Aktualitet

​Ambulancat specialistike kthehen në qendrat për trajtimin e pacientëve me COVID-19

Published

on

Nga nesër do të pezullohet përkohësisht puna në ambulancat specialistike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Kjo përshkak të rritjes së numrit të spitalizuarve me COVID-19. Hapësirat e ambulancave specialistike tani do të shërbejnë për spitalizimin e pacientëve me COVID-19. Kështu ka bërë të ditur Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK).

“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, njofton të gjithë qytetarët se për shkak të rritjes së numrit të spitalizuarve me COVID-19, në klinikat e QKUK-së, me Vendim të Komitetit për ngritje të gatishmërisë dhe menaxhimit të situatës me COVID-19, nga data 31 gusht 2021, pezullohet përkohësisht puna në ambulancat specialistike në QKUK. Hapësirat e ambulancave specialistike do të shërbejnë për spitalizim të pacientëve me COVID-19”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

ShSKUK kërkon nga qytetarët që në QKUK dhe në spitalet rajonale të drejtohen vetëm për raste urgjente.

“ShSKUK, kërkon falje dhe mirëkuptim nga pacientët duke iu siguruar se menaxhmenti i ShSKUK-së është duke bërë të pamundurën për t’iu ofruar shërbimin shëndetësor të gjithë pacientëve në nevojë. Në të njëjtën kohë ju apelojmë që të vaksioniheni dhe të respektoni masat anti-Covid, në mënyrë që sa më shpejt të tejkalohet kjo situatë”, thuhet më tej në njoftimin e ShKUK-së. 

Vendi

Oda e Avokatëve kundërshton tarifën e Prishtinës prej 1,000 euro për zyrat e avokatisë

Published

on

Oda e Avokatëve të Kosovës ka kundërshtuar propozimin e Komunës së Prishtinës për vendosjen e një tarife vjetore prej 1,000 euro për zyrat e avokatisë, duke kërkuar përjashtimin e plotë të profesionit të avokatit nga kjo kategori tarifimi.

Në një njoftim për media, bëhet e ditur se kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Besnik Berisha, ka marrë pjesë në dëgjimin publik të organizuar nga Komuna e Prishtinës lidhur me Draft-Rregulloren për tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale.

“Në emër të Odës së Avokatëve të Kosovës dhe të qindra avokatëve që ushtrojnë profesionin në kryeqytet, Kryetari Berisha kundërshtoi propozimin për vendosjen e tarifës vjetore prej 1,000 euro për zyrat e avokatisë, duke kërkuar përjashtimin e plotë të profesionit të avokatit nga kjo kategori tarifimi”, thuhet në njoftim.

Sipas OAK-së, avokatia nuk mund të trajtohet si veprimtari tregtare, pasi ajo ka rol kushtetues në garantimin e të drejtës për mbrojtje, qasje në drejtësi dhe proces të rregullt ligjor.

“Avokatia nuk është veprimtari tregtare dhe nuk mund të trajtohet njësoj me bizneset komerciale. Avokati është bartës i një funksioni të domosdoshëm për realizimin e të drejtës kushtetuese në mbrojtje, qasje në drejtësi dhe proces të rregullt ligjor”, theksohet në qëndrimin e OAK-së.

Po ashtu, gjatë diskutimit është vënë në pah se vendosja e një tarife të tillë do të krijonte precedent të gabuar për profesionet e drejtësisë.

“Vendosja e një tarife të tillë ndaj avokatëve është në kundërshtim me natyrën dhe rolin kushtetues të profesionit, ndërsa trajtimi i tyre si kategori biznesi për qëllime fiskale krijon precedent të gabuar”, ka deklaruar kryetari Berisha.

OAK vlerëson se çdo barrë financiare ndaj avokatisë reflektohet drejtpërdrejt te qytetarët, duke rritur kostot dhe duke vështirësuar qasjen në drejtësi.

Në fund, OAK ka kërkuar nga Komuna e Prishtinës që avokatia të përjashtohet nga kjo rregullore dhe ka paralajmëruar se argumentet e saj do të dorëzohen edhe me shkrim në kuadër të procesit konsultativ.

Continue Reading

Botë

Izraeli dhe Libani arrijnë marrëveshje për armëpushim, bisedimet vazhdojnë në qershor

Published

on

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi, ka njoftuar Departamenti Amerikan i Shtetit. Marrëveshja është e kushtëzuar me ndërprerjen e plotë të sulmeve nga grupi Hezbollah dhe respektimin e kushteve të tjera të dakorduara mes palëve.

Njoftimi vjen pasi përleshjet vazhduan edhe këtë javë. Sulmet izraelite në jug të Libanit vranë të paktën nëntë persona, ndërsa Hezbollahu lëshoi raketa drejt veriut të Izraelit, duke vënë në provë armëpushimin e pjesshëm të arritur më herët.

Sipas deklaratës amerikane, palët riafirmuan se e ardhmja e marrëdhënieve mes Izraelit dhe Libanit duhet të përcaktohet nga dy qeveritë sovrane, duke kundërshtuar çdo ndërhyrje nga aktorë shtetërorë apo joshtetërorë.

Marrëveshja u arrit pas rundit të katërt të bisedimeve të ndërmjetësuara nga SHBA-ja në Uashington dhe përfshin largimin e operativëve të Hezbollahut nga zona që shtrihet nga lumi Litani deri në kufirin me Izraelin. Gjithashtu, SHBA-ja do të ndihmojë në krijimin e zonave ku kontrolli do t’i kalojë ekskluzivisht Forcave të Armatosura të Libanit.

Palët pritet të takohen sërish më 22 qershor, me synimin për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe më të qëndrueshme për sigurinë në rajon.

Continue Reading

Vendi

“Nga Forma te Eksperimenti”: Prizreni mirëpret ekspozitën e artistëve të rinj të UBT-së

Published

on

By

Në qytetin e bukur dhe historik të Prizrenit, në ambientet e Kampusit të UBT-së, u hap ekspozita e studentëve të vitit të parë të programit të Dizajnit, në kuadër të aktiviteteve të organizuara për Ditët e Artit dhe Dizajnit në UBT.

Ekspozita “Nga Forma te Eksperimenti” solli para vizitorëve një koleksion punimesh që pasqyrojnë kreativitetin, përkushtimin dhe zhvillimin artistik të studentëve gjatë vitit të tyre të parë të studimeve.

Përmes vizatimit, pikturës dhe eksplorimeve konceptuale, studentët prezantuan procesin e tyre krijues, duke kaluar nga studimi i formës dhe kompozimit drejt qasjeve më eksperimentale dhe interpretimeve personale. Punimet dëshmojnë jo vetëm për aftësitë teknike të fituara, por edhe për hapat e parë në ndërtimin e identitetit të tyre artistik.

Ekspozita u realizua në kuadër të lëndëve Artet e Bukura I dhe Artet e Bukura II, nën mentorimin e profesorëve Laura Ymeri dhe Vehbi Murati, të cilët kanë udhëhequr studentët në rrugëtimin e tyre drejt shprehjes artistike dhe mendimit krijues.

Continue Reading

Lajmet

Mijëra maturantë nga e gjithë Kosova fillojnë përgatitjet për Testin e Maturës në UBT

Published

on

By

UBT ka nisur edhe këtë vit Programin Përgatitor të Maturës 2026, duke mirëpritur mijëra maturantë nga të gjitha komunat e Kosovës, të cilët do të përfitojnë trajnim falas dhe mbështetje profesionale për përgatitjen sa më të suksesshme për Testin e Maturës Shtetërore.

I organizuar nga Qendra e Karrierës, ky program tashmë është shndërruar në një nga iniciativat më të mëdha arsimore në vend, u ofron nxënësve mundësinë të përgatiten me profesionistët dhe ekspertët më të mirë të UBT-së, përmes ligjëratave, ushtrimeve praktike dhe sesioneve interaktive të fokusuara në lëndët kryesore të testit.

Përmes këtij programi, maturantët kanë mundësinë të përforcojnë njohuritë e tyre, të qartësojnë temat më sfiduese dhe të familjarizohen me formatin e testit, duke rritur kështu besimin dhe gatishmërinë e tyre për provimin që shënon një nga hapat më të rëndësishëm në rrugëtimin akademik.

Programi Përgatitor i Maturës 2026 zhvillohet në qendrat e UBT-së në mbarë Kosovën, duke mundësuar qasje të barabartë për të gjithë maturantët që synojnë rezultate sa më të larta dhe vazhdimin e studimeve universitare.

Me përkushtimin për të mbështetur të rinjtë në rrugën e tyre drejt suksesit, UBT vazhdon të jetë partner i besueshëm i maturantëve, duke investuar në përgatitjen, zhvillimin dhe orientimin e tyre akademik e profesional.

Continue Reading

Të kërkuara