Lajmet

​BB: Aktiviteti ekonomik në Kosovë pritet të zgjerohet 7.1 përqind

Prodhimi në vitin 2021 në Kosovë pritet të tejkalojë nivelet e vitit 2019 deri në fund të vitit.

Published

on

Kosova dhe shtetet tjera të rajonit po rikthehen nga recesioni ekonomik i vitit 2020 i shkaktuar nga COVID-19, falë një rimëkëmbjeje më të shpejtë sesa pritej më 2021. Kështu u tha sot gjatë publikimit online të raportit më të ri të rregullt ekonomik të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor.

Në këtë raport thuhet se aktiviteti ekonomik në Kosovë për vitin 2021 pritet të zgjerohet me 7.1 përqind pas një rikthimi më të fortë sesa pritej.

Prodhimi në vitin 2021 në Kosovë pritet të tejkalojë nivelet e vitit 2019 deri në fund të vitit, por rreziqet për parashikimin mbeten të larta pasi vendi vazhdon të përballet me pandeminë.

Drejtori i Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoni të Veriut Massimiliano Paolucci në video mesazhin e tij ka thënë se aktiviteti ekonomik pritet të tejkaloj nivelet e para të pandemisë deri në fund të vitit 2021, pothuajse për të gjitha ekonomitë në Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën.

Paolucci ka thënë po ashtu se duhet të krijohet një shtytje për më shumë mundësi ekonomike, me politika dhe investime që fokusohen në reforma afatgjata për të transformuar rrënjësisht modelin e rritjes së Kosovës në një model që krijon vende të punës duke u udhëhequr nga produktiviteti më i lartë.

“Për Kosovën, raporti përsëritë parashikimet apo projeksionet dhe ekonomia e Kosovës po rimëkëmbet me shpejtësi nga tkurrja e shkaktuar nga pandemia në vitin 2020. Aktiviteti real ekonomik do të tejkaloj nivelet e vitit 2020 deri në fund të vitit 2021. Raporti gjithashtu thekson përmirësimin e pozitës fiskale të përkrahur nga rimëkëmbja e shpejt. Rimëkëmbja e fortë ekonomike duhet të shfrytëzohet për ta krijuar një vrull për mundësi më të mëdha ekonomike. Politikat dhe investimet duhet të fokusohen në reformat afatgjate për ta transformuar rrënjësisht modelin e rritjes së ekonomisë së Kosovës në një model të nxitur nga produktiviteti më i lartë, e cila vlen për të gjithë rajonin. Duke parë përtej pandemisë Covid-19, fokusi I politikës duhet të adresojë lehtësimin e pengesave kyçe kryesore për krijimin e vendeve të punës dhe transformimin ekonomik”, tha ai.

Ndërsa, ekonomisti nga Banka Botërore, Besart Myderrizi tha se rritjes së aktivitetit ekonomik në vitin 2021 i kontribuuan vizitat e diasporës, rritja e kredive për konsum dhe rritja e eksporteve.

Megjithatë, ai tha se presionet e ndjeshme të inflacionit, kryesisht nga çmimet më të larta të importit, mund të minojnë një rimëkëmbje më të fortë në investimet private.

“Kosova këtë vit pritet të shënoj një zgjerim në aktivitetin ekonomik me 7.1 përqind, e cila paraqet një zgjerim të aktivitetit që shkon përtej nivelit të vitit 2019. Kjo po mbështet sidomos në rikthimin shumë më të lartë se sa pritjet nga vizitat e diasporës. Rikthimin e besueshmërisë së konsumatorit, por edhe mbështetjen fiskale dhe kredi dhënia më e lartë për konsumatorët. Krahasuar me parashikimin tonë të pranverës, kjo paraqet një revidim për së larti 3 pikë të përqindjes. Natyrisht ashtu siç shihet edhe në prezantim, Kosova do të ketë një nga rimëkëmbjet më të larta në rajon, apo përmbi mesataren regjionale. Megjithatë, duke qenë se rritja është duke u mbështetur nga një rimëkëmbje shumë e fortë në eksportet e shërbimeve, të cilat I ofrohen diasporës kryesisht gjatë vizitave në Kosovë. Po ashtu në të njëjtën kohë e kemi rritjen më të lartë të tregtimit privat rreth 16 përqind për kredi konsumuese. Inflacioni ka një trend rritës, kjo sidomos nga muaj qershor, megjithatë ky trend është në kuadër me trendeve globale. Mirëpo, ka krijuar edhe sfida për investime private, tash së fundmi po shohim se po krijon sfida edhe për konsumatorin”, theksoi Myderrizi.

Reporti gjithashtu shqyrton edhe tranzicionin e gjelbër që ofron mundësi të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë integrimin më të ngushtë në zinxhirët globalë të furnizimit që janë më euro-centrik, dhe qasjen në burime të konsiderueshme të BE-së për të ndihmuar financimin e tranzicionit të gjelbër.

Menaxhimi efektiv i këtij tranzicioni të gjelbër, duke përfshirë edhe kompromiset e shumta në fushën e politikave, do të duhet të jetë fokus kryesor i vëmendjes së politikave për Ballkanin Perëndimor në vitet në vazhdim.

Vendi

Përfundon takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Siç bëhet e ditur pas takimit është parë të mblidhet grupi parlamentar i PDK-së.

Ende nuk ka deklarime për media.

Continue Reading

Vendi

United Hospital pasuron ekipin mjekësor me ortopedin dhe traumatologun Dr. Arzen Balidemaj

Published

on

By

United Hospital ka mirëpritur në ekipin e saj mjekësor Dr. Arzen Balidemaj, specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, duke zgjeruar kështu gamën e shërbimeve profesionale për trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të sistemit muskuloskeletal. Përmes sjelljes së ekspertizës bashkëkohore, përvojës ndërkombëtare dhe qasjeve të reja diagnostikuese e trajtuese, spitali po i jep një dimension të ri mjekësisë moderne dhe po krijon mundësi që pacientët të marrin shërbime të specializuara me standarde të avancuara.

Dr. Balidemaj sjell në United Hospital përvojën dhe njohuritë e fituara në fushën e ortopedisë, si dhe standarde të trajtimit të bazuara në praktikat evropiane.

Sipas njoftimit të spitalit, ai është i certifikuar nga AGA dhe EndoCert në Gjermani.

United Hospital fuqizon mjekësinë moderne me ekspertë të njohur dhe profesionistë të rinj

United Hospital po vazhdon të ndërtojë një standard të ri në shërbimet shëndetësore në Kosovë, duke zgjeruar vazhdimisht ekipin me mjekë të dëshmuar, kuadro me renome dhe profesionistë të fushave të ndryshme të mjekësisë.

Përmes sjelljes së ekspertizës bashkëkohore, përvojës ndërkombëtare dhe qasjeve të reja diagnostikuese e trajtuese, spitali po i jep një dimension të ri mjekësisë moderne dhe po krijon mundësi që pacientët të marrin shërbime të specializuara me standarde të avancuara.

Në këtë rrugëtim të zhvillimit dhe inovacionit, United Hospital po e pasuron ekipin e vet edhe me emra të rinj të mjekësisë, të cilët me profesionalizmin, përkushtimin dhe përvojën e tyre po sjellin energji të re dhe po kontribuojnë në ngritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor.

Një nga këta profesionistë është edhe Dr. Arzen Balidemaj, specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, i cili tashmë i është bashkuar ekipit të United Hospital. Me përvojën e tij dhe kualifikimet profesionale, ai sjell ekspertizë të avancuar në trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të nyjeve, ortopedisë sportive dhe traumatologjisë.

Ky është vizioni i United Hospital: të sjellë ekspertizën te pacienti, të hapë rrugë për risi në mjekësi dhe të ndërtojë një ekip ku profesionalizmi, teknologjia dhe përkushtimi ndaj pacientit bashkohen në një standard të ri të kujdesit shëndetësor.

Fokusi i tij profesional përfshin trajtimin e problemeve të nyjeve, dëmtimeve sportive dhe rasteve traumatologjike, ndërsa ndër shërbimet që do të ofrojë janë:

Endoprotetika e nyjeve të mëdha, përfshirë shpatullën, gjurin dhe kërdhokullën;

Kirurgjia artroskopike dhe minimalisht invazive;

Ortopedia sportive dhe trajtimet për ruajtjen e nyjeve;

Ndërhyrjet kirurgjikale në shpatull, kërdhokull, gju, dorë, bërryl dhe shputë.

Me angazhimin e Dr. Balidemajt, United Hospital synon të vazhdojë zgjerimin e shërbimeve të specializuara dhe t’u ofrojë pacientëve qasje në trajtime bashkëkohore në fushën e ortopedisë dhe traumatologjisë.

Për të caktuar një vizitë:
📞 046 60 70 70
📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, Kosovë

United Hospital – kujdes i specializuar për shëndetin e nyjeve dhe sistemit muskuloskeletal./rajonipress/

Continue Reading

Vendi

Kurti dhe Hamza takohen në Kuvend

Published

on

Ka filluar takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, raporton Ekonomia Online.

Takimi mes dy liderëve politikë po zhvillohet në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Takimi vjen në një kohë kur në Kuvend po zhvillohen diskutime për çështje të rëndësishme politike dhe institucionale./EO/A.K/

 

Continue Reading

Lajmet

Protestuesit lejojnë të largohet stafi civil, por jo deputetët

Published

on

Protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë para Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, ndërkohë stafi civil i këtyre institucioneve kanë dalë nga objektet me përcjellje dhe në mënyrë të organizuar.

Deputetët nuk janë lejuar nga protestuesit që të dalin nga Kuvendi i Kosovës, ndërkohë po vazhdojnë të qëndrojnë në seancë.

Protesta ka nisur në mëngjesin e sotëm me kërkesën që të kalojë në dy lexime plotësim-ndryshimi i Ligjit për Specialen.

Protesta nuk ka qenë aq e qetë sa në ditët e kaluara, meqë kanë kaluar disa orë prej kur kanë filluar përdorimin e këtyre fishekzjarrëve.

Organizatorët kanë kërkuar që protesta të vazhdojë e qetë por xhamat e Kuvendit të Kosovës janë thyer nga disa protestues./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara