Kronikë e zezë

​Arrestohen tre persona për organizim të skemave piramidale apo bixhoz

Tё dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit janё ndaluar për 48 orë.

Published

on

Në fshatin Carrabreg të Deçanit, gjatё kontrollit tё lokali, nё njё dhomё tё ndarё policia ka gjetur dhe sekuestruar si provë materiale, letra bixhozi dhe disa qipa qё i përdornin gjatë lojës.

Policia e Kosovës, Stacioni Policor Deçan, sё bashku me njësitin për reagim tё shpejtё me datë 20.07.2022, rreth orës 00:30, kanë shkuar nё njё kontroll në fshatin Carrabreg- Deçan. Gjatё kontrollit tё lokalit nё njё dhomё tё ndarё nga lokali janё gjetur dhe sekuestruar si provë materiale, letra bixhozi dhe disa qipa qё i përdornin gjatë lojës”, thuhet në komunikatë.

Pas kontrollimit tё lokalit nga njësitet Policore janё arrestuar tre persona tё cilët dyshohet se ishin duke luajtur bixhoz.

Tё dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit janё ndaluar për 48 orë.

Lajmet

Dy të vrarë me armë zjarri në Durrës

Published

on

Dy persona kanë vdekur pasi janë qëlluar për vdekje nga armë zjarri pranë një karburanti në Manëz të Durrësit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku sipas informacioneve të para, bëhet me dije se si pasojë e një konflikti janë qëlluar A. K (23-vjeçar) dhe F. P (33-vjeçar).

Policia e shtetit ka njoftuar se ka shpallur në kërkim autorin e veprës D.P.

Durrës- Informacion paraprak:

“Rreth orës 01:45 të datës 22.10.2025, në Manëz, pranë një karburanti, pas një konflikti dyshohet për motive të dobta, kanë mbetur të vrarë me armë zjarri shtetasit A. K., 23 vjeç, dhe F. P., 33 vjeç, të dy banues në Manëz.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, dyshohet se shtetasi F. P. është vrarë me armë zjarri nga shtetasi D. P., 21 vjeç, banues në Manëz, ndërsa shtetasi A. K. dyshohet se është vrarë nga shtetasi F. P.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive për kapjen e shtetasit D. P. Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, po vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe administrimin e çdo prove, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rastit.”, thuhet në njoftim./S.K/TopChannel/

Continue Reading

Lajmet

Ndalohet një zyrtar publik nën dyshimin për keqpërdorimin e mbi 8.8 milionë eurove

Published

on

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, ka zhvilluar një hetim lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare në procedurat e tenderëve publikë.

Sipas njoftimit, gjatë hetimeve janë siguruar prova dhe informata që mundësojnë dyshimin se një zyrtar publik ka ndihmuar operatorët ekonomikë për t’u shpallur fitues në tenderë të caktuar, duke përshtatur kriteret e përcaktuara nga autoritetet kontraktuese në mënyrë të kundërligjshme.

“Vlera totale e tenderëve në fjalë tejkalon 8.8 milionë euro”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, veprimet hetimore janë zhvilluar në bashkëpunim të vazhdueshëm me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, duke përfshirë sigurimin e dëshmive dhe masa të tjera hetimore, përfshirë sekuestrimin e pajisjeve komunikuese.

“Personi i dyshuar është intervistuar dhe, me urdhër të Prokurorisë Speciale, është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa dy të dyshuar të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.

Rasti vazhdon të hetohet dhe Policia e Kosovës dhe në bashkëpunim me organet e drejtësisë do të ndërmerren veprime tjera./S.K/KP/PK/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një person në Zveçan

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Fsh. Korilë, Zveçan 17-20.10.2025 – NN. Viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Rrëmbyen një person në Veternik, arrestohen katër të dyshuar, i përfshirë edhe një polic

Published

on

Pas veprimeve hetimore të ndërmarra nga hetuesit policor dhe identifikimit të personave të dyshuar lidhur me rastin e rrëmbimit të raportuar më 19 shtator 2025, në lagjen Veternik të Prishtinës, ka rezultuar se në këtë rast dyshohet të jetë i përfshirë edhe një zyrtar policor.

Sipas njoftimit, menjëherë pas kësaj është njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) të cilët në bashkëpunim me hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë kanë arrritur të sigurojnë prezencën e personave të dyshuar.

“Gjatë veprimeve hetimore janë sekuestruar një armë zjarri dhe një lodër (imitim i armës AK-47). Me vendim të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, të katër personave të ndaluar u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Si pjesë e procedurave administrative IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin për zyrtarin policor”, thuhet në njoftim.

Hetuesit policor dhe ata të IPK-së, në koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore, po vazhdojnë veprimet e mëtejme hetimore me qëllim të ndriçimit të plotë të rastit.

Numri i përgjithshëm i personave të arrestuar lidhur me këtë rast arrin në tetë./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara