Lajmet

​Begaj: E rëndësishme ulja e tensioneve në Kosovë

“Është i mirëpritur propozimi franko-gjerman apo propozimi i Brukselit i quajtur së fundmi për dialogun Kosovë-Serbi” tha ai.

Published

on

Në konferencën për media së bashku me presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, presidenti shqiptar Bajram Begaj është shprehur se propozimi franko-gjerman apo propozimi i Brukselit është i mirëpritur për dialogun Kosovë-Serbi.

“Është i mirëpritur propozimi franko-gjerman apo propozimi i Brukselit i quajtur së fundmi për dialogun Kosovë-Serbi. Çdo përpjekje për dialog dhe gjetjen e zgjidhjes mes Kosovës dhe Serbisë është i mirëpranuar nga ana jonë dhe kemi qenë gjithmonë për këtë dialog. Sa i përket procesit të Berlinit, është shumë i rëndësishëm dhe firmosja e 3 marrëveshjeve për lëvizshmërinë krijoni premisa për marrëveshje të reja dhe në të ardhmen. Është e rëndësishme implementimi i këtyre marrëveshjeve domethënë që vendet të respektojnë marrëveshjet e firmosura dhe nuk është se unë mund të jap ndonjë këshill qeverisë në lidhje me Balkanin e Hapur apo procesin e Berlinit. Procesi i Berlinit nga ana e qeverisë është marrë seriozisht dhe ka pranuar që vitin tjetër Samiti i Procesit të Berlinit të zhvillohet në Tiranë. Kjo tregon që qeveria Shqiptare është e angazhuar dhe punon për gjetjen e rrugëve dhe marrëveshjeve të reja në këtë kohë”.

“Po ashtu dhe për Ballkanin e Hapur që është një proces integral dhe nëse do të jetë gjithëpërfshirës në të gjitha vendet e rajonit dhe do të ketë në fokus vetëm lëvizshmërinë, lirinë e lëvizjes dhe bashkëpunimin ekonomik është i mirëpranuar për faktin që Shqipëria ka qenë pjesë e dialogut. Në këtë aspekt them se çdo bisedë, çdo bashkëpunim rajonal është i mirëpritur në interes të mirëqenies së njerëzve”, tha Begaj.

Ndërkohë Steinmeier tha: “Nuk është dërguesi i propozimeve i rëndësishëm, çdo kontribut që sjell në uljen e përshkallëzimit të konflikteve është i mirëpritur përndryshe unë mund të them shumë respekt për kolegun dhe mikun tim Laiçak i cili e ka shndërruar në një mision të tijin pasionant me përvojë, dije dhe durim të madh ka trajtuar pikërisht këtë proces të normalizimit të dialogut”./Klan tv

Lajmet

Nis protesta e punëtorëve të KEK-ut për rritje pagash

Published

on

By

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) sot po proteston para zyrave qendrore të KEK-ut në Prishtinë.

Një numër i madh i punëtorëve nga sektorë të ndryshëm të korporatës po marrin pjesë në protestë, me kërkesën kryesore për rritjen e pagave.

Continue Reading

Lajmet

Rexhepi takon ambasadorin e OSBE

Published

on

By

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Enkel Rexhepi, ka bërë të ditur se sot është takuar me ambasadorin e ri të OSBE-së, Marcel Pesko, ku ka paraqitur hapur sfidat me të cilat po përballet komuniteti shqiptar në Luginë.

Rexhepi theksoi se situata në Luginë nuk është teknike, por prek drejtpërdrejt përfaqësimin institucional, sigurinë dhe të drejtat themelore të shqiptarëve.

Ai denoncoi bllokimin e 304,511.16 eurove të dedikuara për KKSH-në, fonde të cilat janë refuzuar tre herë pa asnjë arsye, pavarësisht se 35,448 tekste mësimore tashmë janë shpërndarë dhe 3,650 nxënës i përdorin çdo ditë. Sipas tij, ky bllokim përbën goditje të drejtpërdrejtë ndaj institucionit.

Gjatë takimit u diskutua edhe për dëmet që po shkakton bllokimi i subvencioneve bujqësore, mungesa e përfaqësimit të shqiptarëve në polici dhe rreziku i krizës së sigurisë që rrjedh nga kjo situatë. Rexhepi nënvizoi se një polici multietnike është urgjencë e kohës.

Ai theksoi dy çështjet më të rënda që po dëmtojnë jetën e shqiptarëve çdo ditë:

Pasivizimi i adresave, që po zhvendos artificialisht popullsinë shqiptare;

Mospërfillja e njohjes së diplomave, e cila po i privon të rinjtë nga e drejta për punë në profesionet ku janë kualifikuar.

Rexhepi kërkoi trajtim urgjent të të dyja çështjeve, si dhe zbatimin e Planit 7 pikësh dhe Planit Aksional për punësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore në nivel lokal – dokumente që ai i cilësoi bazë për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë.

Në fund, ai theksoi se bashkëpunimi institucional mes KKSH-së dhe OSBE-së mbetet thelbësor për adresimin e sfidave aktuale.

Continue Reading

Lajmet

Ndalohen gjashtë persona për kalim ilegal dhe kontrabandë nga Serbia

Published

on

By

Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion policor gjashtë persona kosovarë, pasi dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin shtetëror nga Serbia me automjete në fshatin Rujishte të Zubin Potokut.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje gjatë kontrollit të automjeteve, zyrtarët policorë kanë gjetur mallra të ndryshme, për të cilat ekziston dyshimi se janë kontrabanduar.

Janë shoqëruar në stacion policor gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që me automjet kishin kaluar kufirin ilegalisht. Në automjete janë gjetur gjësende (mallra) të ndryshme që dyshohet se janë kontrabanduar”, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa mallrat e sekuestruara i janë dorëzuar Doganës së Kosovës për trajtim dhe procedura të mëtutjeshme ligjore.

Continue Reading

Lajmet

Përparim Rama mbështet protestën paqësore në Shkup

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama mbështetur protestën “drejtësi për çlirimtarët” që do të mbahet të shtunën e 13 dhjetorit në sheshin “Skënderbeu” në Shkup.

Ai thirrja për drejtësi, është një thirrje për unitet, respekt dhe mbrojtje të vlerave që bashkon popullin.

Pas Prishtinës dhe Tiranës, edhe Shkupi ngre zërin për drejtësi. Kjo është një thirrje për unitet, respekt dhe mbrojtje të vlerave që na bashkojnë si popull. Shpreh mbështetjen time për të gjithë shqiptarët e Shkupit dhe të gjitha trevave që nesër protestojnë në mënyrë paqësore, në mbrojtje të UÇK-së, si vlerë e patjetërsueshme kombëtare. Si kryetar i kryeqytetit të Republikës së Kosovës, do të jem gjithmonë krah bashkëkombësve të mi. Forca jonë si popull qëndron te uniteti, respekti dhe mirënjohja. Shkupi, Prishtina është me ju”, ka shkruar Rama.

Continue Reading

Të kërkuara