Lajmet

​BE pret shpalljen e zgjedhjeve në veri

Stano i quajti “hapa në drejtim të duhur” reduktimin e prezencës policore me 25%.

Published

on

ashkimi Evropian është duke pritur “hapa të tjerë” për të hequr masat ndëshkuese që i ka vënë Kosovës. Gjatë një konference për media, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se kanë mirë pritur disa nga vendimet e Qeverisë së Kosovës por duhen edhe të tjera.

Stano i quajti “hapa në drejtim të duhur” reduktimin e prezencës policore me 25% në dhe rreth objekteve komunale në veri.

Duke u ndalur te zgjedhjet për kryetarë të katër komunave veriore, Stano tha se pret që ato të shpallen sa më shpejtë të jetë e mundur, ndërsa nuk konfirmoi nëse masat do të hiqen me shpalljen e zgjedhjeve.

“Afatet kohore nuk janë në duart tona, afatet kohore varen në aftësinë e palëve për të pambushur kërkesat e nevojshme, kriteret apo angazhimet, dhe për të zgjidhur krizën aktuale, ne kemi thënë disa here se zgjedhjet e parakohshme duhet të shpallen sa më shpejtë të jetë e mundur në të katër komunat, duhet të organizohen në mënyrë të plotë dhe gjithëpërfshirëse, kjo nënkupton pjesëmarrje të plotë dhe pakusht të serbëve të Kosovës, dhe pastaj është po ashtu shumë e rëndësishme kthimi në dialog mes Kosovës dhe Serbisë, mes Prishtinës dhe Beogradit, në mënyrë që ne t’i kthehemi dialogut normal dhe t’i trajtojmë çështjet një nga një, ku më të rëndësishmet janë Marrëveshja e Ohrit dhe implementimi i aneksit”, tha Stano.

I pyetur nëse ka një urgjencë për të parë rezultate nga marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë, Stano pohoi se çdo rezultat do të thotë përfitime për qytetarët e dy vendeve.

“Urgjenca duhet parë në terren, urgjenca duhet parë nga populli dhe nga liderët e tyre politikë sepse çfarëdo që bëhet në kuadër të dialogut nuk bëhet më qëllim për të kënaqur Brukselin apo shtetet anëtare dhe kryeqytetet e tyre, apo partnerët ndërkombëtarë, por bëhet me qëllim për të përmirësuar jetën e njerëzve si në Kosovë ashtu dhe në Serbi, dhe e gjitha kjo ndërlidhet me atë se si shtetet po përparojnë në rrugën evropiane. Pra, natyrisht se ka një urgjencë, urgjence kishte edhe para se të ndodhnin eskalimet e fundit”, u shpreh Stano.

Zëdhënësi i BE-së përsëriti se nëse nuk ka përparim në dialog, nuk ka përparim në rrugën evropiane për Kosovën dhe Serbinë.

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar kohë më parë se Bashkimi Evropian duhet t’i heq sanksionet ndaj Kosovës para se të shpallen zgjedhjet për kryetarë të komunave veriore.

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara