Lajmet

Zogiani: Po krijojmë mundësi për reduktimin e përdorimit të qymyrit

Më pak se një muaj ka mbetur prej kur fillon ngrohja termike në kryeqytet.

Published

on

Më pak se një muaj ka mbetur prej kur fillon ngrohja termike në kryeqytet, me ç’rast krijohet një kaos sa i përket ndotjes së madhe të ajrit nga termocentralet, për çkazëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Avni Zogiani, tha se po punojnë në krijimin e një mundësie për reduktimin e përdorimit të qymyrit.

Zogiani tha se do të krijohet një mundësi për reduktimin e përdorimit të qymyrit.

“Qeveria e Kosovës ka hapur pa fund thirrje dhe ankande për instalimin e plantazheve të solarëve dhe atyre me erë. Pak a shumë kjo është në atë drejtim duke çuar zëvendësimin e prodhimit të energjisë me fosile me energjinë e ripërtëritshme, e cila po ndodhë përditë, nuk ndodhë përnjëherë, është shumë e vështirë. Në vazhdojmë të kemi një varshmëri shumë të madhe nga qymyri, me politikat e tilla çfarë po krijon qeveria, eventualisht do të krijohet një mundësi për reduktimin e përdorimit të qymyrit”, tha Zogiani.

Përveç kësaj, i pyetur se çfarë masash ka marrë kjo ministri sa i përket hidrocentraleve, Zogiani tha se kanë plane se si do të përdoren ujërat derisa shtoi se nuk duhet përdorur ujërat me qëllim primar për krijimin e energjisë elektrike, por për ujë të pijshëm.

“Shumica e tyre “hidrocentraleve” kanë kaluar nëpër procedura të lejeve, pëlqimeve etj. Ju e dini, ne kemi qenë të zëshëm që hidrocentralet, përkatësisht përdorim i ujërave të mos bëhet në mënyrë të tillë kaotike siç është bërë. duhet të bëhet me një plan për ujërat. Qeveria do të ketë plan për ujërat në mënyrë që pastaj të krijon idenë se si të përdoret ato ujëra. Kosova nuk duhet t’i përdor ujërat, me qëllim primar prodhimin e energjisë, por ashtu siç e ka edhe ligji, qëllimi primar i përdorimit të ujërave do të jetë uji i pijshëm. Pastaj vjen agrikultura, e tek në fund përdorimi komercial i ujërave. Fatkeqësisht kjo nuk ka qenë kështu. Por, ne prej se kemi nuk kemi lejuar të tilla projekte të cilat nuk kanë qenë me plan”, tha Zogiani.

Ndërkaq, lidhur me atë se sa janë përgatitur komunat me hartat zonale, zëvendësministri Zogiani potencoi se në Istog është duke u përgatitur vendi për një plantazh të madh të solarëve, derisa shtoi se në disa vende është bërë edhe hapja e energjisë me erë.

“Në vazhdimësi ka aplikime, ka verifikime nga komisionet përgjegjëse të ministrisë. Aktualisht, është duke u përgatitur situata për një plantazh të madh të solarëve në Istog. Është hapur tashmë një ankand për hapësirat e KEK-ut, kudo të instalohet mbase 100 megavat, kështu disa vetëm janë në funksion tashmë. E keni parë që ka pasur edhe vende ku është bërë edhe hapja e energjisë me erë. Ka plot masa, dhe veprime të qeverisë që qojnë nga reduktim i varësisë nga qymyri”, tha Zogiani.

Kosova A dhe Kosova B prodhojnë mbi 90% të energjisë elektrike në Kosovë dhe zakonisht vlerësohen si termocentralet më ndotëse në Evropë, sipas raportit në uebfaqen e CEE Bankwatch Network.

Vendi

Studentja e UBT-së shpallet fituese e vendit të dytë në Konkursin Ndërkombëtar “Riciklo – Kreativ 2026”

Published

on

By

Studentja e Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), Erika Hoti, është shpallur fituese e vendit të dytë në edicionin e sivjetshëm të Konkursit Ndërkombëtar Studentor “Riciklo – Kreativ 2026”.

Ky konkurs rajonal, që bëri bashkë studentë të arkitekturës nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, vlerësoi projektet më të mira që ndërthurin kreativitetin, qëndrueshmërinë mjedisore dhe vizionin arkitektonik.

Suksesi i studentes së UBT-së u arrit pas vlerësimit të kujdesshëm nga një juri profesionale ndërkombëtare, nën mbështetjen e Fondacionit Mane, TEG dhe programit B4Students, duke dëshmuar edhe një herë potencialin e lartë të studentëve të këtij institucioni në skenën mbarëshqiptare dhe rajonale.

Continue Reading

lajme

United Hospital avancon kujdesin për shëndetin e fëmijëve me shërbime të specializuara të kirurgjisë dhe urologjisë pediatrike

Published

on

By

Shëndeti i fëmijëve kërkon përkushtim të veçantë, vlerësim të kujdesshëm mjekësor dhe trajtim të përshtatur për çdo moshë. United Hospital ofron shërbime të specializuara në kirurgjinë dhe urologjinë pediatrike, duke u fokusuar në diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve shëndetësore që mund të ndikojnë në mirëqenien dhe cilësinë e jetës së fëmijëve.

Një nga fushat e trajtimit përfshin vlerësimin e problemeve të rënda të zorrëve dhe konstipacionit kronik, veçanërisht kur simptomat vazhdojnë pavarësisht trajtimit të zakonshëm. Në rastet e përzgjedhura, procedurat diagnostikuese dhe ndërhyrjet e specializuara mund të ndihmojnë në identifikimin e shkakut të problemit dhe përcaktimin e trajtimit më të përshtatshëm. Kur dyshohet për sëmundje të lindura të zorrës, analizat histopatologjike mund të jenë të nevojshme për konfirmimin e diagnozës, ndërsa trajtimi përcaktohet nga ekipi mjekësor në bazë të gjendjes individuale të fëmijës.

Për ta bërë kujdesin shëndetësor më të qasshëm për prindërit, United Hospital ofron vizita specialistike në kirurgji dhe urologji pediatrike edhe të shtunave, nga ora 10:00 deri në 16:00, me një ekip profesionistësh të përkushtuar ndaj shëndetit të pacientëve të vegjël.

Prindërit që vërejnë te fëmijët e tyre konstipacion të vazhdueshëm, dhimbje të përsëritura të barkut, fryrje apo shqetësime të tjera duhet të kërkojnë vlerësim mjekësor, në mënyrë që shkaku të identifikohet dhe trajtimi të planifikohet në kohë.

United Hospital – kujdes profesional, vëmendje e veçantë dhe përkushtim për shëndetin e fëmijëve.

📅 Terminet: Çdo të shtunë, 10:00–16:00

📞 Kontakti: 038 60 70 70 / 046 60 70 70

📍 Lokacioni: M2, Prishtinë–Ferizaj, km 7, Prishtinë, Kosovë

Për informata mbi përshtatshmërinë e procedurave për fëmijën tuaj, konsultohuni me specialistët e kirurgjisë pediatrike./rajonipress/

 

Continue Reading

lajme

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në polici

Published

on

By

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit.

Sipas policisë, një burrë rreth 30-vjeçar është gjetur i vrarë brenda një veture, ndërsa një grua e së njëjtës moshë është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit. Dyshohet se edhe ajo është qëlluar me armë zjarri nga i njëjti person.

Një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe, pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Gjilanit, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

Sipas informatave të policisë, i dyshuari dhe viktimat dyshohet se kanë pasur lidhje familjare.

I dyshuari është vetëdorëzuar në polici, ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në rast.

Ngjarja është raportuar rreth orës 14:25 të së premtes. Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje, i cili ende nuk dihet.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Dy persona të vdekur dhe një i plagosur në Gjilan

Published

on

By

Një rast i rëndë është raportuar në Gjilan, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas drejtorit të QKMF-së në Gjilan, Basri Kamberi, personat që janë gjetur pa shenja jete janë një burrë dhe një grua, raporton Ekonomia Online.

Continue Reading

Të kërkuara