Lajmet

​Begaj takohet me presidentin amerikan

Begaj nga New Yorku ka shpërndarë fotografinë duke theksuar partneritetin mes dy vendeve.

Publikuar

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është takuar me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Begaj nga New Yorku ka shpërndarë fotografinë duke theksuar partneritetin mes dy vendeve.

“Miq dhe partnerë të bashkuar nga një aleancë vlerash”, ka shkruar Begaj.

Lajmet

Rrahmani i VV-së i del kundër Kurtit: Jemi të vetmit në Ballkan ku kryeministri del në Paradë të Krenarisë

Publikuar

nga

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, deputet i zëshëm kundër shumë lëvizjeve në këtë parti, ka folur për Paradën e Krenarisë.

“Si aktivitet është shumë i panevojshëm, kemi mbetur i vetmi vend në Ballkan që edhe me pjesëmarrje të kryeministrit e ministrave e bëjmë. I nivelit të tillë, kur kemi pjesëmarrje të tilla të kryeministrit në rajon nuk ka”, u shpreh Rrahmani.

Deputeti i VV-së, tha se “më pengon kur dhunshëm po provohet të promovohet diçka që nuk po pranohet prej shoqërisë”.

“Këtë e shoh shqetësuese. Ka tendencë të promovet diçka në shoqëri e të imponohet. Ne jemi shoqëri konservative e duam familje tradicionale, ku ka nënë, baba, fëmijë e jo prindi një prindi dy, fëmija nuk e di kë e ka baba e një grua do që ta rrisë fëmijën e dikujt tjetër sepse s’duan ta prishin estetikën”, u shpreh Rrahmani.

Rrahmani ka folur shkurt edhe për Kodin Civil dhe ka thënë se është kundër.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Takimi në Bruksel, Lajçak: Gjithçka është gati, shpresoj që Kurti e Vuçiq do të vijnë me vizion

Publikuar

nga

Emisari special i BE-së, Miroslav Lajcak ka thënë se javën e fundit ia ka kushtuar përgatitjeve të thella për takimin që do të mbahet sot mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq. Lajçak tha se gjithçka është gati për këtë takim.

“Me takimin e nivelit të lartë të Dialogut për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që mbahet nesër, javën e fundit ia kam kushtuar përgatitjeve të thella. Kam vizituar Kosovën dhe Serbinë për të diskutuar qëllimin e këtij takimi – të shqyrtohen të arriturat dhe të planifikohen hapat e ardhshëm, veçanërisht në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit”, ka shkruar ai në Facebook.

Tutje, emisari special shpreson që Kurti dhe Vuçiq, në takimin e nesërm do të shkojnë me vision dhe kurajë politike.

“Bisedat tona ishin të hapura, të sinqerta dhe të rëndësishme për procesin e normalizimit. Unë gjithashtu bëra një ndalesë të shpejtë në Greqi për të diskutuar perspektivën e pranimit të Ballkanit Perëndimor në Konferencën e Paqes dhe Rritjes së Qëndrueshme në Athinë. Gjithçka është vendosur për nesër dhe ne shpresojmë që të dy liderët të vijnë me vizionin dhe guximin politik të nevojshëm për t’i sjellë Kosovën dhe Serbinë më afër të ardhmes së tyre evropiane”, ka shtuar ai.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Stano tha se nuk ka raport nga Kosova për Banjskën, Bajrami zbulon një mori dokumentesh që i ka çuar drejt BE-së

Publikuar

nga

Zëdhënësi për punë të jashtme i Bashkimit Evropian, Peter Stano, deklaroi dje se Kosova ende nuk e ka dorëzuar një raport të plotë hetimi në lidhje me sulmin e 24 shtatorit, në Banjskë.

“Në lidhje me hetimin (për Banjskën): Fillimisht, hetimi duhet të bëhet nga autoritetet kosovare. Nëse po i referoheni incidentit në Banjskë, të 24 shtatorit, kjo është diçka që ka ndodhur në territorin e Kosovës dhe autoritetet kosovare janë përgjegjëse për hetimin dhe ofrimin e një raporti të plotë hetimi. Kjo nuk ka ndodhur ende, kështu që nuk mund të vazhdojmë pa pasur rezultatet e hetimit”, ka thënë Stano.

Lidhur me këtë, ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, ka bërë një kronologji të informatave të cilat thotë ai që Kosova ia ka dërguar BE-së pas asaj që ndodhi me 24 shtator.

Sipas tij, Kosova ka dërguar jo një, po disa raporte.

Ai thotë se Ambasada e Kosovës në Bruksel zyrtarisht ka informuar BE-në dhe shtetet anëtare për sulmin në Banjskë, nëpërmjet disa dokumenteve. Ai ka renditur të gjitha procedurat që ka ndërrmarrë Kosova menjëherë pas sulmit.

Më 24 shtator, ditën e sulmit, Bajrami thotë se janë dërguar informacione urgjente për sulm terrorist. Dokumenti kishte dy faqe.

Dy ditë më vonë, më 26 shtator, është dërguar dokumenti prej 12 faqesh me informacion fillestar.

Më 28 shtator është dërguar dokumenti 10 faqor me informacione faktike, teksa më 9 tetor është dërguar kopje fizike e gjetjeve preliminare, dokument ky prej 46 faqesh, që i është dorëzuar delegacionit të EEAS-it.

Më 18 tetor, Bajrami thotë se gjetjet u janë dërguar të gjitha shteteve anëtare të BE-së dhe NATO-s.

“Më 20 tetor, raporti preliminar (51 faqe) iu dërgua BE-së, NATO-s dhe të gjitha shteteve të tyre anëtare. Gjatë dhjetorit 2023 dhe gjatë periudhës janar-shkurt 2024, u ndanë versionet e përditësuara të raportit. Informacionet e përfshira në këto dokumente janë faktike, të vërtetuara dhe bindëse përtej dyshimit të arsyeshëm” shkroi Bajrami në profilin e tij në “X”.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Deputeti i “Junts” në Parlamentin spanjoll: Kosova është shtet i pavarur, Qeveria e Spanjës duhet ta njohë

Publikuar

nga

Eduard Pujol Bonell, Grupi “Bashkë për Kataluninë” (Junts), i cili e prezantoi dje pikën për njohjen e Kosovës në Parlamentin e Spanjës, para deputetëve ka deklaruar se duhet të tregohet pjekuri në këtë aspekt. Ai para deputetëve theksoi se Kosova duhet të njihet, sepse është shtet demokratik dhe sovran.

“Junts propozon që Qeveria spanjolle të njohë Republikën e Kosovës si shtet të pavarur. Por ne po pyesim edhe se kush prej ju është pro njohjes së Kosovës. Ne kërkojmë nga ju të tregoni pjekuri dhe maturi në këtë çështje dhe të zbatoni bindjet demokratike tuajat”.

Deputeti Bonell ka thënë se “shteti i spanjoll duhet ta njohë Kosovën, sepse Kosova është shtet legal dhe demokratik që e shpalli pavarësinë e vet. Drejtësia nuk duhet të jetë një mjet pazari. Ku është Palestina? Palestina është primare e Kosova në rend të dytë? A po flasim për këtë drejtësi?”.

Ndërsa, deputetja socialiste nga partia e kryeministrit Sanchez, Obdulia Tbaoadela Alvarez, ka thënë se pozicioni i Qeverisë së Spanjës sa i përket pavarësisë së Kosovës është i njohur dhe s’ka ndryshuar.

“Pozicioni është publik dhe i njohur. Spanja mbanë pozicionin e saj mosnjohjes për Kosovën”, ka thënë ajo në Parlamentin e Spanjës.

Ajo ka thënë se ndonëse vazhdojnë të mos e njohin Kosovën, Spanja angazhohet për një zgjidhje në mes të Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara