Kronikë e zezë

​Aktakuzë për kontrabandim me migrantë dhe mbajtje në pronësi të armëve

Kështu thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Published

on

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special kundër të pandehurit me inicialet F.K.

Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri F.K., gjatë vitit 2020 dhe 2021, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të dobisë financiare apo dobisë tjetër pasurore, prodhon, furnizon, siguron ose posedon dokumente të rrejshme të udhëtimit ose të identifikimit me qëllim të kontrabandimit me migrantëve, ashtu që për përftimin e shumave të ndryshme prej 100 – 200 euro për një dokument, si dhe ka vendosur aparaturat me të cilat ka bërë prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, si pasaportë, letërnjoftim, patentë shofer si dhe dokumentacione tjera, të gjitha këto të vendeve të ndryshme, siç janë të Kroacisë dhe të Italisë, dokument këto të rrejshëm të udhëtimit ose të identifikimit, por me qëllim ishte kontrabandimi me migrantë.

Me këto veprime i akuzuari F.K., ka kryer veprat penale ‘’Kontrabandim me migrantë’’ nga neni 164 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Po ashtu, ndaj të pandehurit F.K., është vërtetuar dyshimi i bazuar mirë, se në punëtorinë e tij në lagjen “Tophane” në Prishtinë, ka poseduar një revole ECOL special 99 Cal 9mm, me karikator dhe dy fishekë, pa lejen nga organi kompetent dhe në kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm për armët.

Me këto veprime i akuzuari F.K., ka kryer veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 i KPRK-së.

Kronikë e zezë

Arrestohet serbi në Jarinje për ryshfet ndaj zyrtarit policor

Published

on

By

Sipas raportit të fundit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në Pikën e Kalimit Kufitar në Jarinje është arrestuar një i dyshuar, shtetas i Serbisë, pasi ka ofruar 50 euro ryshfet një zyrtari policor.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur në PKK Jarinje, ku i dyshuari ka tentuar t’i japë para zyrtarit gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për këtë rast po vazhdojnë si “Dhënie e ryshfetit”.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Published

on

By

Sipas raportit njëditor të Policisë se Kosovës, në 24 orët e fundit janë regjistruar disa raste të dhunës në familje në Prishtinë dhe Pejë.

Në Prishtinë është raportuar se një person ka dëmtuar veturën e ish të dashurës së tij duke e goditur me shqelm. Viktima, nga frika, është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Po ashtu në Prishtinë, një burrë i dyshuar është arrestuar pasi, pas një mosmarrëveshjeje, kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Në Pejë, një tjetër i dyshuar është arrestuar pasi kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij pas një mosmarrëveshjeje. Me vendim të prokurorit ai është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, në një raport shtesë për një rast tjetër në Pejë, policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Hetimet për rastet janë duke vazhduar.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Dy të arrestuar në Obiliq për armëmbajtje pa leje

Published

on

By

Sipas raportit të Policisë se Kosovës, në 24 orët e fundit janë regjistruar dy raste të armëmbajtjes pa leje në Obiliq.

Rasti i parë ka ndodhur në fshatin Mazgit, Obiliq, ku është arrestuar një burrë i dyshuar, pasi gjatë kontrollit policor i është gjetur dhe sekuestruar një revole me 16 fishekë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në rrugën “Guri i Plakës” në Obiliq, është arrestuar një tjetër burrë i dyshuar, pasi gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një revole me 26 fishekë. Edhe në këtë rast, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Tri raste të substancave narkotike në Podujevë, Fushë Kosovë dhe Prishtinë – një person në mbajtje

Published

on

By

Sipas raportit të Policisë se Kosovës, në 24 orët e fundit janë regjistruar tri raste të ndara të posedimit të paautorizuar të substancave të dyshuara narkotike në Rajonin 01.

Në Podujevë, gjatë një kontrolli policor tek një i dyshuar, janë gjetur dhe sekuestruar 0.87 gramë substancë që dyshohet të jetë kokainë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt. Rasti ka ndodhur në rrugën “Hakif Zejnullahu”.

Në Fushë Kosovë, policia ka sekuestruar 3.92 gramë substancë që dyshohet të jetë marihuanë, të cilat janë gjetur gjatë kontrollit tek një i dyshuar. Edhe në këtë rast, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ngjarja është regjistruar në rrugën “Besa Besë”.

Ndërkaq, në Prishtinë, një person është arrestuar pasi gjatë kontrollit në lokalin e tij janë gjetur dhe konfiskuar 4 gramë substancë që dyshohet të jetë kokainë, një peshore digjitale, tre fishekë për revole, 1,300 euro para të gatshme dhe dy telefona mobilë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti ka ndodhur në rrugën “Andrea Gropa”.

Continue Reading

Të kërkuara