Kronikë e zezë

​Arrestohen pesë persona për shitjen e parave të falsifikuara

Sipas policisë vlera e përfitimit që ata kanë përfituar është rreth 20,000 euro.

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona për shitjen e parave të falsifikuara pasi kishte ndërmarrë veprime hetimore intensive disa mujore në zbulimin e personave të dyshuar të cilët përmes rrjetit social Tik Tok kanë shpërndarë video se të njëjtit bëjnë shitjen e parave të falsifikuara si kartëmonedha dhe monedha metalike.

Sipas policisë vlera e përfitimit që këta persona kanë përfituar me anë të mashtrimit është rreth 20,000 euro.

“Gjatë hetimit profesional janë siguruar prova se personat e dyshuar me iniciale F. V. mashkull/kosovar, S. A. mashkull/kosovar, A. V. mashkull/kosovar, B. R. mashkull kosovar dhe E. V. mashkull/kosovar, janë marrë me veprimtari kriminale ku kanë mashtruar dhjetëra persona kinse do të ju shesin para të falsifikuara, derisa në anën tjetër personat që kanë tentuar të blejnë para të falsifikuara, kanë kryer vepër penale. Vlera e përfitimit që këta persona kanë përfituar me anë të mashtrimit është rreth njëzet mijë (20,000) euro”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lidhur me rastin të martën është zbatuar plani operativ përkatës ku hetuesit kompetent në orët e mëngjesit kanë realizuar Urdhëresën e Gjykatës Themelore në Gjilan, dega në Viti, për kontrollimin e shtëpive të pesë (5) personave të dyshuar të lartcekur.

Gjatë kontrollimit të shtëpive të personave të dyshuar janë sekuestruar: një granatë dore, një armë automatike, një karikator i armës, 52 pesëdhjetë e dy fishekë, një telefon mobil.

“Të dyshuarit janë dërguar në stacionin policor dhe janë intervistuar në prezencë të avokatëve të tyre mbrojtës dhe të njëjtit me aktvendim të prokurorit të lëndës dërgohen në mbajtje për 48 orë”, thuhet në komunikatën e policisë.

Policia e Kosovës apelon që qytetarët të kenë kujdes nga mashtrime të tilla dhe të bashkëpunojnë ngushtë me Policinë e Kosovës për parandalimin dhe luftimin e këtyre rasteve, si dhe sjelljen para drejtësisë të personave të përfshirë.

Lajmet

Policia shqipton rreth 2 mijë e 400 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Published

on

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2394 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

Vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar 34 aksidente trafiku me dëme materiale, ku 16 nga këto aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.

Policia e Kosovës ka arrestuar 21 persona, 10 janë dërguar në mbajtje, kurse 2 persona janë në vuajtje të dënimit./S.K/PK/

 

 

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dyshuari për vrasje në Podujevë

Published

on

Zyrtarë të Stacionit Policor Veriu në Prishtinë kanë lokalizuar dhe arrestuar një person i dyshuar i kërkuar për vrasje, në rastin e ndodhur më 6 shtator, në Llapashticë e Epërme e Podujevës.

Njësitet policore kanë ndërmarrë këtë operacion në Prishtinë, i cili ka rezultuar me arrestimin e A.H., (31).

I dyshuari është shtetas i Kosovës, i shpallur në kërkim nën dyshimin e bazuar për përfshirje në veprën në fjalë.

“Veprimet e mëtejme lidhur me personin e dyshuar do të merren në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, thuhet në njoftim nga Policia e Kosovës./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Një person humb jetën pasi ra në hapësirën e liftit në Fushë Kosovë

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme një person humbi jetën pasi ra në një hapësirë të liftit nga një lartësi prej 3 metrash në Fushë Kosovë.

Policia ka dhënë detaje shtesë rreth inicdentit, ku bëri të ditur se trupi i pajetë u identifikua në vend të ngjarjes dhe vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.

“Rr. Agron Rrahmani, Fushë Kosovë 22.10.2025 – NN. Raportohet se viktima mashkull kosovar, ka rënë nga një lartësi prej 3 metrash të një objekti në ndërtim, në pjesën për vendosjen e liftit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dyshuari për lojëra fati, kapen edhe armë, thikë e fishekë

Published

on

Një person është arrestuar mbrëmjen e së mërkurës në Pejë, pasi i njejti përveq se luante lojëra fati, gjatë bastisjes në atë lokal është gjetur dhe konfiskuar një armë me pesë fishekë, një thikë dhe tre telefona.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Binak Qela” në Pejë.

“Në vendin e ngjarjes kanë qenë edhe inspektorët komunal të cilët kanë mbyllur lokalin pasi nuk ishte biznes i regjistruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./S.K/PK/

Continue Reading

Të kërkuara