriti i kapitenit, duke e pasur parasysh lidershipin e tij dhe përvojën e madhe.

Madje klubi anglez përmes rrjeteve sociale e zyrtarizoi vendimin që mesfushorit me tipare defanzive t’ia besojë shiritin e kapitenit.

“Granit Xhaka, kapiten i ri i Sunderland AFC”, shkroi klubi anglez.

E ish-futbollisti i Baselit, Borussia Monchengladbachut, Arsenalit dhe Bayer Leverkusenit, tha se ndihet krenar që iu besua kjo përgjegjësi dhe privilegj.

“Më bën jashtëzakonisht krenar që jam kapiten i këtij klubi dhe i kësaj skuadre. Shpresoj të tregoj lidershipin tim brenda dhe jashtë fushës, duke ndihmuar shokët e mi të skuadrës në qendrën stërvitore dhe në të gjithë klubin”, u shpreh 32 vjeçari.

Continue Reading

Sport

Zyrtare: Milani nënshkruan me Zachary Athekame

Published

on

Milani ka bërë zyrtare nënshkrimin me mbrojtësin e djathtë zviceran, Zachary Athekame, nga skuadra e Young Boys.  

Lojtari 20-vjeçar ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare, e cila do ta mbajë në “San Siro” deri në vitin 2030.

Ish-mbrojtësi i Xamax do të mbajë fanellën me numrin 24 te “Rossonerët”. Sipas raportimeve, Milani ka paguar një tarifë prej 10 milionë eurosh për kartonin e tij, ndërsa Young Boys kanë ruajtur një klauzolë prej 10 për qind për çdo shitje të ardhshme.

Athekame është lojtar i gjithanshëm në krahun e djathtë, i aftë të luajë si mbrojtës i krahut, por edhe më përpara në mesfushë.

Ka 10 paraqitje me përfaqësuesen U21 të Zvicrës. Gjatë sezonit 2024/2025 me Young Boys, Athekame zhvilloi 30 ndeshje në kampionat, ku regjistroi dy asiste dhe luajti mbi 1700 minuta. Ai ishte pjesë kyçe e skuadrës në Ligën e Kampionëve, duke luajtur në të gjitha tetë ndeshjet e fazës së grupeve.

Para se të kalonte te Young Boys, 20-vjeçari ka luajtur për Xamax dhe është formuar në akademinë e Bejune.

Transferimi i tij te Milani shihet si një hap i madh në karrierën e tij.

Continue Reading

Të kërkuara