Lajmet

​Ambasada e Kosovës në Gjermani: Nga 8 marsi do të lejohet hapja e dyqaneve

Published

on

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njoftuar për masat e reja kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19 të marra të mërkurën në Gjermani.

Bëhet e ditur se nga 8 marsi do të lejohet hapja e dyqaneve në zonat që kanë një kuotë të ulët infeksionesh nën 50 për 100 mijë banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh.

Në rast se shifrat e infeksioneve do të jenë në rënie është vendosur edhe hapja graduale e aktiviteteve të tjera. Po ashtu në njoftim thuhet edhe se është vendosur gjithashtu që duke nisur nga 8 marsi çdo qytetari do t’i ofrohet një test i shpejtë ndaj koronavirusit falas.

:Pas takimit të kancelares Angela Merkel dhe kryeministrave të landeve lidhur me ecurinë e mëtejshme të masave kufizuese prej pandemisë së koronavirusit është arritur marrëveshja që lockdown aktualisht në fuqi deri më 7 mars do të zbutet gradualisht. Nga 8 marsi do të lejohet hapja e dyqaneve në zonat që kanë një kuotë të ulët infeksionesh, nën 50 për 100.000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh. Në rast se incidenca është mbi 50 do të aplikohet sistemi i blerjeve “klick and meet”, klienti mund të rezervojë një orar të caktuar me dyqanin përkatës për blerjen. Me një incidencë me më shumë se 100 infeksione përgjatë tri ditëve në zonën e prekur do të mbyllen sërish dyqanet dhe aktivitetet e tjera. Sa i përket sektorit të gastronomisë, në rast se incidenca nën 50 është e qëndrueshme në harkun kohor të 14 ditëve, atëherë mund të hapen lokalet që ofrojnë shërbime në mjedise të hapura”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Ambasadës.

Po ashtu mes tjerash bëhet e ditur se nga 8 marsi çdo qytetari do t’i ofrohet një test rapid ndaj koronavirusit falas.

Lajmet

Presidentja Osmani pritet me nderime të larta shtetërore në Malajzi: “Faleminderit Kryeministër Anwar Ibrahim për mikpritjen!”

Published

on

By

Presidentes së Republikës së Kosovës iu organizua pritje me nderime të larta shtetërore në Kompleksin qeveritar Perdana Putra në Putrajaya në Malajzi.

Presidentja Osmani falënderoi për pritjen në këtë shtet.

Faleminderit Kryeministër Anwar Ibrahim për mikpritjen!”, shkroi presidentja Osmani.

Kreu i shtetit të Kosovës ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Federatën e Malejzisë, me ftesë të Kryeministrit YAB Dato’ Seri Anwar Ibrahim.

Më parë, Zyra e Presidentes së Kosovës ka bërë të ditur se në kuadër të kësaj vizite, presidentja Osmani do të dekorojë me Medalje Presidenciale të Meritave Kryeministrin aktual të Malejzisë, Anwar Ibrahim, si dhe ish-kryeministrin Abdullah Ahmad Badawi, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre në mbështetje të Kosovës.

Presidentja Osmani, në prezencë të korit diplomatik dhe të ftuarve të tjerë, do ta hapë zyrtarisht Ambasadën e Republikës së Kosovës në Kuala Lumpur, një hap i rëndësishëm në forcimin e pranisë diplomatike të Kosovës në rajonin e Azisë Juglindore.

Presidentja Osmani do të zhvillojë gjithashtu takime me përfaqësues të Dhomës Kombëtare të Tregtisë dhe Investimeve të Malajzisë (NCCIM), si dhe me përfaqësues të sektorëve të rëndësishëm të ekonomisë malajziane, përfshirë prodhimin, teknologjinë dhe turizmin. Me këtë rast, do të diskutohet për mundësitë konkrete të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe tërheqjes së investimeve në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentes së Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

26 vjet nga masakra e Studimes së Vushtrrisë

Published

on

By

Sot mbushen 26 vjet nga koha kur në Studime të Vushtrrisë forcat kriminele serbe vranë 116 shqiptarë të pafajshëm.

Këta të fundit u nxorën nga kolona e qindra njerëzve që kishin marrë rrugë për Shqipëri.

Nga dëshmitarët mësohet se 116 civilët u pushkatuan brenda dy orëve.

Kjo ditë do të kujtohet sot me një akademi përkujtimore në Studime.

Continue Reading

Lajmet

Kastrati largohet nga PDK-ja, kritika për Memli Krasniqin: Është rehabilitues i Kurtit

Published

on

By

Ardian Kastrati është larguar nga Partia Demokratike e Kosovës. Ai kritikoi të parin e PDK-së, Memli Krasniqin i cili dje i shkoi në takim kryeministrin në detyrë, Albin Kurtit.

Sipas Kastratit, Krasniqi nuk e ka “zorin që të bëhet argat i Kurtit e t’i bëjë atij favor që të duket si tip konstruktiv”.

I tërë opinioni publik, duke përfshirë simpatizantët e VV-së po e shohin qartazi që bllokuesi është Albin Kurti, dhe jo partitë opozitare, për shkak të kësaj lojës së mirë përgatitur më Albulena Haxhiun, dhe çfarë zori ke ti tash me shku ia bë argatin atij, me i bë favor që ai të duket kinse është një tip konstruktiv, që po fton një lloj dialogu”, u shpreh Kastrati në “Edicionin Special”.

Tutje, Kastrati shtoi se Krasniqi u bë rehabilituesi i Kurtit. Ai ka treguar se pse ka vendosur ta braktisë Partinë Demokratike të Kosovës.

Unë nuk jam futur në PDK për Memlin, as Ableradin as për Vlorën. Jam hy për Hashim Thaçin e Kadri Veselin. Kam hy duke njohur Albin Kurtin, duke e parë që po rritet kah 2019-ta. Kam ndje obligim moral për me e zhvesh ‘cullak’ Albin Kurtin dhe me tregu se sa i rrezikshëm është ai për Kosovën. Unë përfundova jashtë PDK-së, nuk është fundi i botës. Jam shumë i privilegjuar që dola jashtë, dhe nuk jam i rrethuar nga disa aty, që shenjë dalluese kanë mediokritetin dhe disa prej tyre janë analfabetë funksional. Prandaj është në krizë PDK-ja”, u shpreh Kastrati.

Ai thotë tutje se nuk ka asnjë hatërmbetje me asnjë anëtar të PDK-së.

Continue Reading

Aktualitet

Aksident trafiku në Klinë të Ulët, një e vdekur dhe katër të lënduar

Published

on

Një aksident trafiku ndodhi sot në rrugën rajonale Mitrovicë – Skenderaj, pikërisht në fshatin Klinë e Ulët.

Policia e Kosovës njoftoi se në aksident u përfshinë dy vetura, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara humbi jetën viktima një femër rreth 65 vjeçare, ndërsa u lënduan edhe katër persona të tjerë, të cilët u dërguan për mjekim në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

Continue Reading

Të kërkuara