Sport

​Ajax – Roma, formacionet e mundshme, mungon Marash Kumbulla

Published

on

Edin Dzeko dhe Jordan Veretout pritet të kthehen sonte në formacionin startues të Romës kundër Ajaxit në çerekfinalet e Europa League.

Ndeshja zhvillohet në “Johan Cruijff Arena” dhe fillon në orën 21:00.

Trajneri i Romës, Paulo Fonseca do të jetë pa pesë lojtarë të ekipit të parë, duke përfshirë Henrikh Mkhitaran dhe Chris Smalling.

Rick Karsdorp është pezulluar për ndeshjen e parë në Amsterdam, ndërsa Stephan El Shaaraëy dhe Marash Kumbulla mungojnë gjithashtu.

Veretout është kthyer në mesfushë, ndërsa Dzeko duhet të mbështetet nga Pedro Rodriguez dhe Lorenzo Pellegrini.

Nga ana tjetër, trajneri i Ajaxit Erik Ten Hag duhet të përballet pa mbrojtësin Daley Blind, pasi ish-mbrojtësi i Manchester United lëndoi kyçin e këmbës gjatë ndeshjeve ndërkombëtare me Hollandën.

Ajax është i pamposhtur në 24 ndeshjet e fundit në kampionate dhe garat evropiane.

Këto janë formacionet e mundshme:

Ajax: Scherpen; Rensch, Timber, Martinez, Tagliafico; Klaassen, Alvarez, Gravenberch; Antony, Tadic, Neres.

Roma: Pau Lopez; Mancini, Cristante, Ibanez; Bruno Peres, Villar, Veretout, Spinazzola; Pellegrini, Pedro; Dzeko.

Sport

Yjet e futbollit blejnë 90 për qind të Estrela Amadorës

Published

on

By

Ajo që për një kohë të gjatë ishte komentuar, të martën është bërë zyrtare. Një grup investitorësh, në mesin e të cilëve janë futbollistët e njohur Thomas Müller, Mats Hummels, Yann Sommer dhe Lucas Hernández, ka blerë shumicën e aksioneve të klubit portugez të kategorisë së parë, Estrela Amadora.

Grupi i investitorëve ka blerë 90 për qind të aksioneve të klubit, ndërsa vlera e investimit arrin në 40 milionë euro.

Të katër futbollistët kanë luajtur gjatë karrierës së tyre te Bayern Munichu. Hummels e ka përfunduar karrierën, Müller aktualisht luan te Vancouver Whitecaps në Kanada, Sommer është pjesë e Club Brugge, ndërsa Hernández aktivizohet te Paris Saint-Germain.

Hummels dhe Müller janë gjermanë, Sommer është zviceran, ndërsa Hernández francez.

Sipas raportimit të “Kicker”, futbollistët nuk pritet të japin ndonjë kontribut të madh financiar në projekt, por do të përqendrohen kryesisht në çështje strategjike dhe në zhvillimin e klubit.

Investimi është udhëhequr nga Johannes Mosmang, i cili i njeh mirë disa prej këtyre yjeve nga koha kur punonte si menaxher lojtarësh. Ai tani pritet ta drejtojë klubin portugez si president.

Estrela Amadora ka shënuar rritje të hovshme në vitet e fundit, ndërsa investimi i ri pritet t’i sjellë klubit ambicie dhe mundësi të reja për zhvillim.

D.L

Continue Reading

Sport

Bashota dhe Lekaj eliminohen në raundin e dytë të padelit

Published

on

By

Dyshja kosovare e padelit, Donika Bashota dhe Adrijana Lekaj, nuk kanë arritur të avancojnë më tej në garë, pasi u mposhtën nga dyshja franceze Merah dhe Soubrie.

Bashota dhe Lekaj pësuan humbje 2:0 në sete në raundin e dytë të garës.

Dyshja kosovare e kishte kaluar raundin e parë pa zhvilluar meç, ndërsa në raundin e dytë u përball me çiftin francez, ndaj të cilit nuk arriti të sigurojë kualifikimin.

Me këtë humbje, aventura e Bashotës dhe Lekajt në garën e padelit përfundon në raundin e dytë.

D.L

Continue Reading

Sport

Kosova U21 pëson humbjen e dytë, mposhtet nga Shqipëria 3:1

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka pësuar humbjen e dytë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, pasi është mposhtur nga Shqipëria me rezultat 3:1.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, me të dyja skuadrat që nuk arritën ta zhbllokonin rezultatin.

Në pjesën e dytë, kuqezinjtë ishin më efikasë dhe shënuan tri herë, ndërsa Dardanët arritën të realizojnë vetëm një gol.

Kjo është humbja e dytë e Kosovës U21 në këtë turne, pas disfatës së pësuar ndaj Algjerisë.

Djemtë tanë tani do të kërkojnë të reagojnë në ndeshjen e radhës dhe ta mbyllin me rezultat pozitiv aventurën në Taranto.

D.L

Continue Reading

Sport

Hendbollistet e Kosovës pësojnë humbjen e dytë, mposhten nga Greqia

Published

on

By

Hendbollistet e Kosovës, ndonëse dhanë maksimumin në parket, nuk arritën t’u bëjnë ballë grekeve në përballjen e radhës në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.

Kosova pësoi humbjen e dytë në këtë garë, pasi Greqia triumfoi me rezultat të thellë 40:20.

Vajzat kosovare luftuan deri në fund, por epërsia e kundërshtares ishte e dukshme gjatë gjithë ndeshjes.

Pas kësaj disfate, hendbollistet e Kosovës do të kërkojnë rezultate më të mira në sfidat e radhës, me synimin për ta mbyllur paraqitjen në Taranto me një rezultat pozitiv.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara