Lajmet

​BE diskuton sot për situatën në veri të Kosovës, Borrell: Dhunë nuk mund të lejohet

Sipas tij, kjo nuk është mënyra për të kërkuar procesin e normalizimit, në të cilin ata janë të angazhuar.

Publikuar

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, para fillimit të takimit të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së, ka komentuar situatën në veri, duke thënë se ka përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë duhet ta kapërcejnë këtë tendencë për të luftuar pasi nuk është mënyra për të kërkuar procesin e normalizimit, në të cilin ata janë të angazhuar.

Borrell ka shtuar se ministrat e jashtëm të BE-së, do të diskutojnë sot pikërisht për situatën në veri të Kosovës, për të cilën tha se është mjaft shqetësuese.

“Ne menduam se gjërat u tejkaluan pas marrëveshjes, por edhe një herë serbët e Kosovës iu përgjigjën arrestimit të ish-policit serb të Kosovës, me shumë telashe në rrugë, bllokim të rrugëve, madje edhe duke hedhur granata trullosëse ndaj policëve tanë. Kjo nuk është e pranueshme. E di që të dy palët janë të gatshme të de-eskalojnë situatën, dhe po ju bëj thirrje të dyja palëve ta bëjnë këtë. Unë kam qenë në kontakt me kryeministrin Kurti, ndërsa Miroslv Lajçak ishte në kontakt me presidentin Vuçiq në Serbi. Kjo dhunë dhe këto çrregullime të rendit publik nuk mund të lejohen. Ata duhet t’i kthehen dialogut, duhet ta kapërcejnë këtë tendencë për të luftuar, për të krijuar bllokada, nuk është mënyra për të arritur marrëveshje, nuk është mënyra për të vazhduar bisedimet, nuk është mënyra për të kërkuar zgjidhje, nuk është mënyra për të kërkuar procesin e normalizimit, në të cilin ata janë të angazhuar”, tha ai.

Në veri të Kosovës, serbët kanë ngritur barrikada dhe kanë bllokuar rrugë qysh të shtunën pasdite, pasi Policia e Kosovës ka arrestuar ish-zyrtarin serb, Dejan Pantiq, nën dyshimet se ka organizuar “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të vendit.

Lajmet

Haradinaj: Mbi 450 pjesëtarë e lëshuan FSK-në për dy vjet

Publikuar

nga

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se mbi 11 për qind të ushtarëve janë larguar nga FSK në vitin 2023 dhe 2024. Ai ka thënë se kjo është alarmante dhe i ka ftuar ata të qëndrojnë sepse premton se do ta ndryshojë gjendjen.

“Mbi 11 për qind e ushtarëve lëshuan FSK-në vetëm në 2023 dhe 2024. Kjo është alarmante. I ftoj të qëndrojnë, sepse ne do ta ndryshojmë gjendjen”, tha ai mes tjerash.

Haradinaj ka thënë se në vitin 2023 FSK-në e kanë lëshuar 257 pjesëtarë, e gjatë këtij viti 200 prej tyre. Ai ka shtuar se ata si arsye kanë përmendur kushtet e rënda financiare dhe pagat e pamjaftueshme.

“Në vitin 2023, numri i pjesëtarëve që e kanë lëshuar FSK-në është 257! Në vitin 2024, ka kaluar numri prej 200. I fundit nga ta më 19 shtator 2024. Shumica nga ta përmendin kushtet e vështira financiare dhe pagat e pamjaftueshme në arsyetimin pse lëshojnë Ushtrinë”.

Haradinaj ka thënë se është i shqetësuar “me trajtimin katastrofal” që Qeveria po i bën ushtrisë sonë.

“Edhe pas 4 viteve të kësaj qeverie, numri i pjesëtarëve të uniformuar është nën 4.000, ndërsa forca rezervë e FSK-së është harruar pothuajse plotësisht. Jam i shqetësuar seriozisht me këtë trajtim katastrofal që Qeveria po i bën Ushtrisë sonë, të cilën me shumë mund kemi arritur ta mandatojmë më 2018. Ftoj rininë t’i bashkohen FSK-së dhe ftoj pjesëtarët të qëndrojnë aty.”

Ai ka premtuar se paga më e ulët në FSK do të jetë 1000 euro.

“Ne do ta përmirësojmë me urgjencë gjendjen e tyre financiare dhe kushtet elementare të punës. Qysh në muajt e parë të Qeverisë së re, paga më e ulët në FSK do të jetë 1000 euro”.

Vazhdo të lexosh

Bota

Supermarketet e Australisë paditen për pretendime të rreme për zbritje

Publikuar

nga

Mbikëqyrja e konsumatorit në Australi, Komisioni Australian i Konkurrencës dhe Konsumatorit (ACCC), ka paditur dy zinxhirët më të mëdhenj të supermarketeve, Coles dhe Woolworths, për pretendime të rreme lidhur me zbritjet e çmimeve. ACCC akuzon këto supermarkete se kanë rritur përkohësisht çmimet e disa artikujve përpara se t’i ulën ato, duke i bërë ato të duken si ulje të përhershme, ndonëse shumë herë çmimi ishte i njëjtë ose më i lartë se origjinali.

Coles ka deklaruar se do të mbrohet kundër akuzave, ndërsa Woolworths ka njoftuar se do të shqyrtojë pretendimet. Të dy gjigantët e ushqimeve, të cilët përbëjnë dy të tretat e tregut australian, janë nën vëzhgim të rreptë për rritjen e çmimeve dhe praktikat anti-konkurruese.

Kryeministri Anthony Albanese e quajti sjelljen e supozuar “plotësisht të papranueshme” dhe theksoi se konsumatorët nuk meritojnë të trajtohen si budallenj. Ai përmendi gjithashtu një projektligj për një “kod sjelljeje” të premtuar më parë për supermarketet.

Gina Cass-Gottlieb, kryetarja e ACCC, theksoi se Coles dhe Woolworths kanë shpenzuar vite duke promovuar zbritje të cilat blerësit tani i perceptojnë si ulje të qëndrueshme në çmime. Megjithatë, ajo nënvizoi se shumë nga këto ulje ishin “iluzore”. Hetimi i ACCC zbuloi se Woolworths kishte mashtruar për rreth 266 produkte gjatë 20 muajve, ndërsa Coles për 245 produkte gjatë 15 muajve./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Të enjten seancë – Kusari-Lila: S’ka kohë të formohen Komisione të reja Hetimore

Publikuar

nga

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se në mbledhjen e Kryesisë është vendosur që më 26 shtator të mbahet seanca plenare me pikat e papërfunduar të seancave të kaluara.

Kusari-Lila tha se është vendosur gjithashtu edhe miratimi i tri marrëveshjeve ndërkombëtare, falë mbështetjes së partive opozitare.

“U dakorduam që te vazhdoj një seancë më 26 shtator me pikat e papërfunduara. Janë tri marrëveshje ndërkombëtare, 28 pika për shqyrtim që do të votohen me ndihmën e partive opozitare”, tha ajo.

Ajo tha se në sesionin vjeshtor nuk ka kohë që të formohen Komisione të reja Hetimore, pasi janë edhe pak muaj që do të përfundoj mandatin kjo legjislaturë.

“Nuk ka hapësirë të mjaftueshme që të përmbyllet puna e një komisioni hetimor”, tha ajo.

E se sa i përket paralajmërimeve të Gjermanisë që Kosova mund të rrezikoj izolim më të thelle ekonomik nëse nuk heq masat e tregtisë nga mallrat serb, ka thënë se sa po të sigurohen që situata e sigurisë është në nivel do të hiqet ai vendim.

Ajo ka thënë se Kosova është në pritje të tre skenarëve që do të bëjnë skenimin e kamionëve  nëpër kufijtë, dhe se këta skenarë do t’i ndihmojnë kësaj situate.

“Në procesin e Berlinit, Kosova vazhdon të mbetet aktive. Në procesin e Berlinit vazhdon pjesëmarrje aktive. Përderisa në kemi kërkuara në vazhdimësi që standarde të njëjta të vendosen edhe për shtet e tjera. Kosova është në pritje të skanerëve, të cila do të bëjë skenimin e kamionëve, në afat kohore do të gjendet modaliteteti që në momentin kur ka siguri të plotë mund të hiqet masa e sigurisë, që është çështje e sigurisë kombëtare”, tha ajo.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Rriten çmimet e naftës për shkak të shqetësimeve në rritje për furnizimin në Lindjen e Mesme

Publikuar

nga

Çmimet e naftës u rritën të hënën mes shqetësimeve se rritja e konfliktit në Lindjen e Mesme mund të prishë furnizimin rajonal dhe shpresat se ulja e normës së interesit në SHBA javën e kaluar do të mbështesë kërkesën.

Standardi ndërkombëtar i naftës së papërpunuar Brent u rrit me 0,16% në 73,81 dollarë për fuçi në orën 11:19 të mëngjesit sipas orës lokale (0819 GMT).

Standardi amerikan West Texas Intermediate (WTI) u rrit me 0.17% në 71.12 dollarë për fuçi pasi u mbyll në 71 dollarë në seancën e mëparshme.

Akterët e tregut po ndjekin nga afër ngjarjet në Lindjen e Mesme, ku ndodhen pjesa më e madhe e rezervave të naftës në botë.

Tensionet e reja në rajonin kryesor prodhues rritën shqetësimin për një ndërprerje të mundshme të prodhimit dhe mbështetën lëvizjet në rritje të çmimeve. Situata në frontin izraelito-libanez me përshkallëzimin midis ushtrisë izraelite dhe grupit libanez Hezbollah ka arritur një nivel të rrezikshëm që mund të ndezë një luftë të gjithanshme.

Sulmi ajror izraelit i së premtes në periferinë jugore të Bejrutit mori jetën e 45 personave dhe 68 të tjerë u plagosën, sipas Ministrisë libaneze të Shëndetësisë.

Hezbollahu libanez tha të dielën se bombardoi komplekset ushtarako-industriale izraelite në veri të Haifës, ku Izraeli tha se pesë persona u plagosën në sulm. Çmimet e naftës u rritën gjithashtu nga ulja e fundit e normës së Rezervës Federale të SHBA-së (Fed).

Javën e kaluar, Fed uli normën e saj të interesit me 50 pikë bazë në një interval prej 4.75%-5.0%, duke filluar lehtësimin e saj monetar në mënyrë agresive. Lëvizja shënoi uljen e parë të normës nga banka qendrore në më shumë se katër vjet, që nga fillimi i pandemisë COVID-19.

Kjo nxiti shpresat se normat më të ulëta do të nxisnin aktivitetin ekonomik, duke ndihmuar në nxitjen e rritjes së kërkesës për naftë./AA/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara