

Aktualitet
Banorët i kërkojnë Ramës të mos ta shfuqizojë Planin Rregullues të “Kalabrisë”
Banorët e kësaj të fundit u mblodhën para objektit të komunës.
Published
3 years agoon
By
UBT newsTeksa po fillonte mbledhja e Kuvendit Komunal të Prishtinës e që në rend të ditës është paraparë të jetë edhe Plani Rregullues për lagjen “Kalabria”, banorët e kësaj të fundit u mblodhën para objektit të komunës.
Ata po kërkojnë nga Kuvendi Komunal që të mos e shfuqizojnë vendimin për Planin Rregullues i cili pamundëson punimet në rrugën “A” dhe mbulimin e lumit.
Besim Krasniqi qytetarë i lagjes “Kalabria” ka treguar për problemet me të cilat do të ballafaqohen nëse veç shfuqizohet vendimi.
“Kërkojmë që sot asambleja të mos bëjnë shkelje se nuk kanë të drejtë me shfuqizua atë plan. Plani është që i kënaq banorët është i barabartë për krejt edhe atë plan nëse shfuqizohet sjellë shumë probleme se njerëzit kanë lidhur kontrata, detyrime edhe e kanë jetësore nuk është pronë e tyre, ky plan e mundëson edhe rregullimin e kolektorit e mundëson shpronësimin me lehtë… Nëse është koeficienti i papërshtatshëm nuk mundën me be atë punë bllokohet edhe kolektori, rruga “A”, edhe shumë probleme vazhdojnë me qenë. Kjo lagje është e neglizhuar që 15 vite”, tha ai.
E banori tjetër Gani Kqiku ka dyshime se shfuqizimi i vendimit për Planin Rregullues të “Kalabrisë” po bëhet për interesa personale. Ndërsa ai pati edhe kritika ndaj qeverisjes së kryetarit Përparim Rama.
Kqiku ka kritikuar qeverisjen aktuale Rama duke thënë që nuk kanë të drejtë ta shfuqizojnë këtë plan dhe se nëse ka bërë shkelje dikush është qeverisja që e ka marrë këtë vendim. Meqë dyshimet i kanë që këto vendime po i marrin për interesa personale.
“Jam që 35-36 vite banor i Prishtinës unë nuk po e kuptoj çka po i pengojmë ne kryetarin asgjë s’po i lypim asgjë vetëm të drejtat tona t’i realizojë […] Kjo ka ndodh që 7 vite ky plan tash u realizua kur të gjithë deputetët e të gjitha partive e kanë aprovuar. E nëse ata deputet janë të poshtër, dallaverxhi ky duhet me prokurori edhe me i fut në burg, jo vetëm ata po edhe kryetarin që ka qenë se edhe ai boll i keq ka qenë, as ai nuk ka punuar asgjë, por në fund u bënë bashkë edhe e aprovuan që na mos me pas telashe. Për popull nuk po mendon askush, ai u ardh kryetar, por ne e kemi sjelli, shkon prapë nesër, e na mbesim qaty… Ne kemi dyshim që janë vetëm interesat personale të secilit, se në këtë shtet kerkush nuk punon pa pas interesa”, tha ai.
Për të njëjtën arsye, këta banorë protestuan edhe më 15 mars para objektit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës (MMPHI). Ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu reagoi duke thënë se shqetësimet e banorëve do t’i trajtojnë me prioritet.
Bota
Kremlini mohon pretendimet e SHBA-së se Rusia po zvarrit bisedimet e paqes në Ukrainë
Published
13 hours agoon
July 1, 2025By
UBTnews
Kremlini mohoi sot pretendimet e të dërguarit të posaçëm të presidentit të SHBA-së, Donald Trump për Ukrainën – se Rusia po zvarrit bisedimet e paqes, duke shtuar se Moska kishte përmbushur të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në negociata.
I dërguari i lartë i Trump për Ukrainën, Keith Kellogg, tha dje se Rusia nuk mund të vazhdonte të zvarriste negociatat ndërsa bombardonte objektivat civile në Ukrainë.
I pyetur në lidhje me këto deklarata, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Rusia ishte mirënjohëse ndaj ekipit të Trump për ndihmën në lehtësimin e bisedimeve, ndërsa shtoi se Moska nuk po i zvarriste bisedimet.
“Ne jemi në favor të qëllimeve që po përpiqemi të arrijmë përmes operacionit të posaçëm ushtarak me mjete politike dhe diplomatike”, tha Peskov.
Peskov vuri në dukje se palët duhet ende të bien dakord për datat e raundit të tretë të bisedimeve. /atsh

Qeveria amerikane po heq sanksionet ndaj Sirisë pasi presidenti Donald Trump nënshkroi dje në mbrëmje dekretin përkatës, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.
Trump e kishte njoftuar këtë hap rreth një muaj e gjysmë më parë gjatë udhëtimit të tij në Lindjen e Mesme.
“Kjo është një përpjekje për të promovuar dhe mbështetur rrugën e vendit drejt stabilitetit dhe paqes”, tha zëdhënësja e Trump, Karoline Leavitt, para nënshkrimit.
“Sanksionet e vendosura ndaj ish-presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad dhe bashkëpunëtorëve të tij, mbeten në fuqi”, sipas Shtëpisë së Bardhë.
E njëjta gjë vlen edhe për sanksionet ndaj shkelësve të të drejtave të njeriut, trafikantëve të drogës dhe individëve të lidhur me aktivitete që përfshijnë armë kimike.
“Do të merren gjithashtu hapa për të lehtësuar kontrollet e eksportit dhe kufizime të tjera ndaj Sirisë”, sipas dekretit të Trump.
Ai udhëzon Departamentin Amerikan të Shtetit të rishikojë përcaktimin e grupit islamist Hayat Tahrir al-Sham (Organizata për Çlirimin e Levantit, HTS) si një organizatë terroriste e huaj. Qeveria tranzitore siriane ka dalë kryesisht nga ky grup.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio do të shqyrtojë gjithashtu përcaktimin e Sirisë si sponsor shtetëror i terrorizmit, si dhe atë të presidentit të përkohshëm Ahmed al-Sharaa si terrorist.
Përveç kësaj, Rubio do të shqyrtojë në Kombet e Bashkuara, mundësitë për të hequr sanksionet. Dekreti gjithashtu e udhëzon atë të shqyrtojë nëse disa sanksione, të cilat lidhen me një ligj që ndëshkonte ish-qeverinë siriane nën drejtimin e al-Assad për mizori, duhet të pezullohen plotësisht ose pjesërisht”, sipas Shtëpisë së Bardhë.
Që nga përmbysja e al-Assad në dhjetor, udhëheqja e re siriane është përpjekur për afrim me bashkësinë ndërkombëtare.
Ajo kërkon heqjen e të gjitha sanksioneve, të cilat shumë vende i vendosën gjatë viteve të luftës brutale civile nën drejtimin e al-Assad. /atsh
Bota
Polonia shqyrton rivendosjen e kontrolleve kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë për shkak të migracionit
Published
15 hours agoon
July 1, 2025By
UBTnews
Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk tha se po shqyrtojnë të rifillojnë kontrollet në kufijtë e vendit të tij me Gjermaninë dhe Lituaninë për shkak të shqetësimeve lidhur me migracionin e paligjshëm, transmeton Anadolu.
Sipas mediave polake, Tusk në një konferencë për media tha se do të zhvillojnë takim me përfaqësues të institucioneve që lidhen me sigurinë e vendit dhe do të vlerësojnë situatën në të gjitha kufijtë e Polonisë.
Ai theksoi se siguria kufitare është një nga prioritetet kryesore të qeverisë së tij. “Ne e kemi informuar palën gjermane se mund të jemi të detyruar të rifillojmë kontrollet në kufirin polako-gjerman, nëse rastet e dyshimta (të lidhura me migracionin e paligjshëm) vazhdojnë“, shtoi Tusk.
Kryeministri polak vuri në dukje se vendimet që do të merren do të zbatohen në mënyrë që do të krijojë shqetësime minimale për qytetarët polakë dhe se do të merren masa për të parandaluar kalimet e paligjshme në Poloni edhe përmes Lituanisë.
“Gjermania e krijoi vetë problemin e migracionit dhe duhet ta trajtojë vetë“
Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda në një konferencë për media i bëri thirrje qeverisë të ndërmarrë veprime për të parandaluar kthimin e emigrantëve të paligjshëm në vendin e tyre nga Gjermania.
Duda shprehu trishtimin që qeveria nuk iu përgjigj Gjermanisë që shtyu emigrantët drejt Polonisë. “Nuk mund të lejojmë që ligjet të shkelen, migrantët të shtyhen me forcë drejt vendit tonë. Gjermania e krijoi vetë problemin e migrantëve dhe duhet ta trajtojë vetë. Ne nuk do ta zgjidhim këtë problem për ta”, tha Duda.
Nga ana tjetër, grupe prej qindra njerëzish që e quajnë veten “patrulla qytetare” po organizojnë protesta në rajonet kufitare të Polonisë me Gjermaninë kundër migrantëve të kthyer nga Gjermania.
Një grup prej rreth 200 personash mbylli një rrugë për trafikun në qytetin Szczecin në veriperëndim të Polonisë të shtunën. Pjesëmarrësit thanë se u mblodhën “në mënyrë që policia gjermane të mos sjellë migrantë”.
Bota
USAID: Rënia e ndihmës së SHBA-së mund të çojë në 14 milionë vdekje deri në vitin 2030
Published
15 hours agoon
July 1, 2025By
UBTnews
Mbi 14 milionë vdekje të tjera, rreth 4,5 milionë prej tyre fëmijë nën moshën 5 vjeç, mund të ndodhin gjatë pesë viteve të ardhshme për shkak të shkurtimeve të mëdha në ndihmën e jashtme të SHBA-së, sipas një studimi të publikuar në revistën mjekësore ”The Lancet”.
Studimi – i drejtuar nga shkencëtarë në Barcelonë dhe Salvador da Bahia, Brazil – paralajmëron për rrezikun e reduktimeve të vazhdueshme të ndihmës – që janë iniciuar nga presidenti amerikan, Donald Trump.
Ekipi analizoi të dhënat e vdekshmërisë nga më shumë se 130 vende dhe rajone nga viti 2001 deri në 2021, dhe përdori rezultatet për të bërë parashikime deri në vitin 2030.
Projeksionet e tyre sugjerojnë se rënia e ndjeshme e ndihmës amerikane mund të ketë pasoja katastrofike, veçanërisht në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
SHBA-ja ka qenë ofruesja më e madhe e ndihmës humanitare në botë. USAID vlerësohet se ka shpëtuar miliona jetë. /atsh

Ja fktorët që ndikojnë në rritjen e kolesterolit të keq

Abraham nga aeroplani, do të jem në sulm me dyshen shqiptare

Pete Davidson zbulon plagë të thella familjare mes një paraqitjeje të re në skenë

Dubai bën testin e parë, synon të “luftojë” trafikun me Taksitë Ajrore Joby deri në 2026

Si e kaloi Princesha Diana ditëlindjen e saj të fundit?

Ky çaj e parandalon sulmin në zemër

Ansu Fati zyrtarizohet te Monaco

Kremlini mohon pretendimet e SHBA-së se Rusia po zvarrit bisedimet e paqes në Ukrainë

SHBA heq sanksionet ndaj Sirisë
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet3 months ago
Studentët e Psikologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në qendrën psikologjike “Radix” dhe Asociacionin Kosovar për Psikoterapi Trupore
-
Lajmet nga UBT4 weeks ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT3 weeks ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane