Lajmet

​Asnjë pacient me COVID-19 nuk po trajtohet në spitalin e Gjilanit, Mitrovicës dhe Vushtrrisë

Në spitalet dhe klinikat tjera të ShSKUK-së në trajtim mjekësor janë 44 pacientë.

Published

on

Në Spitalin e Gjilanit, Mitrovicës dhe Vushtrrisë nuk po trajtohet asnjë pacient me COVID-19.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se në spitalet dhe klinikat tjera të ShSKUK-së në trajtim mjekësor janë 44 pacientë, nga ta 14 janë konfirmuar me COVID-19 dhe 30 të tjerë postCOVID.

“Në bazë të raportit të datës 9 nëntor 2021, në Spitalin e përgjithshëm të Mitrovicës nuk ka pacientë të shtrirë me Covid-19. Pacientë me Covid-19, nuk ka, as në Spitalin e Vushtrrisë dhe atë të Gjilanit. Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim mjekësor janë 44 pacientë, prej tyre 14 të konfirmuar me Covid-19 dhe 30 të tjerë post-covid. Me oksigjeno-terapi janë 13 pacientë, përderisa në mjekimin intnesiv të Klinikës Infektive ka vetëm 1 pacient me maskë të oksigjenit”, thuhet në njoftimin e ShSKUK.

Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid, sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 3 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient

Spitali i Prizrenit, 2 pacientë

Spital i Pejës, 3 pacientë

Spitali i Gjakovës, 6 pacientë

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë

Lajmet

Hamza pas dështimit të seancës: Po i bëhet dëm vendit, nuk përjashtojmë veprimet ligjore

Published

on

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka kritikuar partitë politike pas dështimit të vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, duke thënë se po thellohet vakuumi institucional në vend.

Hamza tha se PDK-ja e ka bërë të qartë qëndrimin e saj dhe ka kërkuar respektimin e Kushtetutës, Rregullores së Punës së Kuvendit dhe vendimit të Gjykatës Supreme.

“E kemi thënë qartë se nuk është respektu dhe s’po respektohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës, nuk po respektohet Rregullorja e Punës së Kuvendit, nuk po respektohet vendimi i Gjykatës Supreme”, tha Hamza.

Ai kritikoi veçmas Listën Serbe dhe Lëvizjen Vetëvendosje, duke i akuzuar se përmes veprimeve të tyre po e dëmtojnë vendin dhe qytetarët.

“Qoftë Lista Srpska, qoftë ndonjë parti tjetër politike, në këtë rast Lëvizja Vetëvendosje, janë tu i bë dëm vendit. Janë tu i dëmtu qytetarët e Republikës së Kosovës”, deklaroi ai.

Hamza tha se, sipas tij, janë plotësuar kushtet ligjore që çështja të referohet edhe në organet e drejtësisë, përfshirë Gjykatën Kushtetuese.

“Të gjitha kushtet legale, ligjore janë të plotësuara që rasti të referohet edhe në organet e drejtësisë, kjo përfshin edhe Gjykatën Kushtetuese”, tha ai.

Kreu i PDK-së shtoi se partia e tij nuk i përjashton veprimet ligjore, kushtetuese dhe politike, duke theksuar se ato do të ndërmerren brenda rregullave ligjore dhe demokratike./A.K/

Continue Reading

Lajmet

78-vjeçari nga Prishtina ende i zhdukur

Published

on

By

Xhafer Raçi, 78-vjeçar nga Prishtina, vazhdon të jetë i zhdukur, familja e tij ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të mësuar për vendndodhjen e tij.

Raçi, i lindur më 18 shkurt 1948, është larguar nga shtëpia më 2 korrik 2026, rreth orës 08:00, dhe që nga ajo kohë nuk është kthyer në shtëpi.

Sipas familjes, herën e fundit ai është parë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Familjarët kanë bërë të ditur se 78-vjeçari vuan nga demenca, duke shtuar shqetësimin për gjendjen dhe sigurinë e tij.

Familja u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që mund të kenë ndonjë informacion për vendndodhjen e Xhafer Raçit që ta lajmërojnë autoritetet.

Informacionet mund të dërgohen në stacionin më të afërt policor ose përmes numrave 192 dhe 038 550 999, si dhe në adresën elektronike [email protected].

Çdo informacion, sado i vogël, mund të ndihmojë në gjetjen e 78-vjeçarit.

Continue Reading

Lajmet

Shtyhet sërish seanca konstituive, s’ka dakordim për votimin e nënkryetarëve

Published

on

Albulena Haxhiu është rizgjedhur kryetare e Kuvendit me 62 vota. Megjithatë, seanca konstituive u shty sërish. Kësaj radhe për shkak të mosdakordimit për votimin e nënkryetarëve. Seanca u shty për në orën 11:00 të premten.

Continue Reading

Lajmet

Simiq propozoi “në emër të popullit serb” në Kuvendin e Kosovës – reagime të ashpëra

Published

on

Gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq ka propozuar Slavko Simiqin për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit.

Simiq tha se kandidatura është bërë në emër të popullit serb, me nënshkrimet e 9 nga 10 deputetët që mbajnë vendet e rezervuara për komunitetin serb.
“Në emër të popullit serb, me nënshkrimet e shumicës së deputetëve që mbajnë vendet e rezervuara për komunitetin serb, përkatësisht 9 nga 10 deputetë, propozojmë zotin Slavko Simiq si kandidat për nënkryetar të Kuvendit”, deklaroi ai.

Ky propozim ka nxitur reagime të shumta nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar duke thënë se deputeti i Listës Serbe, sipas saj, ka sulmuar Kushtetutën dhe Republikën nga foltorja e Kuvendit.

“E tash pritini këta që na tregojnë që nuk paska rëndësi që deputeti i Listës Serbe sulmon Kushtetutën dhe Republikën nga foltorja e Kuvendit”, ka shkruar Gërvalla.

Edhe deputeti i LVV-së, Andin Hoti, ka reaguar ndaj deklaratës së Simiqit, duke thënë se Lista Serbe nuk përfaqëson të gjithë popullin serb në Kosovë.

Continue Reading

Të kërkuara