Lajmet

​Arben Vishaj emërohet u.d. të drejtorit të Klinikës Infektive

Publikuar

Nga dita e djeshme infektologu Arben Vishaj është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress edhe vetë Vishaj i cili tha se dje e ka pranuar këtë pozitë nga drejtoria e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës”.

“Po është e vërtetë, jam emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Klinikës Infektive”, tha shkurt Vishaj.

Infektologu Arben Vishaj është emëruar në këtë pozitë pasi dorëheqje nga ky post ka dhënë Izet Sadiku tash e tri javë.

Sadiku ditë më parë kishte deklaruar se dorëheqje ka dhënë për arsye personale, derisa këtë pozitë e kishte pranuar në fillim të marsit kur vendi ynë përballuar me valën e tretë të COVID-19.

Izet Sadiku ishte emëruar si u.d. të drejtorit të Klinikës Infektive pas dorëheqjes së Lindita Ajazaj-Berishës. 

Lajmet

Pse Warren Buffett nuk u dorëzua asnjëherë?

Buffett zotëron një pasuri me vlerë 77 miliardë dollarë.

Publikuar

nga

Biznesmeni, guruja financiar dhe filantropisti Warren Buffett mund t’ju mësoj një apo dy gjëra për jetën.

Që në moshë të re, miliarderi investitor ishte i destinuar për sukses – shiste qese mbeturina për komshinjtë dhe shpërndante gazeta. Në moshën 15 vjeçare, Buffett filloi të investonte në pasuritë e patundshme.

Sot në moshën 70 vjeçare “Orakulli i Ohamas” zotëron një pasuri me vlerë 77 miliardë dollarë, vlerë kjo që e bën të jetë njeriu i dytë më i pasur në botë. Prandaj në fillim të artikullit ju thashë që keni çfarë të mësoni prej tij.

Këto janë 8 thënie nga Warren Buffett:

“Nuk ka rëndësi sa i madh është talenti apo përkushtimi, disa gjëra kanë kohën e tyre. Nuk mund të lindësh një bebe brenda muajit duke lënë 9 gra shtatëzënë.”

“Unë nuk kërkoj të kalojë shtatë shkallë menjëherë. Unë kërkoj atë shkallë të cilnë mund ta kalojë.”

“E vetmja gjë që nuk duhet të bëni kur bini në gropë është të mos vazhdoni të gërmoni.”

“Mjafton të bësh disa gjëra mirë në jetë për sa kohë që nuk bën shumë gjëra gabim.”

“Ti bën gjëra vetëm kur të vijën mundësitë.”

“Duhen 20 vite për të ndërtuar një reputacion dhe vetëm pesë minuta për ta shkatërruar atë. Nëse e mendoni në këtë mënyrë, do të filloni t’i bëni gjërat ndryshe.”

“Dikush është ulur nën hije sot sepse dikush tjetër ka mbjellë një pemë kohë më parë.”

“Të parashikosh shiun nuk është ndonjë shpikje. Të ndërtosh anije po.”

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Gjëra që lënë të kuptohet se jeni në një lidhje toksike!

Publikuar

nga

Kur jeni në një lidhje, është e vështirë të identifikoni tiparet e caktuara të partnerit tuaj që mund të duken toksike. Jeni mësuar aq shumë me sjelljen e tyre saqë turbulloheni nga personaliteti i tyre dhe harroni personalitetin tuaj.

Një palë e tretë, megjithatë, mund të jetë në gjendje të tregojë shenjat që ju jeni në një marrëdhënie toksike dhe se personi nuk është i duhuri për ju.

Andaj më poshtë ju sjellim disa gjëra që e bëjnë toksike lidhjen tuaj:

Kontrolli

Nëse mendoni se partneri juaj po kontrollon çdo lëvizje tuajën, sigurisht që është një alarm i keq. Partneri juaj duhet të mbështesë e jo të ju pengojë. Ju duhet të keni hapësirën e kërkuar për t’u bërë versioni më i mirë i vetes, në mënyrë që ju dhe marrëdhënia të lulëzoni, përcjell Klankosova.tv

Tjetërsimi

Nëse mendoni se partneri juaj po ju tjetërson nga miqtë dhe familja, atëherë është padyshim toksik. Partneri juaj është një përparësi në jetën tuaj, por nuk është e gjithë jeta juaj.

Mosrespektimi

Në asnjë rrethanë ju dhe partneri juaj nuk duhet të jeni mos respektues ndaj njëri -tjetrit. Marrëdhëniet do të kenë ulje -ngritjet e tyre, por mënyra se si i trajtoni rëniet është ajo që përcakton një marrëdhënie të shëndetshme. E vërteta është se sapo të arrijë në fazën e mosrespektimit, do të jetë e vështirë të keni një lidhje ​​të shëndetshme.

Pandershmëria

Gënjeshtra thyen besimin. Pa besim, nuk ka vend për një marrëdhënie të shëndetshme. Pra, nëse jeni në një lidhje ku të dy mund të jeni të sinqertë pavarësisht çfarëdo, atëherë kjo është ajo që ju duhet, por nëse partneri juaj vazhdimisht ju gënjen atëherë ky nuk është personi i duhur për ju.

Konkurrenca

Partneri juaj nuk duhet të konkurrojë me ju. Ata duhet të duan të festojnë arritjet tuaja. Edhe nëse jeta e tyre nuk po shkon ashtu siç duan, ata gjithsesi duhet të jenë gjithmonë të lumtur për ju. Nëse mendoni se partneri juaj është në një betejë të vazhdueshme me ju, atëherë ai nuk është dikush që mund të jetë vërtet dashamirësi juaj.

Vazhdo të lexosh

Kulturë, Lifestyle

“Përsëri ngrihem”, poezia fantastike nga Maya Angelou

Në këtë poezi, autorja mundohet të jetë sa e brishtë, aq dhe e ashpër ndaj tjerëve që duan ta shohin të rrënuar.

Publikuar

nga

Më poshtë do të keni mundësinë të lexoni një ndër poezitë më të bukura frymëzuese për femrat, se si duhet të qëndrojnë të forta përpara çdo situate kur i ulin të tjerët. 

Në këtë poezi, autorja Maya Angelou është munduar të jetë sa e brishtë, aq dhe e ashpër ndaj të tjerëve që e ulin dhe duan ta shohin të rrënuar.

Në fund, ajo e mbyll poezinë me mesazhin më të madh “Unë përsëri ngrihem”, duke mos njohur disfata. Ajo nuk njeh humbje, për sa kohë në fund e gjen forcën të ngrihet përsëri dhe të ecë përpara edhe mëfuqishëm se më parë.

Mund të gëzohesh se po më braktisë,
Se nga dhimbja e gjitha po mpihem
Ti mendon se po më shkel me këmbë,
Por si pluhur, unë përsëri do ngrihem.

Të shqetëson kryelartësia ime?
Ç’gjë të shkaktoi, papritur mërzinë?
Se unë rri sikur kam puse me naftë,
Që burojnë aty poshtë në kuzhinë?

Njësoj si dielli, njësoj si hëna
Në baticat në harmoni
Njësoj si shpresa që çohet lart,
Unë do ngrihem përsëri.

Dëshiroje të më shihje të thyer,
Me kokë të ulur e sy me lot,
Me supe varur si lule tharë,
Grua e mjerë që një fjalë se thotë?

Mos të lëndon krenaria ime,
Mos ndoshta kujton se po lajthis,
Se qesh sikur kam miniera ari,
Atje prapa, në oborrin e shtëpisë?

Mund të më qellosh me fjalët e tua,
Mund t’i plagosësh syte e mi,
Mund të më vrasësh me urrejtjen tënde,
Por njësoj si era do ngrihem përsëri.

Brengosesh se jam e bukur, seksi,
Pse te kapi papritur habia?
Se une eci sikur kam diamante
Aty ku takohen kofshët e mija?

Nga kasollet e turpit te historisë
Unë ngrihem
Nga e kaluara e hidhur, mes bukurisë
Unë ngrihem;
Jam ujëvarë e lartë, e zezë, freskuese,
Po fryhem e derdhem po aq tmerruese.

Duke lënë pas frikën e natës së gjatë
Unë ngrihem
Në një agim mrekullisht të qartë
Unë ngrihem
Duke bartur dhuntitë e të parëve të mi
Jam ëndrra dhe shpresa e skllaves për liri
Unë ngrihem përsëri,
përsëri ngrihem
Ngrihem përsëri!/BOTA.AL

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Djersitja natën – Problemet e fshehura mjekësore dhe zgjidhjet natyrale

Djersitja e tepërt natën ka të bëjë kryesisht me një problem të fshehur mjekësor.

Publikuar

nga

Ka njerëz që djersisin shumë natën dhe jo për shkak të temperaturës së brendshme apo batanijeve mbi vete.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për shkaqet e ndryshme mjekësore të djersitjes së tepërt gjatë natës.

Hipertiroidizmi

Ndjeshmëria ndaj nxehtësisë dhe djersitja janë dy prej simptomave më shpërthyese të hipertiroidizmit.

Tiroidja kontrollon metabolizmin dhe nëse ajo prodhon shumë hormone, trupi punon më shumë seç duhet.

Temperatura rritet dhe njeriu është më i uritur dhe ka më shumë etje.

Niveli i ulët i sheqerit në gjak

Niveli i glukozës në gjak mund të bjerë natën dhe kjo manifestohet me djersitje gjatë natës.

Për këtë arsye, rekomandohet që përpara gjumit, të konsumoni disa kafshata të një ushqimi të shëndetshëm.

Humbja e ndjenjave në gjumë

Apnea e gjumit ka të bëjë me ndërprerjen e gjumit për shkak të vështirësive në frymëmarrje.

Kjo gjë nxit prodhimin e tepërt të djersës gjatë natës.

Urthi

Urthi mund të ndërpresë gjumin dhe të shoqërohet edhe me djersitje të tepërt.

Për këtë arsye rekomandohet që të hani vakte të vogla dhe jo përpara gjumit.

AgroWeb.org ju rekomandon të shmangni të skuqurat, domatet dhe ushqimet me yndyrë.

Limfoma

Shumë prej tumorëve që njohim shkaktojnë djersitje të tepërt, por më e përhapura prej tyre është limfoma e cila e ka pikënisjen tek sistemi imunitar.

Përdorimi i medikamenteve

Shumë barna si aspirina dhe ibuprofeni shkaktojnë djersitje të tepërt.

Këtu përfshihen edhe ilaçet kunër depresionit apo trajtimet hormonale.

Tuberkulozi

Djersitja e tepërt gjatë natës është simptomë e tuberkulozit, e cila shfaqet edhe me kollë të fortë dhe sekrecione me njolla gjaku.

Ankthi

Ankthi që kulmon me ëndrra të frikshme dhe stërmunduese shoqërohet me djersitje të tepërt gjatë natës.

Menopauza

Djersitja e tepërt mund të jetë edhe simptomë e menopauzës dhe ndërprerjes së ciklit tek gratë.

Menopauza gjithashtu shoqërohet me ankth dhe depresion.

Infeksioni

Infeksionet bakteriale manifestohen me temperaturë të lartë por edhe me djersitje të tepërt gjatë natës.

Si të trajtoni problemin e djersitjes së tepërt gjatë natës?

Ulja e temperaturës së dhomës së gjumit dhe ventilimi i saj e bën gjumin më të lehtë për njerëzit që djersisin tepër gjatë natës.

Ekspertët rekomandojnë përdorimin e çarçafëve dhe rrobave prej pambuku që përthithin djersën.

Shmangni materialet sintetike që ju zënë frymën.

Përpiquni të identifikoni shkakun e djersitjes së tepërt dhe më pas konsultohuni me një mjek./AgroWeb.org

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara