Sport
Batatina për situatën e Giresses: Nuk mund të shkarkojmë trajnerë çdo gjashtë muaj
Trajneri i Llapit e sheh ndeshjen me Qipron si sfidë të një rëndësie të veçantë.
Published
3 years agoon
By
UBT.NewsE ardhmja e trajnerit Alain Giresse në krye të Kombëtares së Kosovës ka filluar të diskutohet për shkak të rezultateve jo të mira në këtë edicion të Ligës së Kombeve dhe sfida e sotme me Qipron mund të jetë vendimtare.
Humbja në këtë ndeshje mund ta hapte skenarin e rënies së Kosovës në Ligën D, varësisht nga rezultati i ndeshjes ndërmjet Irlandës së Veriut dhe Qipros.
Por, përkundër kësaj situate, trajneri Tahir Batatina vlerëson se shkarkimi i trajnerit nuk duhet të ndodh dhe se ai duhet të kursehet nga presioni i madh publik pasi kjo mund të ndikojë negativisht.
“Mendoj që para ndeshjes nuk është mira ta fusim në presion një trajner siç është selektori që e kemi ne. Ne duhet të kujdesshëm, selektori duhet të jetë i qetë dhe nuk duhet një presion kaq i madh të jetë. Se a duhet të shkarkohet nëse humbet, nuk duhet t’ia bëjmë këtë presion trajneri në këtë situatë. Në këtë situatë ne duhet të mblidhemi të gjithë bashkarisht, nuk kemi interesa të shkarkojmë trajnera çdo gjashtë muaj, çdo një vit, nuk është interes i futbollit dhe i përfaqësueses sonë, interesi është ta bëjmë një ekipë solide, stabile, kush do të jetë trajner në të ardhmen nuk ka shumë peshë. Mendoj që trajneri duhet të mendojë sot shumë mirë, duhet të futet në ndeshje vetëm për fitore, duhet të jetë i kujdesshëm ”, tha Batatina.
Trajneri i Llapit e sheh ndeshjen me Qipron si sfidë të një rëndësie të veçantë dhe pret që Kosova të fitojë dhe të mos e rrezikojë qëndrimin e saj në Ligën C.
“Mendoj që është ndeshje e rëndësisë së veçantë. E dimë që pa marrë parasysh rezultatin Kosova është një kombëtare e re, një përfaqësuese e re e cila dita e ditës besoj që do të rrite edhe më shumë. Mendoj që futbolli është i paparashikueshëm, asnjëherë nuk mund të thuash që kështu parashikojë dhe kështu do të jetë. Mendoj që Kosova sot dhe djemtë do ta bëjnë maksimumin, e dinë rëndësinë e ndeshjes që Kosova të jetë në vendin e dytë dhe të mos bie në një grup më poshtë që të rrezikojë rënien në një kategori të palakmueshme për Kosovën”, tha Batatina.
Kosova është në grup me Qipron, Irlandën e Veriut dhe Greqin ndërsa ka gjashtë pikë në vendin e dytë, një më shumë se Qipro e vendit të katërt.
Lajmet
Shorti i Kupës së Botës 2026 hidhet sot në Uashington
Published
1 hour agoon
December 5, 2025By
UBT News
Në Uashington sot hidhet shorti i Kupës së Botës 2026, një moment shumë i rëndësishëm për të gjitha ekipet e kualifikuara që presin të mësojnë rivalët e tyre.
Ceremonia nis në orën 18:00 sipas kohës së Evropës Qendrore dhe do të përcaktojë mënyrën si ndahen grupet nga A deri në L për turneun që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026.
Dymbëdhjetë ekipet evropiane tashmë të kualifikuara mes tyre Spanja, Franca, Anglia, Gjermania, Portugalia, Holanda dhe Skocia presin të shohin se në cilin grup do të përfundojnë. Ndërkohë, katër vende të tjera evropiane do të përcaktohen përmes play-off-eve që zhvillohen në mars 2026, ku përfshihet edhe Kosova.
Shorti do të vendosë fillimisht ekipet e vazos së parë, ku janë tre vendet pritëse si dhe superfuqitë e futbollit botëror. Më pas procedura vazhdon me vazon e dytë, të tretë dhe të katërt, ku ndodhen shumë skuadra që ende shpresojnë t’i bëjnë surprizë turneut.
Ky short shënon nisjen e rrugëtimit final drejt Kupës së Botës 2026, turneut më të madh në historinë e futbollit me 48 skuadra pjesëmarrëse. Fansat në gjithë botën presin me padurim të marrin vesh përballjet e para dhe historitë që do të sjellë ky edicion./S.K/KP/
Lajmet
Mbappé sfidon rekordin historik të Ronaldos
Published
2 hours agoon
December 5, 2025By
UBT News
Kylian Mbappé është shumë pranë një momenti historik te Real Madridi, ku ka shënuar 55 gola gjatë vitit 2025 dhe i duhen vetëm edhe katër që të thyejë rekordin e Cristiano Ronaldos, i cili në vitin 2013 shënoi 59 gola në një vit të vetëm.
Me pesë ndeshje të mbetura në kalendar, Mbappé e ka të gjitha mundësitë për ta kaluar legjendën portugeze.
Forma e tij fantastike u konfirmua edhe në mesjavë, kur shënoi dy gola dhe dha një asist në fitoren 3-0 kundër Athletic Bilbaos.
Ai ka 16 gola dhe katër asiste në LaLiga, shumë përpara Robert Lewandowskit të Barcelonës, i cili ndodhet i dyti me tetë gola.
Fillimi i tij te Real Madridi nuk ishte i thjeshtë pas largimit nga PSG në vitin 2024, por që prej fillimit të këtij viti Mbappé ka qenë krejtësisht i pandalshëm.
Dhjetori i jep edhe disa mundësi të tjera për të rritur numrat, pasi Real Madridi do të përballet me Manchester Cityn në Champions, me Sevillan e Alavesin në ligë dhe me një kundërshtar ende të panjohur në Kupën e Mbretit.
Sfida e parë e tij do të jetë ndeshja e së dielës kundër Celta Vigos, një skuadër në mes të tabelës. Rekordi i Ronaldos dukej i paarritshëm për shumë vite, por 2025-a e Mbappés e ka bërë të duket shumë afër thyerjes./S.K/KP/
Lajmet
Superkompjuteri parashikon fituesin e Kupës së Botës
Published
19 hours agoon
December 4, 2025By
UBT News
Superkompjuteri i Opta-s ka analizuar mijëra skenarë për Kupën e Botës 2026 dhe në krye të favoritëve del Spanja e Luis de la Fuentes.
Kampionët e Evropës shfaqen me një probabilitet 17 për qind për të fituar trofeun dhe modeli statistikor i vendos ata qartë përpara rivalëve.
Pas tyre vjen Franca me 14.1 për qind, e cila kërkon të shkruajë histori duke synuar finalen e tretë radhazi, një arritje që deri tani i përket vetëm Gjermanisë dhe Brazilit.
Në vendin e tretë qëndron Anglia me një shans 11.8 për qind, një ekip i fortë statistikisht por i penguar prej dekadash nga mungesa e trofeve të mëdha.
Argjentina, kampionia aktuale e botës, ka vetëm 8.7 për qind për të përsëritur suksesin e vitit 2022, megjithatë mbetet kombi jo-evropian me shanset më të mira. Ndërkohë Portugalia, me 6.6 për qind, shihet si ekipi më premtues që nuk ka fituar kurrë një Kupë Bote dhe kërkon të shfrytëzojë momentin e mirë pas triumfit në Ligën e Kombeve.
Sa i përket mikpritësve, vetëm Meksika ka një shans të matshëm me 1.3 për qind, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja mbeten shumë larg garës për titull. Nga Afrika, Maroku ruan statusin e ekipit më konkurrues, me 1.1 për qind, duke u mbështetur në ecurinë historike të vitit 2022.
Superkompjuteri ka dhënë verdiktin e tij dhe nëse statistikat dalin të sakta, Spanja duhet të fillojë të përgatisë hapësirën për një trofe të ri në muzeun e saj./S.K/KP/
Lajmet
Vojvoda: Kualifikimi në Botëror do të ishte realizim i ëndrrës së fëmijërisë
Published
1 day agoon
December 4, 2025By
UBT News
Mërgim Vojvoda, një prej shtyllave të mbrojtjes së Kombëtares së Kosovës ka shpalosur emocionet, synimet dhe realizmin e një futbollisti që ka kaluar vite të rëndësishme me fanellën e Dardanëve.
Për të, kualifikimi në Kampionatin Botëror 2026 do të ishte kulmi i karrierës dhe realizimi i ëndrrës së fëmijërisë.
Ai ka theksuar se një sukses i tillë do të kishte peshën e një momenti që e tejkalon çdo arritje individuale.
“Për mua do të ishte ëndrra më e madhe sa i përket futbollit. Kam ëndërruar të luaj në një Kupë të Botës. Të paraqitesha me Kosovën, nuk ka arritje më të madhe. Për mua është gjithçka. Qëllimi është të kualifikohemi, por janë shumë faktorë që duhet të merren parasysh. Nuk do të jetë e lehtë”, tha Vojvoda në FFK Podcast.
Vojvoda e sheh sfidën kundër Sllovakisë si tërësisht të hapur, duke vlerësuar se ekipi i Kosovës ka treguar pjekuri dhe karakter për ta çuar deri në fund këtë rrugëtim. Sipas tij, fakti që finalja e mundshme luhet në shtëpi i jep Dardanëve një ndjenjë shtesë besimi dhe motivimi.
Përballjet e “play-off”-it i ka cilësuar si finale të vërteta, ku çdo detaj, qoftë energjia, freskia apo përqendrimi, mund të bëjë diferencën.
Vojvoda është ndalur edhe te ndryshimet mes gjeneratave, duke vlerësuar se lojtarët e rinj të Kombëtares po tregojnë disiplinë, përqendrim dhe respekt të jashtëzakonshëm për fanellën. Ai ka veçuar me admirim sakrificat e disa prej tyre që udhëtojnë me orë të tëra nga vende të largëta vetëm për të qenë pjesë e Kosovës, duke e cilësuar këtë përkushtim si shembull frymëzues.
Në rikthimin e tij emocionues te humbja e ashpër kundër Zvicrës në nisje të kualifikimeve, Vojvoda ka pranuar se ekipi e përjetoi rëndë atë rezultat.
Megjithatë, ai shtoi se pikërisht ajo sfidë shërbeu si pikë kthese, sepse nga ajo ndeshje grupi ndryshoi qasjen, u bë më kompakt dhe më i bashkuar. Ky transformim, sipas tij, ishte themelor në arritjen e “play-off”-it.
“Kanë qenë të vështira këta tre muaj, intensivë, sidomos pas ndeshjes së parë kur kemi humbur fëlliqtë, ndonëse nuk e kemi merituar atë rezultat. Por pas asaj ndeshjeje shumë njerëz i kemi dëshpëruar. Besoj se ka qenë rrugëtim i vështirë, por me fund shumë të mirë”, tha tutje Vojvoda./S.K/FFK/
Fama e kitarës soul, Steve Cropper, vdes në moshën 84 vjeç
Protesta në përkrahje të çlirimtarëve më 13 dhjetor në Shkup, konfirmohet nga OVL-UÇK
Gjetje arkeologjike 12,000-vjeçare tregon artin e hershëm neolitik
Qeveria në detyrë merr dy vendime përmes mbledhjes elektronike
Hapet hetim për lëndim të rëndë trupor, gruaja u dërgua dy herë në spitalin e Mitrovicës e në QKUK
Si të plakemi më ngadalë? Tre perime që nuk duhet t’i humbisni
Artane Rizvanolli mban konferencë për media sot
Një vajzë dyshohet të jetë dhunuar në Gjakovë
Konfirmohet prezantuesja e Festivalit të 64-t të Këngës
Të kërkuara
-
Aktualitet1 month agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni2 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Lajmet3 months agoVotoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
-
Rajoni2 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
