Lajmet

​Asgjë zyrtare si u fut vaksina “Pfizer” në veri të Mitrovicës

Published

on

Si pasojë e pandemisë Covid-19, të hyrat nga Dogana e Kosovës janë 130 milionë euro më pak se në vitin paraprak.

Viti 2020 kishte nisur me një performancë të mirë deri në fillimin e pandemisë Covid-19 në muajin mars, ku është vërejtur edhe impakti i menjëhershëm në të hyra.

Po ashtu, edhe kontrabanda vazhdon ta sfidojë Doganën, sikur rasti i fundit me kontrabandimin nga Serbia të vaksinës “Pfizer”.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci thotë për KosovaPress se Dogana edhe prokuroria janë duke hetuar rastin për futjen e vaksinës “Pfizer”, siç thotë ai mund të jetë importuar në mënyrë ilegale për qytetarët serb në veri të Mitrovicës.

Stavileci shton se nuk mund të japin informacione për këtë vaksinë që është futur në territorin e Kosovës pa pasur ndonjë dokument apo fakt.

“Sa i përket rastit që ju i referoheni (vaksinat antiCovid19 në veri të Mitrovicës), janë duke u zhvilluar hetimet lidhur me këtë çështje dhe nga kanë ardhur këto(vaksina). Megjithatë duhet të themi se ne kemi kufij tokësor me Serbinë mjaft të gjatë, që shpesh herë është përdorë edhe nga kontrabandistët për kontrabandimin jo vetëm të barnave, por edhe të produkteve të tjera. Në përgjithësi nëse krahasohet kontrabanda e këtij viti me vitin e kaluar, ka pësuar rënie për arsye të kufizimit të lëvizjes së qytetarëve gjatë natës për masat mbrojtëse nga Covid-19. Kështu që për këtë arsye është kufizuar edhe kontrabandimi. Ndonëse kjo është e ndërlidhur edhe me rënien e konsumit të produkteve që ata i kanë kontrabanduar”, thekson ai.

Ndërsa për të hyrat vjetore të Doganës në 2020, Stavileci pohon se të hyrat janë 1 miliard e 30 milionë e euro ose një rënie për 10 përqind.

“Impakti i menjëhershëm në të hyra në Doganën e Kosovës është përmbyllur në fund të vitit me minus 10 përqind më pak të hyra se viti paraprak. Në vitin paraprak… Kemi pasur 1 miliard e 200 milionë tani kemi rreth 1 miliard e 30 deri 40 milionë deri në përmbyllje të të këtij viti. Pra, kemi një rënie prej 120 deri 130 milionë, të cilat nuk kemi arrit t’i mbledhim, por këto janë si rezultat i pandemisë dhe krizën ekonomike që ka shkaktuar Covid-19”, pohon Stavilici.

Kurse, Kosova për herë të parë ka arritur të eksporton mallra në tregun evropian në vlerë prej 400 milionë euro, ndërsa vlera e importeve ka shënuar rënie për 250 milionë euro.

“Një lajm i mirë ka qenë që për herë parë sivjet kemi kaluar kufirin prej rreth 400 milionë euro vlera e eksporteve të produkteve kosovare. Shumë prodhues në disa industri kanë përparuar në listën e kompanive të cilat eksportojnë siç është industria e drurit, e cila sivjet është rendit në vendin e pestë, derisa vite më parë kanë relevante në aspektin e eksportit. Tek importet kemi një rënie të theksuar dhe si vlerë e përgjithshme e mallit që është importuar më pak është mbi 250 milionë euro”, tha ai.

Gjermania dhe shtetet evropiane mbeten vendet prej ku importohen mallra më së shumti në Kosovë. Kurse, importet nga Serbia kanë shënuar rënie në vazhdimësi në dy vitet e fundit.

“Serbia tani ka mbet një ndër importuesit e ulët. Shtetet si Gjermania, Italia dhe ato të Unionit Evropian në përgjithësi, pastaj, është Kina, Turqia, dhe vendet e CEFTA-s siç janë Shqipëria dhe Maqedonia janë vendet që ne importojmë më së shumti. Derisa në aspektin e eksportit është rritë eksporti me vendet e Unionit Evropian dhe drejt Shqipërisë”, thotë ai.

Sfidë për doganën mbetet sigurimi i të hyrave të nevojshme për buxhetin e Republikës së Kosovës. 

Lajmet

Prishtinë: Policia realizon 134 urdhëresa gjykate dhe sekuestron armë gjatë javës së kaluar

Published

on

Zyrtarët policorë të rajonit të Prishtinës kanë vazhduar aktivitetet e tyre gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara operative.

Sipas të dhënave zyrtare, janë realizuar gjithsej 134 urdhëresa të gjykatës, prej të cilave 35 kanë të bëjnë me vepra penale, ndërsa pjesa tjetër me kundërvajtje, seanca gjyqësore dhe verifikime të ndryshme.

Pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa ata të dënuar me gjobë janë liruar pas përmbushjes së obligimeve të përcaktuara në urdhëresa.

Në kuadër të aktiviteteve të tjera të sigurisë, policia ka sekuestruar 10 armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe sasi të municionit.

Ndërkohë, në fushën e sigurisë në trafikun rrugor, janë shqiptuar gjithsej 3,814 masa administrative me gjobë për shkelje të ndryshme të kodit rrugor, prej të cilave 567 janë evidentuar nga vetura inteligjente dhe radarët mobilë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Apel për qytetarët në Pejë: Kujdes i shtuar ndaj zjarreve gjatë temperaturave të larta

Published

on

Policia e Kosovës u bën apel qytetarëve në rajonin e Pejës që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura të larta, për shkak të rrezikut të shtuar nga zjarret.

Duke u bazuar në përvojat e viteve të kaluara, Policia thekson se zjarret paraqesin rrezik serioz për jetën e qytetarëve dhe shkaktojnë dëme të mëdha materiale kudo që shfaqen.

Qytetarët kërkohet të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura dhe të raportojnë menjëherë tek autoritetet çdo person të dyshuar për zjarrvënie apo veprime të pakujdesshme që mund të shkaktojnë zjarr.

Po ashtu, Policia e Kosovës paralajmëron se do të ndërmarrë masa ligjore ndaj çdo individi që rrezikon jetën apo pronën e qytetarëve, qoftë me dashje apo nga pakujdesia.

Apeli u drejtohet të gjithë qytetarëve që të jenë maksimalisht të kujdesshëm gjatë përdorimit të mjeteve që mund të shkaktojnë zjarr, si shkrepëset, cigaret, grillat dhe zjarret në natyrë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

PDK dorëzon dy ankesa në PZAP, KQZ në pritje të vendimit për rezultatet përfundimtare

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të përfundimit të shqyrtimit të ankesave lidhur me procesin zgjedhor, para se të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar se shpallja e rezultateve varet nga përmbyllja e procedurave ankimore dhe vendimet që do të merren nga institucionet përkatëse.

Ai theksoi se pas këtyre vendimeve do të vlerësohet nëse ato përmbajnë obligime konkrete për KQZ-në.

Dy ankesa lidhur me procesin e rinumërimit janë dorëzuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), pas përfundimit të afatit 48-orësh të ankimimit të dielën në mesditë.

PZAP ka afat prej tre ditësh për të vendosur lidhur me këto ankesa, të cilat janë paraqitur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), njëra të premten dhe tjetra të shtunën.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen armë dhe municion në tri raste në Zubin Potok

Published

on

Në tri raste të ndara në Zubin Potok janë gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe pajisje të tjera të dyshuara, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, më 21.06.2026, në një objekt (shtallë për ushqim bagëtish) është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, pesë karikatorë të armës së gjatë me gjithsej 151 fishekë, pjesë të uniformës së kamufluar si dhe një bateri ndriçuese. Rasti është nën hetime nga njësitet relevante policore.

Në një rast tjetër në të njëjtën zonë dhe datë, në një objekt të ngjashëm janë sekuestruar një armë zjarri, 74 fishekë të kësaj arme dhe 254 fishekë të armës së gjatë. Edhe për këtë rast janë duke u zhvilluar hetime.

Ndërsa në rastin e tretë, në një objekt të pabanuar janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë dhe një bajonetë, 11 fishekë të së njëjtës armë, 33 fishekë të armës së gjatë, dy makina për mbushjen e fishekëve të armës së gjuetisë, rreth 200 gramë barut dhe rreth 2 kg sfera për mbushje fishekësh.

Hetimet për të tri rastet po vazhdojnë nga ekipet relevante policore.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara