Lajmet

​”All Quiet on the Western Front” pretendent për Oscar

Filmi për luftën hyri në listë me 15 kandidatë nga 92 vende që aplikuan për Oscar.

Published

on

Filmi gjerman “All Quiet on the Western Front”, i regjisorit Edward Berger, është përzgjedhur në listën e filmave kandidatë për çmimet Oscar, njoftoi Akademia në Beverly Hills, Kaliforni.

Filmi për luftën hyri në listë me 15 kandidatë nga 92 vende që aplikuan për Oscar në kategorinë e “Filmit Ndërkombëtar për vitin 2023″.

Filmi, i bazuar në librin e vitit 1929 të Erich Maria Remarque, tregon tmerrin e Luftës së Parë Botërore nga këndvështrimi i një ushtari të ri. Rolin kryesor e luan aktori austriak, Felix Kammerer.

Përveç Gjermanisë në listën e kandidaturave për Çmimet Oscar u përfshinë gjithashtu, filma si “Corsage” (Austri), “Saint Omer” (Francë) dhe “Bardo: False Chronicle of a Handful of Truths” (Meksikë).

Nga lista e ngushtë, pesë filma do të nominohen për raundin përfundimtar më 24 janar. Çmimet Oscar janë planifikuar më 12 mars 2023.

Ndërkohë, kompozitori gjerman, Volker Bertelmann është një kandidat në garën për Oscar.

“Muzikanti, i njohur me emrin e tij skenik Hauschka, hyri në listën e ngushtë prej 15 pretendentësh në kategorinë e “Kompozimi Origjinal” që shoqëroi filmin “All Quiet on the Western Front”, njoftoi Akademia.

Në garë janë gjithashtu kompozitorët, John Williams në filmin (“The Fabelmans”), Nicholas Britell (“She Said”) dhe Justin Hurwitz (“Babylon”).

Bertelmann ishte pretendent për Oscar në 2017 së bashku me kompozitorin amerikan Dustin O’Halloran për kolonën zanore të filmit “Lion”. Megjithatë, ata u larguan duarbosh në ceremoninë e ndarjes së çmimeve. /DPA/ 

Lajmet

Rriten sërish çmimet e naftës dhe benzinës në Kosovë

Published

on

Nafta e benzina po vazhdojnë të shtrenjtohen, sipas çmimeve të publikuara sot nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Nafta sot do të tregtohet me 1.74 euro për litër, një cent më shtrenjtë se dje.

Benzina do të shitet me 1.53 euro për litër, po ashtu një centë më shtrenjtë se dje. 

Gazit i ka mbetur çmimi i njëjtë, 0.60 euro për litër.

Çmimin më të lartë që nga nisja e luftës në Lindjen e Mesme nafta e arriti në Kosovë më 9 prill, kur një litër shitej për 1.91 euro.

Prej arritjes së armëpushimit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare kishte shënuar rënie. Megjithatë, situata ndryshoi ditët e fundit pas rikthimit të sulmeve dhe mbylljes së sërishme të Ngushticës së Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme për transportin e naftës në botë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kaseta e intervistës së vitit 2008 do të përdoret si provë në gjyqin për vrasjen e Tupac Shakur

Published

on

Një gjykatëse në Nevada ka vendosur se një regjistrim i një interviste policore të vitit 2008 me Duane “Keffe D” Davis mund të përdoret si provë në gjyqin e ardhshëm për vrasjen e reperit të njohur Tupac Shakur.

Gjyqtarja Carli Kierny e ka pranuar si dëshmi regjistrimin e intervistës, ndërsa procesi gjyqësor ndaj Davis, 63-vjeçarit të akuzuar për vrasjen e Shakur, pritet të nisë më 10 gusht në Las Vegas dhe të zgjasë rreth katër javë.

Prokuroria ka argumentuar se nuk ekziston bazë ligjore për përjashtimin e kësaj interviste nga provat e gjyqit. Ndërkaq, mbrojtja ka pretenduar se intervista duhej të mbetej konfidenciale, duke thënë se hetuesit e kishin siguruar Davis se deklaratat e tij nuk do të përdoreshin kundër tij.

Rasti i vrasjes së Tupac Shakur mbeti për shumë vite një nga misteret më të mëdha kriminale në Shtetet e Bashkuara. Hetimi mori hov sërish pasi Davis foli publikisht për ngjarjen, përfshirë edhe në një libër ku ai pretendoi se ishte në automjetin nga i cili u sigurua arma e përdorur në sulm.

Tupac Shakur u qëllua më 7 shtator 1996 në Las Vegas, ndërsa ndodhej në një veturë pranë themeluesit të “Death Row Records”, Marion “Suge” Knight. Një Cadillac i bardhë u afrua pranë tyre dhe nga automjeti u hap zjarr.

Shakur u plagos rëndë dhe vdiq gjashtë ditë më vonë, ndërsa Knight pësoi lëndime më të lehta. Rasti për vite me radhë u konsiderua një nga vrasjet më të famshme të pazgjidhura në historinë e muzikës hip-hop./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Nis Seminari XIX Mbarëkombëtar për mësuesit e gjuhës shqipe në diasporë

Published

on

Ka nisur punimet Seminari XIX Mbarëkombëtar me mësuesit e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë dhe mërgatë, i organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë.

Seminari i këtij viti zhvillohet me temën “Motivimi i nxënësve në diasporë për mësimin e gjuhës shqipe dhe ruajtjen e identitetit kombëtar” dhe do të zgjasë deri më 31 korrik. Në të marrin pjesë mbi 200 mësimdhënës të gjuhës shqipe nga diaspora, të cilët do të shkëmbejnë përvoja dhe praktika në fushën e mësimdhënies.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës i Kosovës, Hajrulla Çeku, zëvendësministrja e Arsimit e Shqipërisë, Orjana Osmani, mësimdhënës nga diaspora dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore.

Çeku theksoi se diaspora mbetet një pjesë e pandashme e Kosovës dhe një urë e rëndësishme lidhëse me botën. Ai nënvizoi se Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë hapa konkretë për forcimin e mësimit të gjuhës shqipe në diasporë, përmes hartimit të teksteve të përbashkëta me Shqipërinë, trajnimit të mësimdhënësve, zgjerimit të ekskursioneve për fëmijët e mërgatës dhe zhvillimit të platformave digjitale. Sipas tij, rreth 800 mësues dhe 23 mijë nxënës ndjekin mësimin e gjuhës shqipe jashtë vendit.

Nga ana tjetër, Orjana Osmani vlerësoi rolin e pazëvendësueshëm të mësuesve të diasporës në ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës shqipe. Ajo theksoi se gjuha mbahet gjallë nga ata që ua përcjellin brezave të rinj dhe përmendi forcimin e politikave për mësimin e shqipes, si dhe krijimin e Agjencisë Kombëtare për Gjuhën Shqipe, e cila synon të kontribuojë në zhvillimin dhe promovimin afatgjatë të saj.

Në emër të mësimdhënësve përshëndeti edhe Dila Rrapi, mësuese nga Italia, e cila prej dhjetë vitesh kontribuon si vullnetare në mësimin plotësues të gjuhës shqipe për fëmijët e diasporës.

Gjatë ditëve në vijim, seminari do të vazhdojë me punëtori dhe diskutime tematike mbi metodat bashkëkohore të mësimdhënies, motivimin e nxënësve për të mësuar gjuhën shqipe, si dhe sfidat dhe mundësitë për ruajtjen e identitetit kombëtar në diasporë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sulm me dron në qytetin rus Ryazan, raportohet për zjarr dhe të lënduar

Published

on

Qyteti rus i Ryazanit është sulmuar me dronë, ku sipas autoriteteve lokale një nga objektivat e mundshëm ka qenë një qendër logjistike e kompanisë Wildberries, shitësi më i madh online në Rusi.

Guvernatori i rajonit të Ryazanit, Pavel Malkov, ka bërë të ditur se sistemet e mbrojtjes ajrore kanë reaguar ndaj sulmit, ndërsa në një objekt biznesi ka shpërthyer zjarr.

“Një sulm në shkallë të gjerë me dronë po zmbrapset në Ryazan. Sistemet e mbrojtjes ajrore po i përgjigjen. Një zjarr ka shpërthyer në ambientet e një kompanie”, ka shkruar Malkov.

Ai u ka bërë thirrje banorëve të qëndrojnë brenda dhe larg dritareve, ndërsa shërbimet emergjente kanë dalë në vendngjarje.

Sipas tij, gjashtë persona janë dërguar në spital pas sulmit, ndërsa janë raportuar edhe zjarre në disa zona industriale, të shkaktuara nga rënia e mbetjeve të dronëve./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara