Lajmet
Aliu në Preshevë: Autoritetet në Beograd mund të na bëjnë ndalesa, por ne do të insistojmë vazhdimisht
Aliu u shpreh i lumtur që vizitoi Preshevën.
Published
4 years agoon
By
Betim GashiMinistrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliut autoritet serbe ia kanë lejuar vizitën zyrtare në Preshevë. Megjithëse, Aliu në një konferencë të përbashkët që pati me kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinanin tha se Beogradi mund t’iu bëjë ndalesa por që do të bëjnë vazhdimisht kërkesa për të vizituar Komunën e Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës. Kjo meqenëse atij dhe tre ministrave të tjerë të Qeverisë së Kosovës, autoritete serbe nuk ua kishin lejuar vizitën që do të bënin me 28 nëntor.
“Ne do të bëjmë vazhdimisht kërkesa për ta vizituar Preshevën. Autoritet në Beograd mund të na bëjnë ndalesa por ne do të insistojmë vazhdimisht, pra po ta refuzonin tash këtë kërkesë që erdha unë do ta bëja një kërkesë tjetër për pak më vonë, pra nuk do të hezitojë të bëjë kërkesa të vijë ta vizitojë Preshevën., njëjtë sikurse edhe ministrat tjerë nëse me 28 nëntor kemi planifikuar të vinim katër ministra bashkë, tash erdha vet por në vizita tjera mbase do të jemi prapë bashkë”, tha Aliu, raporton KosovaPress.
Megjithëkëtë, Aliu u shpreh i lumtur që vizitoi Preshevën. Nga aty ai u shpreh se veç obligimit personal, është edhe obligim i Qeverisë së Kosovës që të përkujdeset për të drejtat dhe mirëqenien e shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë.
“Është obligim edhe i imi personal, por në veçanti është edhe obligim i Qeverisë së Kosovës që të përkujdeset për të drejtat dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Komunën e Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës. Ne do të jemi përherë pranë, do të vijmë në vizita, përpiqemi që në vizitat tona t’i inkurajojmë qytetarët tanë që të qëndrojnë ashtu siç kanë qëndruar përherë”, tha Aliu.
Ministri theksoi se është detyrë që në aspektin politik, Qeveria e Kosovës që në negociatat me palën serbe t’i ngrisë çështjen e të drejtave të qytetarëve të Luginës.
“Është detyrë e jona që edhe në aspektin politik Republika e Kosovës në negociata, në takime me palën serbe përherë ta ngrisë çështjen e të drejtave të qytetarëve në Preshevë, Bujanovc e Medvegjë duke pasa parasysh përherë parimet e reciprocitetit”, nënvizoi ministri Aliu.
Mes tjerash ai ka folur edhe për kontributin që kanë dhënë qytetarët e Preshevës ndër vite për qytetarët e Kosovës.
“Edhe në luftën tonë qytetarët e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës kanë qenë përherë aktiv dhe rrjedhimisht lirinë që në e gëzojmë në Kosovë është liri e fituar edhe me kontributin e qytetarëve të tyre dhe Kosova e ka për detyrë dhe obligim që këtë të mirë t’ua kthejë vëllezërve të tri këtyre komunave dhe kjo është vetëm detyrë e jona dhe , nuk po bëjmë asgjë më tepër, bile po bëjmë pak me atë që duhet të bëjmë”, tha ai.
Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani u shpreh e lumtur për vizitën e ministrit Aliu, për çka ka përshëndetur siç tha ajo praktikën e krijuar nga Qeveria e Kosovës që në vazhdimësi rajonin ta vizitojnë ministrat e saj.
“Më në fund ne pas shumë pengesave e nga autoritet shtetërore, miku jonë, dhe vëllai jonë i Preshevës, ministri i MMPH erdhi në vizitë në komunë e Preshevës. Përshëndes praktikën e krijuar nga Qeveria e Kosovës që në vazhdimësi rajonin tanë ta vizitojnë ministrat e saj. Kjo përveç thellimit të bashkëpunimit mes përfaqësuesve të udhëheqësve të shqiptarëve në Luginë me autoritet qendrore të Kosovës është përkrahej e madhe sidomos për qytetarët tanë. Kjo praktikë shërben edhe për sensibilizimin e çështjes së shqiptarëve në Luginë”, tha ajo.
Lajmet
Ditë e natë në terren, forcat e NATO-s dërgojnë mesazh stabiliteti
Published
3 hours agoon
December 16, 2025By
UBTnews
Ushtarët gjermanë të caktuar në Komandën Rajonale-Lindje (RC-E) të misionit të KFOR-it, të udhëhequr nga NATO, po vazhdojnë patrullimet e tyre të rregullta ditën dhe natën në disa komuna brenda zonës së përgjegjësisë.
Sipas njoftimit, këto patrullime sigurojnë një prani të dukshme dhe qetësuese në terren, rrisin ndërgjegjësimin situativ dhe kontribuojnë drejtpërdrejt në ruajtjen e stabilitetit rajonal. Patrullat janë pjesë thelbësore e misionit të vazhdueshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë.
KFOR-i thekson se vazhdon zbatimin e mandatit të tij, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, me qëllim sigurimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt, si dhe garantimin e lirisë së lëvizjes për të gjithë, në çdo kohë.
Po ashtu, KFOR-i vepron në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë, duke synuar ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend.
Lajmet
Nesër samiti mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Rama niset drejt Brukselit
Published
3 hours agoon
December 16, 2025By
UBTnews
Kryeministri Edi Rama është nisur pasditen e kësaj të marte drejt Brukselit. Rama nesër do të marrë pjesë në samitin mes BE dhe vendeve te Ballkanit Perëndimor.
Takimi pritet të përqëndrohet në gjetjet më të fundit të paketës së zgjerimit 2025. Gjatë takimit do të dikutohet edhe Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor prej 6 miliard eurosh.
Ndërkaq, nga Kosova europianët i çuan ftesë presidentes Vjosa Osmani, e cila ka konfirmuar se do të marrë pjesë në këtë samit.
Lajmet
Spiropali në Greqi, rihapet dialogu për kufirin detar
Published
3 hours agoon
December 16, 2025By
UBTnews
Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali nisi sot një vizitë dyditore në Greqi me ftesë të homologut grek, George Gerapetritis. Vizita e Ministres Spiropali nisi në Presidencën greke, ku u prit nga Presidenti Konstantinos Tasoulas.
Gjatë takimit Spiropali theksoi se “Shqipëria beson fort se nën udhëheqjen greke të Presidencës së BE, Ballkani Perëndimor do të mbetet në krye të agjendës europiane”.
Më pas Spiropali zhvilloi një takim dypalësh me homologun e saj Gerapetritis, të fokusuar në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë. Në konferencën për shtyp, Spiropali tha se Greqia duhet të heqë ligjin e luftës, duke theksuar se dy vendet janë pjesë e NATO-s.
“Duke qenë partnerë në NATO, të lidhur nga një Traktat Miqësie dhe me perspektivë të përbashkët europiane, Shqipëria mbështet përfundimin sa më parë të çdo reference ligjore atavike nga Lufta e dytë Botërore, me pasoja në marrëdhëniet aktuale, e cila nuk pasqyron realitetin e marrëdhënieve tona si aleatë dhe si miq”, tha Spiropali.
Ministrja theksoi se Shqipëria është e hapur për dialog për çështjen e detit dhe shtoi se duan të vijojnë negociatat për njohjen e pensioneve.
“Shqipëria mbetet po ashtu e përkushtuar për zgjidhjen e çështjeve të lidhura me kufirin (përfshirë edhe delimitimin e hapësirave detare) në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, ku palët janë plotësisht të hapura për dialog konstruktiv. Ne do të vijojmë të udhëhiqemi nga vlerat thelbësore të BE-së, nga respekti për normat e të drejtës ndërkombëtare për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve dhe promovimin e stabilitetit në rajon”, shtoi ajo.
Mëngjesin e së mërkurës, në orën 09.00, Spiropali do të takohet me Ministrin e Mbrojtjes, Niko Dendias. Në orën 09.45, Spiropali do të takohet me përfaqësues të bizneseve dhe sipërmarrjeve që operojnë mes Shqipërisë dhe Greqisë, për potencialin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
Lajmet
Dyshohet abuzim i të miturit në Ferizaj përmes rrjeteve sociale
Published
5 hours agoon
December 16, 2025By
UBTnews
Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një rast të dyshuar të abuzimit ndaj një të mituri, i cili dyshohet se është kontaktuar përmes rrjeteve sociale.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, bëri të ditur se rasti është raportuar më 15 dhjetor 2025, rreth orës 11:00, në stacionin policor të Fushë Kosovës.
Sipas policisë, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në territorin e Ferizajt. Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetim për veprën penale “Dhunimi”, ndërsa policia, në bashkëpunim me institucionet relevante, po punon intensivisht për identifikimin e të dyshuarit dhe sqarimin e plotë të rastit, duke garantuar konfidencialitetin dhe mbrojtjen e viktimës.
“Më datë 15.12.2025, rreth orës 11:00, policia e stacionit policor në Fushë Kosovë, ka pranuar informacionin lidhur me një rast të dyshuar të abuzimit ndaj një të mituri. Dyshimet e ngritura sugjerojnë se i mituri është kontaktuar përmes rrjeteve sociale dhe se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur diku në territorin e Ferizajt. Specialist të policisë për hetimin e rasteve të tilla, në bashkëpunim me institucionet relevante, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit. Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, gjithnjë duke garantuar konfidencialitetin dhe mbrojtjen e viktimës, policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Dhunimi”, përderisa po punohet intensivisht në identifikimin e të dyshuarit dhe përcaktimin e vendndodhjes së tij.”
Dronët vranë mbi 100 civilë në Sudan gjatë dhjetorit
Ditë e natë në terren, forcat e NATO-s dërgojnë mesazh stabiliteti
Nesër samiti mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Rama niset drejt Brukselit
Spiropali në Greqi, rihapet dialogu për kufirin detar
Pajisjet shtëpiake që nuk duhen ndezur kurrë njëkohësisht
Dyshohet abuzim i të miturit në Ferizaj përmes rrjeteve sociale
Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë
Shqiptarët në jug të Serbisë: Fshirje nga adresat e banimit, mosnjohje e diplomave dhe gjuhë urrejtjeje
Gjysma e makinave të Ford do të jenë elektrike ose hibride deri në 2030
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Lajmet3 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Rajoni3 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
-
Vendi3 months agoNë UBT diplomon ushtaraku i FSK-së, Major Vilson Musaj
