Internet

​BE: Twitter do të përballet me gjoba ose mbyllje nëse nuk i respekton rregullat

“Është absolutisht e qartë se nëse Twitter nuk respekton këto rregulla, ne mund të vendosim gjoba…”

Publikuar

Twitter mund t’i nënshtrohet gjobave dhe masave të tjera nëse nuk respekton rregullat në përputhje me ligjin e BE-së, tha Komisioneri i Tregut të Brendshëm të BE-së, Thierry Breton.

“Është absolutisht e qartë se nëse Twitter nuk respekton këto rregulla, ne mund të vendosim gjoba. Dhe nëse shkeljet e rregullave vazhdojnë, ne mund ta mbyllim platformën në Evropë”, tha Breton.

“Ne po ndjekim nga afër se çfarë po ndodh në Twitter që kur Elon Musk mori kontrollin e platformës”, tha ai.

Breton njoftoi se do të ketë një tjetër takim mes tij dhe Musk përpara festave të Krishtlindjeve.

“Ligjet për tregjet digjitale dhe shërbimet dixhitale sigurojnë mjete të fuqishme për të frenuar përhapjen e gënjeshtrave dhe urrejtjes”, tha Breton.

“Twitter duhet të përmbushë këto kritere nëse dëshiron të vazhdojë të operojë në tregun europian”, shtoi ai.

Më herët, presidenti francez, Emmanuel Macron tha se Twitter ishte angazhuar për eliminimin e përmbajtjeve terroriste dhe ekstremiste në internet.

Macron u takua të premten me Musk në një vizitë në ShBA dhe zhvilloi një diskutim të qartë dhe të ndershëm.

Macron tha se Elon Musk konfirmoi pjesëmarrjen e Twitter në iniciativën Christchurch Call të nisur pas sulmeve terroriste në Zelandën e Re.

“Nuk ka vend për përmbajtje terroriste dhe të dhunshme ekstremiste askund”, tha Macron.

“Macron dhe Musk folën gjithashtu për politikat transparente të përdoruesve, përforcimin e konsiderueshëm të moderimit të përmbajtjes dhe mbrojtjen e lirisë së fjalës”, tha Macron.

“Duhet të bëhen përpjekje nga Twitter për t’iu përmbajtur rregulloreve evropiane”, shtoi ai. /DPA/

Internet

Herzog takohet me zyrtarët e TikTok-ut derisa Izraeli akuzon platformën për qëndrim pro-palestinez

Takimi erdhi pas disa muajsh akuza si nga Izraeli ashtu edhe nga ligjvënësit amerikan se TikTok po lejon publikimin e videove pro-palestineze.

Publikuar

nga

Zyra e presidentit izraelit njoftoi se presidenti izraelit, Isaac Herzog u takua me zyrtarë të lartë nga gjiganti TikTok në Jerusalem, ku mes tjerash temë diskutimi ishte rritja e antisemitizmit dhe urrejtjes ndaj izraelitëve.

Takimi erdhi pas disa muajsh akuza si nga Izraeli ashtu edhe nga ligjvënësit amerikan se TikTok po lejon publikimin e videove pro-palestineze.

Në dhjetor të vitit 2023, gjiganti i rrjeteve sociale Meta u akuzua se censuroi sistematikisht zërat pro-palestinës gjatë luftës së Gazës, sipas një raporti të Human Rights Watch (HRW).

Raporti thotë se Meta, pronari i Facebook dhe Instagram, ka hequr ose shtypur qindra postime pro-palestineze për shkak të politikave të gabuara të moderimit të përmbajtjes, zbatimit të dobët dhe “ndikimit të panevojshëm të qeverisë”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Internet

5 miliardë përdorues të rrjeteve sociale

Rrjeti social më i famshëm është Facebook me 2,19 miliardë përdorues.

Publikuar

nga

Numri i përdoruesve aktivë në median sociale është rritur në mbi pesë miliardë, e barabartë me afërsisht 60% të popullsisë së botës, e cila sipas vlerësimeve zyrtare të OKB-së, ka tejkaluar tetë miliardë njerëz.

Sipas një studimi kjo daton qëkur Facebook nisi aktivitetin, tashmë 20-vjeçar, platformë që nisi epokën e medias sociale.

Sipas studimit numri i përdoruesve të medias sociale është rritur me 5,6%, duke tejkaluar rritjen prej 0,9% të popullsisë botërore.

Rrjeti social më i famshëm është Facebook me 2,19 miliardë përdorues. Instagram, gjithashtu nga Meta, është i dyti me 1,65 miliard, i ndjekur nga afër nga TikTok me 1,56 miliard.

Përdoruesi mesatar i medias sociale shpenzon dy orë e 23 minuta në ditë në platformën e tij të preferuar, duke përdorur 6,7 platforma çdo muaj./ANSA/

Vazhdo të lexosh

Internet

Hakerët kinezë po synojnë infrastrukturën amerikane

Kështu do të dëshmojë sot drejtori i FBI-së, Christopher Wray, para një paneli të Dhomës së Përfaqësuesve të mërkurën.

Publikuar

nga

Hakerët që kanë lidhje me qeverinë kineze po synojnë infrastrukturën kritike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa po përgatiten për të shkaktuar “dëme në botën reale” për amerikanët. Kështu do të dëshmojë sot drejtori i FBI-së, Christopher Wray, para një paneli të Dhomës së Përfaqësuesve të mërkurën.

Sipas tij, mpiantet e trajtimit të ujit, rrjeti elektrik, tubacionet e naftës dhe gazit natyror dhe qendrat e transportit janë ndër objektivat e operacioneve hakere të sponsorizuara nga shteti që kanë “shumë pak fokus publik”.

“Hakerët e Kinës po pozicionohen në infrastrukturën amerikane në përgatitje për të shkaktuar kërdi dhe për të shkaktuar dëme në botën reale për qytetarët dhe komunitetet amerikane, nëse ose kur Kina vendos se ka ardhur koha për të goditur”, do të dëshmojë Wray para panelit.

Wray do të bëjë paraqitjen e tij të parë para komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve të Kinës të mërkurën në një seancë dëgjimore e cila do të foksuohet në kërcënimet kibernetike të paraqitura nga Pekini./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Internet

​Instagrami shtrëngon politikat për adoleshentët

Gjiganti i mediave sociale tha se ndryshimi është pjesë e punës së vazhdueshme për të ofruar ‘përvoja të përshtatshme për moshën për adoleshentët’ nëpër aplikacionet e tij.

Publikuar

nga

Meta po çaktivizon mundësinë për fëmijët nën 18-vjeç për të marrë mesazhe në Instagram dhe Messenger nga kushdo që nuk e ndjek ose nuk është i lidhur, si pjesë e një përditësimi të sigurisë.

Gjiganti i mediave sociale tha se ndryshimi është pjesë e punës së vazhdueshme për të ofruar ‘përvoja të përshtatshme për moshën për adoleshentët’ nëpër aplikacionet e tij.

Ndryshimi zgjeron një politikë ekzistuese të Metas e cila nuk i lejon të rriturit t’u dërgojnë mesazhe adoleshentëve që nuk i ndjekin.

Kjo do të thotë se askush në Instagram ose Facebook Messenger tani nuk do të jetë në gjendje t’i dërgojë mesazhe të drejtpërdrejta një adoleshenti që nuk i ndjek.

Ky cilësim i parazgjedhur do të zbatohet për të gjithë adoleshentët nën 16-vjeç (ose nën 18-vjeç në vende të caktuara). Ata që janë tashmë në Instagram do të shohin një njoftim duke i bërë të ditur se po i bëjnë këto ndryshime në cilësimet e mesazheve të tyre.

Përditësimi vjen pasi platformat e mediave sociale vazhdojnë të përballen me shqyrtimin e ndikimit të tyre tek përdoruesit e rinj.

Të mërkurën, kryeministri britanik Rishi Sunak u përball me një thirrje për të konsideruar ndalimin e mediave sociale dhe telefonave inteligjentë për moshat nën 16-vjeç.

Deputetja konservatore Miriam Cates tha se kishte pasur një ‘rritje të dukshme’ të shëndetit të dobët mendor të adoleshentëve që nga viti 2010 dhe bëri thirrje për masa më të rrepta./DailyMail

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara