Kronikë e zezë

​Aktakuzë ndaj mësimdhënësit që rrahu nxënësit

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

Published

on

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit D.M., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Hakmarrja”.

Sipas aktakuzës, “me datë 13.05.2022 rreth orës 10:20 minuta, në fshatin Blaq. Komuna e Dragashit, në ShFMU “Hilmi Bahtijari”, i pandehuri/mësimdhënësi D.M., në cilësinë e personit zyrtar, duke keqpërdorur detyrën dhe autorizimet e tij, i keqtrajton, frikëson dhe fyen rëndë dinjitetin e personave tjerë – nxënëseve F.Z., S.Z., dhe E.H., në atë mënyrë që i njëjti sapo hyn në klasë kërkon nga nxënësit që të nxjerrin librin nga lënda e Matematikës dhe të lexojnë në heshtje mësimin e fundit, më pas kërkon nga nxënësit të dalin te dërrasa e zezë dhe të përsërisin mësimin që kishin lexuar, i pa kënaqur me përsëritjet e nxënësve, merr rripin e pantallonave nga nxënësi R.I., me të cilin me forcë i godet nxënëset në duar, duke i shkaktuar dhembje fizike, frikë dhe fyerje të rëndë të dinjitetit, të cilat keqtrajtime tek tri të dëmtuarat rezultojnë me lëndime të lehta trupore”.

Po ashtu, “i pandehuri D.M., me qëllim të hakmarrjes ndërmerr veprime të dëmshme ndaj të dëmtuarave të lartëcekura, në atë mënyrë që pasi të njëjtat së bashku me prindërit e tyre më datë 14.05.2022 raportojnë të pandehurin në polici për shkak të dhunës fizike të aplikuar ndaj tyre, në mundësinë e parë që paraqiten në lëndën e Matematikës të cilën e mbanë i pandehuri/arsimtari D.M., i njëjti fillimisht në prani të gjithë nxënësve të klasës i fyen me fjalë të ndryshme, më pas të dëmtuarave në shenjë hakmarrje, ua mbyllë notat e dobëta në lëndën e Matematikës”.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit. Po ashtu, prokurori i ka propozuar Gjykatës që t’i shqiptoj të akuzuarit dënimin plotësues – ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik.

Lajmet

Arrestohen dy persona në Prizren nën dyshimin për fajde

Published

on

By

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Prizren, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të fajdes ndaj një burri tjetër kosovar.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, dy të dyshuarit meshkuj janë arrestuar pas veprimeve hetimore lidhur me rastin.

Me vendim të prokurorit kujdestar, të arrestuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së tyre kriminale po vazhdojnë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Plagosje në Mamushë: Arrestohet i dyshuari, sekuestrohet pistoleta me fishekë

Published

on

By

Një person ka mbetur i plagosur aksidentalisht me armë zjarri në këmbë nga një i dyshuar, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Lidhur me rastin, viktima është dërguar menjëherë për tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes, njësitet policore kanë konfiskuar një pistoletë së bashku me nëntë fishekë dhe nëntë gëzhoja si prova materiale.

I dyshuari është arrestuar nga policia dhe, pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, është dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet si “Lëndim i rëndë trupor”.  /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Plagosje me armë zjarri në Fushë Kosovë, i dyshuari në arrati

Published

on

By

Në Fushë Kosovë, një burrë ka mbetur i plagosur pasi u qëllua me armë zjarri nga një person i dyshuar.

Viktima është dërguar me urgjencë në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Njësitet policore që kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja si prova materiale. I dyshuari për kryerjen e kësaj vepre ndodhet në kërkim policor, ndërsa rasti është cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor” dhe po hetzimet po vazhdojnë.

Ndërkohë në Prishtinë, policia ka arrestuar katër gra të dyshuara, pasi të njëjtat kanë sulmuar fizikisht një grua tjetër.

Për shkak të lëndimeve të pësuara, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit kujdestar, pas intervistimit, katër të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.  /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person i dyshuar për dhunim në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Prishtinë, i cili dyshohet për veprën penale “Dhunim”, lidhur me një incident të ndodhur në fillim të këtij muaji.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti kishte ndodhur më 5 shtator, rreth orës 19:30. Pas veprimeve hetimore, i dyshuari është lokalizuar dhe prangosur nga organet e rendit më 28 shtator.

Me vendim të prokurorit të kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedim të mëtejshëm ligjor.

Continue Reading

Të kërkuara