Sport

Kumbulla: Jemi shumë të motivuar për dy ndeshjet e radhës

Published

on

Në një konferencë për shtyp Marash Kumbulla tha se dy kundërshtarët e radhës të Shqipërisë janë shumë të vështirë, por si gjithmonë Kombëtarja do të futet në fushë për të fituar. Qendërmbrojtësi kuqezi komentoi edhe formën e mirë që po kalon me ekipin e Espanyol si dhe konkurrencën e madhe në repartin e prapavijës në Kombëtare.

“Ajo periudhë ishte shumë e keqe për mua. Një vit e gjysmë dhe pas dëmtimit muajt në vazhdim nuk ishin shumë të thjeshta. Tani besoj se zhvillova një fazë përgatitore shumë të mirë, kalova te Espanyol dhe tani po i luaj të gjitha ndeshjet. Fizikisht ndihem shumë mirë dhe jam shumë i lumtur për këtë moment”, tha fillimisht Kumbulla.

Ai foli më tutje edhe për partneritetin në mbrojtje me Ismajlin.

“Jep garanci, por nuk është vetëm punë e imja dhe e Ismajlit, por e të gjithë ekipit. Kemi shumë konkurrencë, jemi shumë të mirë si mbrojtës, jo vetëm në qendër, por edhe në krah. Vendos trajneri dhe kush luan do të bëjë mirë”, theksoi ai.

Me sa pikë mendoni se Kombëtarja është e kënaqur në këto dy ndeshje? – Ne do futemi në fushë si gjithmonë për të fituar të dy ndeshjet. Tani mendojmë vetëm për Çekinë, është një ekip shumë fizik dhe i fortë në duele, tani mendojmë vetëm për ata dhe të shohim më pas për Gjeorgjinë.

Pas golit me Espanyol, presim një gol me ngjyrat kuqezi? – Po e pres edhe unë, pasi janë shumë ndeshje pa bërë gol në Kombëtare. Kam shumë dëshirë që të shënojë.

Ka ngacmime me nota humori mes teje, Ismajlit dhe Ajetit? – Nuk ka ngacmime, Kombëtarja është e para. Nëse ekipi, fiton të tjerat vijnë mbrapa. Është normal që të gjithë lojtarët duan të luajnë, por e dimë që në Kombëtare ka shumë konkurrencë. Janë të gjithë shumë lojtarë të mirë, të shohim zgjidhjet e trajnerit.

Dallimi mes kampionatit spanjoll dhe italian? – Kampionati në Spanjë është ndryshe nga Italia. Është më shumë taktik, loja është e hapur me kundërsulme dhe duele. Jam përshtatur shumë mirë në këtë kampionat.

Nuk keni qenë në dy ndeshjet me Çekinë në kualifikueset e Europianit, tani jeni më i motivuar për fitoren? – Po sigurisht. Të dy ndeshjet i kam parë nga shtëpia. Sic e thashë edhe më para, me Çekinë do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, ne jemi shumë të motivuar, edhe ekipi kundërshtar gjithashtu. Presim një ndeshje shumë të vështirë.

Lajmet

Përzgjedhësi i Izraelit, Ben Shimon: Kosova ka ekip të mirë, jemi në nivel të përafërt

Published

on

By

Përzgjedhësi i Kombëtares së Izraelit, Ran Ben Shimon, ka vlerësuar lart përfaqësuesen e Kosovës në konferencën për media para përballjes së nesërme ndërmjet dy kombëtareve, duke deklaruar se të dyja ekipet kanë nivel të përafërt.

Tekniku izraelit e cilësoi Kosovën si një kundërshtar cilësor, ndërsa shtoi se bilanci i takimeve të kaluara nuk do të luajë rol përcaktues në këtë sfidë.

“Mendoj që Kosova dhe Izraeli pak a shumë e kanë nivelin e njëjtë. Mund të them që të dyja janë ekipe relativisht të vogla. Sa i përket rezultateve të së kaluarës, nuk bazohemi te historia. Kosova me të vërtetë ka një ekip të mirë, por do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Ben Shimon.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit zhvillohet nesër, ku të dyja përfaqësueset synojnë rezultat pozitiv. Deri më tani, nga tri përballjet e ndërsjella, Kosova ka arritur të shënojë një fitore. /E.A/

Continue Reading

Sport

Anglia triumfon ndaj Kroacisë dhe mban hapin me Spanjën

Published

on

By

Anglia ka regjistruar një fitore të rëndësishme me rezultat 2-1 kundër Kroacisë, në një ndeshje të mbushur me emocione dhe ndërhyrje të sistemit VAR.

Anglezët kaluan të parët në epërsi në minutën e 24-të me anë të Morgan Rogers.

Kroacia u kundërpërgjigj në pjesën e dytë, duke barazuar shifrat në 1-1 në minutën e 59-të përmes Petar Sucic.

Megjithatë, Anglia fitoi një penallti pas rishikimit me VAR, të cilën kapiteni Harry Kane e shndërroi në gol në minutën e 64-t për 2-1. Në fund, anglezëve iu anulua edhe një gol i James Garner për pozicion jashtë loje.

Pas kësaj fitoreje, Anglia renditet në vendin e dytë të Grupit 3 me 12 pikë, duke ndjekur nga afër lideren Spanja. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Spanja mposht Çekinë dhe mbetet e pamposhtur në krye të grupit

Published

on

By

Spanja ka vazhduar rrugëtimin e shkëlqyer në Ligën e Kombeve, duke shënuar fitore minimale 1-0 ndaj Republikës së Çekisë në kuadër të Grupit 3 të Ligës A.

Kampionia e Evropës kaloi në epërsi në minutën e 39-të përmes Alex Baenës, i cili realizoi një gol të saktë. S

panja rrezikoi sërish me Fabian Ruiz, ndërsa një gol i Yeremy Pinos në fillim të pjesës së dytë u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje. Çekët e patën edhe më të vështirë nga minuta e 72-të, kur Ladislav Krejci u ndëshkua me karton të kuq pas rishikimit të një ndërhyrjeje në sistemin VAR.

Me këtë triumf, Spanja forcon pozitat në vendin e parë të grupit me 15 pikë të tubuara, pa pësuar asnjë humbje deri më tani. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Italia përmbys Francën 3-1 dhe merr kreun e grupit

Published

on

By

Kombëtarja e Italisë ka regjistruar fitoren e tretë radhazi, duke mposhtur Francën me rezultat 3-1 pas një përmbysjeje dhe duke u ngjitur në vendin e parë të grupit me 10 pikë, aq sa kanë edhe “Gjelat”.

Ndeshja nisi më mirë për francezët, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 10-të me golin e Michael Olise, i cili përfitoi nga një gabim i portierit Gianluigi Donnarumma. Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Roberto Mancini reagoi shpejt dhe barazoi shifrat në minutën e 26-të përmes Francesco Pio Espositos, pas asistimit nga Nicolo Cambiaghi.

Në pjesën e dytë, italianët shpërdoruan një rast të artë për të kaluar në epërsi, pasi Sebastiano Esposito humbi penalltinë në minutën e 60-të. Por vetëm tri minuta më vonë, Davide Frattesi realizoi për 2-1 pas një asistimi të Federico Dimarcos.

Fitoren e Italisë e vulosi sërish Francesco Pio Esposito në minutën e 75-të, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë pas një penalltie të shkaktuar nga Dayot Upamecano, për rezultatin përfundimtar 3-1. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara