Kronikë e zezë

​Kërkohen të dyshuarit për vjedhje nga xhepi, policia lut qytetarët për bashkëpunim

Ata kanë vjedhur nga xhepi para rreth 6000 euro dhe janë larguar.

Published

on

Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale “Vjedhje e rëndë” që ka ndodhur më datë 31/01/2022 ora 12:00 në një qendër tregtare.

Policia ka njoftuar se disa të dyshuar nga një qytetar kanë vjedhur nga xhepi para rreth 6000 euro dhe janë larguar.

Andaj, Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim me qytetarët.

Njoftimi i plotë:

Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale “Vjedhje e rëndë” që ka ndodhur më datë 31/01/2022 ora 12:00 në qendrën tregtare “ABI Çarshia” në Prizren. Në atë rast disa të dyshuar nga një qytetar vjedhin nga xhepi para rreth 6000 (gjashtë mijë) euro dhe largohen. Sektori i hetimeve ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar fotografi dhe video të dyshuarave, mirëpo deri tani nuk ka rezultuar në identifikim e tyre. Andaj Policia e Kosovës – Stacioni Policor në Prizren, bazuar në ligj për publikimin e fotove me shënime tjera të personave të kërkuar me Autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim identifikimit, lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tyre, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personat e kërkuar janë të panjohur, kërkohen për veprën penale :

-“Vjedhje e rëndë”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 029 244 740- Stacioni Policor Prizren

– E-mail adresa: [email protected]

lajme

Arrestohet një person në Suedi dhe i konfiskohet pasuria pas hetimit nga Prokuroria Speciale e Kosovës

Published

on

By

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar se si rezultat i një bashkëpunimi ndërmjet Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe autoriteteve suedeze në luftimin e trafikimit të narkotikëve dhe shpëlarjes së parave, është arrestuar një person në Suedi.

Si rezultat i veprimeve hetimore të ndërmarra nga Kosova, është prangosur personi me inicialet A.G., ndërsa atij i janë konfiskuar pasuritë e fituara përmes veprimtarive kriminale.

Sipas njoftimit zyrtar, ky rast përbën precedentin e parë ku autoritetet suedeze kanë arritur të sekuestrojnë pasuri jashtë juridiksionit të tyre territorial.

Tutje bëhet e ditur se Zyra për Rikthimin e Aseteve, e cila funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, në koordinim me autoritetet e Suedisë do të ndërmarrë hapat e mëtejmë për ekzekutimin përfundimtar të vendimit për konfiskimin e pasurive edhe në Kosovë.

Ky rast dëshmon rëndësinë e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në identifikimin dhe konfiskimin e pasurive të përfituara nga aktivitete illegale. Në njoftimin e prokurorisë nuk janë dhënë detaje shtesë për lidhjen e saktë të personit të arrestuar me shtetin e Kosovës. /E.A/

 

Continue Reading

Kronikë e zezë

Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës në raportin njëditor ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje të regjistruara në rajonet e Kamenicës, Klinës, Pejës dhe Vushtrrisë.

Në Kamenicë, një grua ka njoftuar policinë se është sulmuar nga një grua tjetër. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara është intervistuar dhe me konsultim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet.

Në Klinë, është arrestuar një burrë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Pejë, një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar nga një burrë. Palët janë intervistuar nga hetuesit dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Përplasje fizike është regjistruar edhe në Vushtrri, ku një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar nga një burrë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati. Ekipet relevante policore po vazhdojnë hetimet për kapjen e tij.  /E.A/

Continue Reading

Vendi

Vdekje e dyshimtë në Drenas: Një burrë është alivanosur dhe ka ndërruar jetë

Published

on

By

Një rast i cilësuar si “Hetim mbi vdekjen” është regjistruar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës në Drenas.

Sipas njoftimit zyrtar, është raportuar se viktima burrë është alivanosur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet përkatëse policore së bashku me ekipet mjekësore, të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për t’ju nënshtruar obduksionit, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes po vazhdojnë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Operacioni “Bixhozi” në Prizren, Suharekë e Dragash: 22 të arrestuar dhe mijëra euro e armë të sekuestruara

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Prizren dhe Policia e Kosovës kanë realizuar një operacion të madh hetimor të koduar “Bixhozi”, i cili ka çuar në arrestimin e 22 personave të dyshuar për organizimin e skemave piramidale dhe lojërave të fatit të kundërligjshme.

Operacioni është zhvilluar gjatë mbrëmjes së 4 nëntorit nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, me mbështetjen e njësive të tjera policore, pas një pune të gjatë operative-hetimore dhe zbatimit të masave të veçanta hetimore.

Në kuadër të këtij plani operativ janë kontrolluar 20 lokacione të ndryshme (lokale afariste dhe shtëpi banimi) në tri komuna të rajonit: Prizren, Suharekë dhe Dragash.

Gjatë kontrolleve, zyrtarët policorë kanë konfiskuar prova të rëndësishme materiale, ndër to:

  • Rreth 10 mijë euro para të gatshme;
  • Pajisje elektronike të ndryshme që shërbenin për bixhoz online;
  • Katër armë zjarri dhe municion përkatës.

Pas intervistimit të të dyshuarve në prani të avokatëve mbrojtës, me vendim të prokurorit të kujdestar, 19 prej tyre janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa 3 të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Prokuroria dhe Policia e Kosovës kanë rikonfirmuar përkushtimin e tyre të plotë për parandalimin dhe luftimin e veprave penale që lidhen me bixhozin e paligjshëm dhe skemat piramidale në gjithë territorin e vendit. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara