Lajmet

​BE: Kosova dhe Serbia të shfrytëzojnë propozimin franko-gjerman për të bërë hap historik përpara

Sipas BE-së, ky është çelësi për të avancuar rrugën evropiane.

Published

on

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje edhe një herë Kosovës dhe Serbisë që të shfrytëzojnë propozimin franko-gjerman për të bërë hap historik përpara në normalizimin e marrëdhënieve, që sipas tyre është çelësi për të avancuar rrugën evropiane.

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Nabila Massrali, në konferencë për medie të premten, tha se BE-ja, e mbështetur nga Franca dhe Gjermania u ka paraqitur palëve propozimin për të bërë progres konkret dhe të pakthyeshëm në rrugën e normalizimit të gjithanshëm të marrëdhënieve. Sipas saj, pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë, nuk mund të ketë tensione të reja në Evropë.

“Bashkimi Evropian e mbështetur nga Franca dhe Gjermania u ka paraqitur palëve një propozim, për të bërë progres konkret dhe të pakthyeshëm në rrugën e normalizimit të gjithanshëm të marrëdhënieve. Është e qartë se me agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, ne nuk mundemi, ose nuk mund të ketë tensione të reja në Evropë, dhe ne duhet të kapërcejmë gjendjen e përhershme të krizës dhe të ulim tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në këtë kontekst, përfaqësuesi i lartë Borrell u ka kërkuar të dyja palëve që të bëjnë përparim të shpejtë mbi propozimin dhe ka mandatuar z. Lajçak të vazhdojë diskutimet me të dyja palët. Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të bëjnë një hap historik përpara në normalizimin e marrëdhënieve të tyre, që është çelësi, për të avancuar në rrugën e tyre evropiane. Por siç e dini, kur bëhet fjalë për plane, për letra, për dokumente të brendshme, nuk mund të shkojmë përtej asaj që u tha publikisht nga presidenti i komisionit dhe Përfaqësuesi i Lartë, Borrell”, tha ajo.

Lajmet

Ambasadori britanik: Kosovës i duhet urgjentisht një kuvend dhe qeveri funksionale

Published

on

By

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka theksuar nevojën urgjente për krijimin e institucioneve funksionale pas zgjedhjeve të fundit parlamentare.

“Më shumë se dy muaj që prej kur populli i Kosovës votoi në zgjedhje, Kosova urgjentisht ka nevojë për një kuvend dhe qeveri funksionale. Populli ka të drejtë të presë që liderët e tyre politikë të punojnë së bashku në interes kombëtar”, ka shkruar Hargreaves në platformën X.

Ndërkohë, sot ka vazhduar seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e cila ishte ndërprerë të hënën. Kryesuesi i saj, Avni Dehari, ftoi në konsultime përfaqësuesit e partive politike, mirëpo pas takimit ai deklaroi se nuk është arritur konsensus për vazhdimin e punimeve.

Si rezultat, Dehari njoftoi se seanca konstituive do të vazhdojë më 19 prill, në orën 12:00.

Continue Reading

Lajmet

KDI kritikon ndërprerjen e seancës: Mungesë transparence dhe shkelje procedurale

Published

on

By

Pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka shprehur shqetësim për mënyrën e menaxhimit të procesit dhe shkeljet procedurale që, sipas tij, e kanë shoqëruar atë.

Cakolli tha se ndërprerja e seancës, pa votim formal dhe pa trajtuar të gjitha pikat e rendit të ditës, përbën një shkelje të rregullave parlamentare. Ai shtoi se mungesa e votimit për raportin e komisionit për verifikimin e mandateve ka krijuar një vakum juridik, duke pamundësuar ecjen përpara të Kuvendit.

Sipas tij, bllokimi institucional po ndodh si rezultat i mosdorëheqjes së kryeministrit dhe ministrave në detyrë që kanë fituar mandate deputetësh. Cakolli theksoi se dorëheqja e tyre është një obligim ligjor dhe se ajo do t’i hapte rrugë konstituimit të Kuvendit.

“Tashmë është e qartë se situata është e bllokuar për shkak të mosofrimit të dorëheqjeve, obligim ligjor ky për kryeministrin dhe 15 ministrat tjerë në detyrë të cilët kanë fituar mandat të deputetit. Ne i bëjmë thirrje kryeministrit në detyrë dhe gjithë ministrave që, në funksion të zhbllokimit të punës së kuvendit, të dorëzojnë dorëheqjet e tyre formale, siç ua kërkon ligji për qeverinë që është miratuar po nga legjislatura e kaluar, në mënyrë që t’i hapet rrugë konstituimit të Kuvendit dhe të evitohen bllokada të panevojshme,””, tha ai.

Cakolli gjithashtu kritikoi qasjen e kryesuesit të seancës, Avni Dehari, duke thënë se nuk janë ndërmarrë hapat e nevojshëm për të siguruar një proces transparent dhe ligjërisht të qëndrueshëm.

Continue Reading

Lajmet

Kurti shmang pyetjet për votat dhe dështimin e seancës

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka dhënë përgjigje në lidhje me dështimin e vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Kurti u shmang pyetjeve të gazetarëve, përfshirë ato që lidhen me përpjekjet e Lëvizjes Vetëvendosje për sigurimin e votave të nevojshme për formimin e institucioneve të reja.

Përballë interesimit të mediave, Kurti nuk dha asnjë koment, ndërsa mbetet e paqartë nëse shumica parlamentare do të sigurohet deri në seancën e radhës të paralajmëruar për 19 prill.

Continue Reading

Lajmet

Kusari – Lila: Dialogu mes partive politike, opsion për tejkalimin e bllokadës në Kuvend

Published

on

By

Deputetja e zgjedhur në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka kritikuar partitë PDK, LDK dhe AAK për bllokimin e procesit të formimit të institucioneve të reja, duke e konsideruar përgjegjësinë e këtyre partive në këtë bllokadë.

Kusari – Lila ka theksuar se, nëse vazhdon dështimi i konstituimit të Kuvendit, duhet shqyrtuar mundësia e një dialogu mes partive politike, përfshirë ftesën për diskutimin e veprimeve të ardhshme.

Ajo e cilësoi të pakuptimtë që partitë që ishin në opozitë gjatë mandatit të kaluar po hezitojnë të pranojnë mandatet që fituan në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Continue Reading

Të kërkuara