Lajmet

​BE: Çdo veprim i njëanshëm që pengon lirinë e lëvizjes duhet të ndalet menjëherë

Stano ka thënë se fokusi duhet të kthehet të normalizimi gjithëpërfshirës i marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Published

on

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për çështje të politikës së jashtme dhe siguri, Peter Stano ka thënë se BE po e përcjell me shqetësim situatën në veri të Kosovës.

Ai ka deklaruar se duhet të ndalet menjëherë çdo veprim që pakoordinuar i cili rrezikon stabilitetin dhe pengon lirinë e lëvizjes së qytetarëve. Ai ka konfirmuar që BE ka ftuar Kosovën dhe Serbinë të takohen në Bruksel dhe ka theksuar se të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Stano ka thënë se fokusi duhet të kthehet të normalizimi gjithëpërfshirës i marrëdhënieve Kosovë-Serbi që sipas tij është thelbësor për rrugët e tyre përkatëse të integrimit evropian.

“BE-ja po e përcjell me shqetësim situatën në veri të Kosovës. Të gjitha palët e përfshira duhet të qëndrojnë të qetë dhe çdo veprim i pakoordinuar dhe i njëanshëm që rrezikon stabilitetin dhe sigurinë në terren dhe pengon lirinë e lëvizjes së të gjithë qytetarëve duhet të ndalet menjëherë. Mënyra e vetme për të zgjidhur mosmarrëveshjet është përmes dialogut dhe negociatave. BE-ja ka qenë dhe mbetet në kontakt të ngushtë me Kosovën dhe Serbinë për të qetësuar tensionet, si dhe në koordinim të ngushtë me EULEX-in, KFOR-in dhe partnerët ndërkombëtarë, e veçanërisht me ShBA-në”, ka thënë zëdhënësi i BE-së.

Sipas tij, propozimi për të shtyrë implementimin e reciprociteti për targat ishte i shefit të politikës së Jashtme dhe sigurisë, Josep Borrell dhe i mbështetur plotësisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Pas pranimit nga Kosova të kërkesës së Borrellit dhe ShBA-së për të shtyrë masat e planifikuara në lidhje me targat dhe kartat e identitetit, me kusht që të hiqen të gjitha barrierat, BE-ja ftoi të dyja palët të takohen në Bruksel për të diskutuar rrugën përpara. Të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE”, u shpreh Stano.

Ai këmbënguli së fokusi duhet të kthehet te normalizimi gjithëpërfshirës i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili, sipas tij, është thelbësor për rrugët e tyre përkatëse të integrimit evropian.

“Jemi shumë të angazhuar dhe jemi duke intensifikuar përpjekjet dhe angazhimet tona me partnerët tanë që t’ju themi që kjo është koha për t’u ulur dhe biseduar, dhe për të diskutuar për zgjidhje dhe të gjendet zgjedhje konsensuale. Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara nuk u sjellin asnjë dobi njerëzve, ngase në fund të fundit, ata që do ta paguajnë çmimin për tensionet dhe mungesën e zgjidhjeve, janë popullata e thjeshtë, serbët dhe kosovarët. Ne jemi të gatshëm, ftesat u janë dërguar të dy palëve për të ardhur në Bruksel, për t’u ulur dhe për të biseduar në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE, ngase kjo është platforma më e mirë për të gjetur zgjidhje, ngase kjo është platforma qenësore, dhe faktori kryesor në rrugën e Serbisë dhe Kosovës drejt BE-së”, përfundoi Stano.

Gjatë konferencës që pati kryeministri Albin Kurti në mesditë deklaroi se ende nuk kishte prnuar ftesë për takim në Bruksel, por shtoi se është i gatshëm të takohet sa herë shfaqet nevoja.

Vendi

Kurti propozon për presidente ish-ministren e PDK-së, Justina Shiroka-Pulën

Published

on

By

Në orët e fundit para përfundimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e kryetarit të shtetit, Kryeministri Albin Kurti ka bërë një lëvizje të re drejt PDK-së.

Kurti ka deklaruar se është i gatshëm të votojë ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara – një kërkesë kjo e kahershme e PDK-së.  

Përmes kësaj oferte, Kurti i ka bërë thirrje PDK-së që të hyjë në seancë, duke propozuar si kandidate për presidente ish-deputeten dhe ish-ministren nga radhët e PDK-së, Justina Shiroka-Pula.  

Ky propozim vjen pasi kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, refuzoi emrat e propozuar më parë, si Feride Rushiti dhe Glauk Konjufca. Kurti iu drejtua opozitës me thirrjen për bashkëpunim në Kuvend për të votuar së pari ligjin e kërkuar dhe më pas kandidaturën e Shiroka-Pulës për të shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Continue Reading

Vendi

Rritet numri i protestuesve, protesta vazhdon në sheshin “Skënderbeu”

Published

on

By

Është shtuar numri i qytetarëve që po marrin pjesë në protestën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në shesh, ndërsa protesta po vijon përpara institucioneve të vendit.

Protesta e sotme është thirrur lidhur me kërkesat për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe zhvillimet rreth Gjykatës Speciale në Hagë.

Continue Reading

lajme

Hamza e refuzon ofertën e dytë të Kurtit për presidentin dhe Specialen: Po tentohet të shndërrohet në pazar

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, i është përgjigjur negativisht propozimit të kryeministrit Albin Kurti për votimin e Projektligjit për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e presidentit.

Në një konferencë për media, Hamza ka kritikuar qasjen e deritanishme, duke thënë se çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është përgjegjësi vetëm e PDK-së.

Çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është çështje që i takon vetëm PDK-së, po flasim për historinë, për të tashmen dhe për të ardhmen”, është shprehur Hamza.

Ai ka thënë se kjo çështje, sipas tij, po tentohet të përdoret për pazare politike në momentet e fundit.

“Kjo temë po tentohet me u shndërru në pazare të minutave të fundit. Ju kam thënë dhe po e përsëris. Çështja e ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është temë që i takon vetëm PDK-së. Po flasim për historinë, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë”, ka deklaruar ai.

Hamza ka theksuar se pjesëtarë të UÇK-së janë të lidhur me subjekte të ndryshme politike, ndërsa ka akuzuar për tentim të përdorimit të kësaj çështjeje për arritjen e qëllimeve politike.

“UÇK-ja ka pjesëtarë në të gjitha partitë politike dhe qëllimi i kësaj teme është si ta përdorim ligjin për shantazh dhe për të mbërritur qëllimin politik. Qëllimi politik është që me pasë një president politik dhe me e përmbyllë njëqind për qind kapjen e institucioneve”, ka thënë Hamza.

Ai ka shtuar se ka marrë pjesë në takime për tejkalimin e situatës, por ka kritikuar ndryshimet e shpeshta të qëndrimeve politike.

“Unë kam qenë në takim, po e shihni se sa shpesh ka ndryshime të qëndrimeve politike”, ka deklaruar Hamza.

Continue Reading

Lajmet

Kurti i bën propozim PDK-së: Votoni Konjufcën ose Rushitin për president, ne kalojmë ligjin për Specialen

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti ka shpalosur një propozim të ri politik drejtuar Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), me qëllim zhbllokimin e procesit të zgjedhjes së kreut të shtetit.

Sipas këtij propozimi, Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të kalojë në lexim të dytë Projektligjin për Gjykatën Speciale, me kushtin që PDK-ja të zotohet publikisht dhe zyrtarisht se do të marrë pjesë në procesin e votimit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Në kuadër të kësaj oferte, Kurti ka përmendur dy emra konkretë si kandidatë potencialë për postin e Presidentit Glauk Konjufcen dhe Feride Rushiti

Tutje Kurti tha se i kërkon publikisht kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza që ti pergjigjet kesaj kërkese nëse duan që të shkojn tutje këto procese.

Continue Reading

Të kërkuara