Lajmet

Pas vrasjes së gruas shtatzënë, qytetarët thonë se institucionet përgjegjëse janë në gjumë

Gjykata Themelore e Ferizajt sot ka njoftuar se ka pasur urdhër-mbrojtje ndaj 35-vjeçares.

Published

on

Pas vrasjes që ndodhi mbrëmë në oborrin e QKUK-së në kryeqytet, qytetarët kanë adresuar kritika ndaj qeverisë dhe institucioneve përgjegjëse. Derisa kanë thënë se organet e drejtësisë nuk po e respektojnë ligjin, ata kërkuan më shumë punë nga institucionet e drejtësisë, pasi sipas tyre ato janë në gjumë.

Bexhet Reka, qytetar, shprehet i mllefosur karshi organeve të drejtësisë, pasi që sipas tij institucionet përgjegjëse janë në gjumë. Reka thotë se duhet të ekzistojë dënimi i përjetshëm për këto raste.

“Është skandaloze, nuk janë duke punuar as organet, as policia, ne jemi duke fjetur, të gjitha institucionet janë në gjumë. Jo, duhet punuar, pa punë nuk ka, duhet strategji, të angazhohen dhe të mos bëhen këto gjëra të tmerrshme. Këto veç në periudhën e kohës së gurit, nuk shkojmë me ato kanune, ato kanë kaluar, duhet veprohet në mënyrë institucionale dhe të mos ndodhin këto gjëra… Duhet edhe burgimi i përjetshëm, por edhe pushkatim me qenë nëse është nevoja, ndryshe s’mundemi t’i rregullojmë këto gjëra”, tha Reka.

Esfere Emra, qytetare thotë se ndihet e frikësuar se çfarë po ndodh në vend.

“Është tmerr… Shteti duhet të bëjë me tepër, drejtësia duhet të vihet në vend, shumë është makabër… Nuk është në rregull, duhet të frikësohemi”, tha Emra.

Shefki Beqiri, qytetar, akuzon organet kompetente të cilat sipas tij nuk po e respektojnë ligjin siç është e paraparë, derisa kërkon të ekzistojë burgimi i përjetshëm për raste të tilla.

“Është tragjedi për Kosovë, ne nuk e kemi pasur traditën ashtu. Kur e ka lajmëruar policinë është dashur të reagojë dhe me qenë në vendin ku ka qenë viktima… Shteti mund të jep përgjigje, çfarë ka bërë dhe ta përdorë ligjin… Qeveria është përgjegjëse. Nuk ka dënime siç duhet dhënë – të përjetshme për këto raste. Pse duhet unë të ja marr jetën dikujt ose pse duhet dikush ta marr jetën time, çdo njeri ka jetën e vet”, tha Beqiri.

Mevlude Gashi, qytetare, po ashtu adreson kritika për organet përgjegjëse në lidhje me rastin.

“Dihet se shteti është fajtori më i madh që nuk po ndërmerr masa për këto raste, pasi nuk është rasti i parë, por po ka raste herë pas herë, sidomos në kohët e fundit, është tmerr…”, tha Gashi.

Emir Abdurrahmani, qytetar, thotë se nuk është në rregull si ndodhin këto raste, sidomos në institucionet publike siç është QKUK-ja.

“Pjesa e fajit të cilin e mban shteti është për faktin se ajo ka qenë në mbrojtje nga policia dhe përderisa një person është në mbrojtje të tyre dhe këto raste përsëri ndodhin, për me tepër në institucion publik, siç është QKUK… Mendoj se në raste tilla duhet të vlejë edhe burgimi i përjetshëm, pse jo edhe diçka ende me e rendë se ky burgim i përjetshëm”, tha Abdurrahmani.

Mbrëmë një person ka vrarë ish-bashkëshorten e tij shtatzënë në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë. Gruaja shtatzënë, siç është raportuar, ka qenë në pritje të lindjes. Gjykata Themelore e Ferizajt sot ka njoftuar se ka pasur urdhër-mbrojtje ndaj 35-vjeçares.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara