Internet

Videot e mercenarëve rusë arrijnë 1 miliard shikime në TikTok

Disa nga videot shfaqin ekzekutimin e një ish-mercenari rus.

Publikuar

Në TikTok janë publikuar dhjetëra video në të cilat lavdërohet dhuna e mercenarëve të Grupit Wagner të Rusisë dhe ato janë parë më shumë se një miliard herë, sipas një raporti të ri. Wagner ka dërguar një numër të madh mercenarësh në Ukrainë.

NewsGuard me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila trajton dezinformatat në internet, thotë se disa nga videot shfaqin ekzekutimin e një ish-mercenari rus. Nga platforma thanë se do të reagojnë kundër çdo përmbajtjeje që shkel politikat e saj.

NewsGuard tha se ka identifikuar 160 video në platformë që “aludojnë, tregojnë ose lavdërojnë aktet e dhunës” nga grupi mercenar, i themeluar nga Yevgeny Prigozhin, një aleat i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin.

Analistët thanë se një prej këtyre videove ishte shikuar të paktën 900 mijë herë para se platforma e videove të shkurtra ta largonte atë.

TikTok është në pronësi të firmës ByteDance me bazë në Kinë./UBTNews/

Internet

TikTok paralajmëron SHBA-në: Ndalimi i mundshëm i TikTok-ut “shkelje e fjalës së lirë”

Gjatë muajve të fundit zyrtarët amerikanë kanë shprehur alarmin për popullaritetin e TikTok te të rinjtë.

Publikuar

nga

TikTok thotë se ndalimi i mundshëm i aplikacionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të konsiderohet “shkelje e fjalës së lirë” të 170 milionë amerikanëve.

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së votoi të shtunën për të ndaluar TikTok-un nëse pronari i aplikacionit nuk i ndërpret lidhjet me Kinën.

Legjislacioni është pjesë e një pakete të politikës së jashtme të SHBA-së, ku mes tjerash përfshihej ndihma për Ukrainën dhe mund të bëhet ligj që në fillim të javës së ardhshme.

Gjatë muajve të fundit zyrtarët amerikanë kanë shprehur alarmin për popullaritetin e TikTok te të rinjtë. Ata pretendojnë se pronari i TikTok, Bytedance, është i nënshtruar ndaj Pekinit – akuza që ai i ka mohuar vazhdimisht./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Internet

​Google pushon 28 punonjës për protesta kundër kontratës së kompanisë me Izraelin

“Sjelljet e tilla nuk kanë vend në vendin tonë të punës dhe ne nuk do ta tolerojmë atë”, thuhet në deklaratë.

Publikuar

nga

Google pushoi 28 punonjës për përfshirjen e tyre në një protestë 10-orëshe në dy nga zyrat e gjigantit të teknologjisë në Kaliforni dhe New York City, për protesta ndaj lidhjeve të kompanisë me Izraelin.

Në përgjigje të protestave të së martës të udhëhequr nga një grup i quajtur No Tech For Apartheid kundër Projektit Nimbus, një kontratë “cloud” 1.2 miliardë dollarësh me Izraelin, Google të mërkurën shkarkoi 28 punonjës të akuzuar për pjesëmarrje në protesta.

Chris Rackow, kreu i sigurisë globale i Google, theksoi politikën e tolerancës zero të kompanisë ndaj sjelljes së protestuesve në një mesazh dërguar të gjithë punonjësve që qarkulloi gjithashtu në mediat sociale.

“Sjelljet e tilla nuk kanë vend në vendin tonë të punës dhe ne nuk do ta tolerojmë atë”, thuhet në deklaratë.

“Pas hetimit, sot ne ndërpremë punësimin e njëzet e tetë punonjësve që u gjetën të përfshirë. Ne do të vazhdojmë të hetojmë dhe të marrim masa sipas nevojës”, shtoi ai.

Rreth 10 orë pas protestave, policia arrestoi grupe punonjësish në New York dhe Kaliforni, raportoi grupi në X.

Pushimet, të cilat ndodhën vetëm disa orë pasi nëntë punonjës u arrestuan nga policia gjatë protestave kanë nxitur një valë polemikash brenda kompanisë dhe më gjerë./AA/

Vazhdo të lexosh

Internet

Gjykata braziliane urdhëron hetimin e Elon Muskut mes dezinformatave në X

Kjo pasi Musk tha se do të kundërshtojë një urdhër të gjykatës përmes së cilit kërkohet të hiqen llogaritë në X të cilat akuzohen për përhapje të dezinformatave. 

Publikuar

nga

Një gjykatë në Brazil ka nisur hetimet ndaj Elon Muskut për pengim të drejtësisë pasi manjati i teknologjisë tha se do të kundërshtojë një urdhër të gjykatës përmes së cilit kërkohet të hiqen llogaritë në X të cilat akuzohen për përhapje të dezinformatave. 

Sipas vendimit, gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Alexandre de Moraes tha se hetimi do të shqyrtojë nëse Musk, i cili zotëron X, është i përfshirë në pengim, organizatë kriminale dhe nxitje.

“Sjellja flagrante e pengimit të drejtësisë braziliane, nxitja e krimit, kërcënimi publik i mosbindjes ndaj urdhrave të gjykatës dhe mungesa e bashkëpunimit në të ardhmen nga platforma janë fakte që nuk respektojnë sovranitetin e Brazilit”, shkroi de Moraes, duke urdhëruar X të “përmbahet nga mosbindja ndaj urdhrave gjyqësorë, përfshirë edhe riaktivizimin e një llogarie që Gjykata e Lartë urdhëroi bllokimin”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Internet

​Meta përballet me reagime për mesazhet private të Facebook me Netflix

Kompania dyshohet se i ka dhënë Netflix-it qasje në mesazhet private të përdoruesve të Facebook-ut për rreth një dekadë.

Publikuar

nga

Kompania mëmë e Facebook-ut, Meta, po përballet me reagime të forta përmes mediave sociale mes pretendimeve se ka ndarë mesazhet private të përdoruesve me Netflix.

Dokumentet në një padi të ngritur kundër Metës në SHBA thanë se kompania dyshohet se i ka dhënë Netflix-it qasje në mesazhet private të përdoruesve të Facebook-ut për rreth një dekadë.

Zbulimi shkaktoi zemërim në internet për ndarjen e mesazheve të përdoruesve të Facebook-ut me Netflix, pas raportimeve për një marrëveshje me vlerë disa qindra milionë dollarë mes Meta dhe kompanisë së transmetimit.

Elon Musk, CEO i Tesla dhe SpaceX, u shpreh i habitur për X. Por drejtori i komunikimit të Metës, Andy Stone, sqaroi në X se mesazhet private nuk u ndanë me Netflix.

Stone tha se marrëveshja midis Netflix dhe Meta i lejoi përdoruesit të ndajnë përmbajtjen që shikonin drejtpërdrejt nga aplikacioni Netflix me miqtë e tyre në Facebook dhe ai theksoi se marrëveshje të tilla janë të zakonshme në industri.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara