Aktualitet

​AGK dhe KMShK shprehen të shqetësuar me fjalimin e Fitore Pacollit në Kuvend

Sipas Pacollit, qeveria dhe parlamenti i Kosovës duhet të marrin masa në këtë drejtim.

Published

on

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka thënë se në rezolutën e miratuar për Kosovën në Parlamentin Evropian thuhet se në vitet e fundit janë vërejtur investime të mëdha private në media dhe përmes tyre është krijuar mundësia e ndërhyrjes.

Sipas Pacollit, qeveria dhe parlamenti i Kosovës duhet të marrin masa në këtë drejtim.

Derisa ka folur në emër të grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Pacolli ka thënë se javën e kaluar Parlamenti Evropian debatoi dhe miratoi rezolutën për Kosovën ku sipas saj ka pasur vlerësime për qeverinë por shqetësuese sipas saj mbetët çështja e mediave.

Një gjë shqetësuese që përmendet në rezolutën e fundit dhe këtu edhe si Kuvend edhe si qeveri duhet të marrim masa është se… Një gjë shqetësuese që pamendët në rezolutën e fundit dhe që nuk është përmendur asnjëherë në rezolutat e mëparshme është se viteve të fundit janë vërejtur investime të mëdha private në media, përmes së cilave është krijuar mundësia e ndërhyrjes dhe ndikimit në disa mediume kryesore dhe në ato online të cilat po përdoren për qëllime biznesore dhe shantazh politik. Pra këtu kërkojmë vëmendjen Kuvendit dhe qeverisë që të marrim masa dhe të kuptojmë më shumë se çfarë po ndodh me funksionin e medias, transparencës dhe identifikimin e pronësisë së mediumeve”, ka thënë ajo.

Pacolli derisa ka përmendur debatin në Parlamentin Evropian, ka thënë se deputetët atje e kanë vlerësuar punën e qeverisë Kurti.

Kësaj radhe vërtetë u tha troç, të gjithë deputetët që mbështetën Kosovën në fjalimet e tyre e vlerësuan lartë punën e qeverisë Kurti dhe reformat që po ndodhin në vend”, ka thënë ajo.

Për fjalimin e Pacollit, ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Këshilli i Mediave të shkruara të Kosovës të cilët janë shprehur të shqetësuar.

AGK-ja dhe KMShK-ja të shqetësuar me fjalimin kundër mediave të deputetes Fitore Pacolli. Në një fjalim të sotëm në Kuvend, deputetja e partisë në pushtet, Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka bërë thirrje për rregullim qeveritar të mediave, sidomos mediave online. Thirrja e hapur e deputetes Pacolli për ndërhyrje direkte të Qeverisë për kontroll ndaj mediave është e papranueshme për AGK-në dhe KMShK-në dhe paraqet rrezik për lirinë e medias në vend. Mediat, shumica e të cilave janë të regjistruara si biznese në ARBK, kurse një pjesë tjetër si OJQ, rregullojnë veprimtarinë e tyre nëpërmjet ligjeve përkatëse në Kosovë dhe rregulloreve të Komisionit të Pavarur të Mediave dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës – Press Council of Kosovo. Çdo tentim i Qeverisë për të ushtruar kontroll mbi mediat është tentativë e papranueshme për të ndërhyrë në punën e tyre. Ky është kërcënim serioz i pushtetit aktual kundër mediave”, thuhet në reagim.6

Bota

Trump thotë ‘është mirë që jam në Skoci’, zbarkon për një udhëtim katër-ditor

Published

on

By

Presidenti amerikan Donald Trump tha se “është shumë mirë të jesh në Skoci” teksa zbarkoi për një vizitë private katër-ditore.

Pasi Air Force One zbarkoi në Aeroportin e Prestwick, pak para orës 20:30, presidenti amerikan u prit nga Sekretari Skocez Ian Murray dhe Warren Stephens, Ambasadori i SHBA-së në Mbretërinë e Bashkuar.

Trump foli me gazetarët përpara se autokolona presidenciale të nisej për në resortin e tij Turnberry, në South Ayrshire, ku pritet të luajë golf të shtunën, shkruan BBC.

Duke folur për Sir Keir Starmer, të cilin do ta takojë të hënën, ai tha: “Më pëlqen kryeministri juaj. Ai është pak më liberal se unë – siç ndoshta e keni dëgjuar – por është një njeri i mirë. Ai arriti një marrëveshje tregtare.”

Autokolona – e cila përmbante më shumë se dy duzina automjetesh – hyri në resortin e golfit Turnberry të Trump rreth orës 21:30, i shoqëruar nga automjete të Policisë së Skocisë dhe ekipe ambulancash.

Ndërsa mbërriti në hotelin luksoz, automjeti i presidentit – i njohur si Bisha – kaloi pranë një grupi të vogël protestuesish.

Trump do të qëndrojë në Turnberry gjatë fundjavës përpara se të shkojë në pronën e tij të dytë në Aberdeenshire, ku do të hapë një fushë të re me 18 vrima në Menie.

Ai u tha gazetarëve se një yll i ndjerë i James Bond luajti një rol vendimtar në projekt.

Trump tha: “Sean Connery më ndihmoi të merrja lejet – nëse nuk do të ishte për Sean Connery nuk do t’i kishim ato fusha të shkëlqyera.”

Continue Reading

Bota

Monumenti për viktimat e gjenocidit të Srebrenicës u përurua në Paris

Published

on

By

Anëtari boshnjak i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Denis Beçiroviq dhe kryetarja e Bashkisë së metropolit francez, Anne Hidalgo përuruan sot në Paris monumentin kushtuar viktimave të gjenocidit të Srebrenicës.

Monumenti ndodhet në rrugicën e monumenteve përkujtimore në varrezat Père Lachaise, pranë atyre të dedikuara për viktimat e gjenocidit në Ruandë dhe ushtarëve francezë të vrarë në Luftën e Dytë Botërore.

Ai u ngrit me rastin e 30-vjetorit të gjenocidit kundër boshnjakëve, dhe iniciativa për ndërtimin e tij erdhi nga organizata joqeveritare Solidariteti me Bosnjën dhe Hercegovinën (SIBH-Francë), me mbështetjen e autoriteteve të qytetit të Parisit, transmetojnë mediat boshnjake.

Kujtimi i gjenocidit të Srebrenicës duhet të jetë themeli për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë, më të sigurt dhe më të drejtë, sepse vetëm me të vërtetën, respektin për viktimat dhe përgjegjësinë mund të sigurohemi që gjenocidi të mos ndodhë më kurrë“, tha Beçiroviq.

Gjenocidi i Srebrenicës, i kryer nga forcat serbe të Bosnjës, konsiderohet krimi më i keq i luftës i kryer në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Më shumë se 8 mijë burra dhe djem boshnjakë u vranë në masakrën serbe në vitin 1995.

Continue Reading

Kulturë

​Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë: Qeveria ta shtyjë procesin e liberalizimit të tregut energjetik

Published

on

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë dorëzon në Qeverinë e Kosovës kërkesën që të shtyhet procesi i liberalizimit të tregut energjetik.

Në konferencë të jashtëzakonshme për media, para objektit të Qeverisë, drejtori ekzekutiv i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Kushtrim Ahmeti tha se ky proces po vazhdon të përcillet me shkelje.

“Kemi edhe paralajmërime por edhe vet kërcënimet nga KEK-u sa i përket furnizimit me energji elektrike, e cila tashmë po u dërgon të gjitha bizneseve njoftimet kërcënuese e do tua ndërpres energjinë elektrike me 30 të këtij muaji. Asnjë biznes deri më sot nuk e ka marrë asnjë faturë sa u përket shpenzimeve që i ka bërë në periudhën qershor edhe korrik. Ky është një fakt i radhës qe dëshmon se i gjithë procesi i liberalizimit të energjisë elektrike në Kosovë është përcjell dhe vazhdon të përcjellët me një numër të madh të shkeljeve”, tha ai.

ZRRE dje ka njoftuar bizneset lidhur me përfundimin e periudhës së furnizimit të garantuar nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit.

Sipas ZRRE-së të gjithë konsumatorët që aktualisht furnizohen me energji elektrike nga (KEK) si Furnizues i Mundësisë së Fundit (FMF), se periudha maksimale e këtij furnizimi të garantuar përfundon më 30.07.2025, për konsumatorët që kanë shfrytëzuar këtë shërbim nga data 1 qershor 2025.

Gjithashtu edhe KEK ditë më parë ka njofuar se 30 korriku është data e fundit që do të furnizojë me energji elektrike të gjithë konsumatorët që nuk kanë gjetur furnizues në treg të hapur.

Në anën tjetër, më 12 qershor 2025 Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji në mbledhjen e saj ka caktuar subjektin juridik KEK si Furnizues të Mundësisë së Fundit për periudhë gjashtë  mujore.

Continue Reading

Bota

ShBA kundërshton propozimin e Macron për njohjen e shtetit palestinez: Vendim i njëanshëm

Published

on

By

Kreu i diplomacisë amerikane e bëri të qartë të enjten se “kundërshton fuqishëm” vendimin e presidentit francez Emmanuel Macron për të njohur shtetin e Palestinës gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në shtator.

Ai e ka cilësuar si një vendim të njëanshëm dhe që, sipas tij, e largon paqen.

Ky vendim i njëanshëm nuk shërben për asgjë tjetër përveçse për propagandën e Hamasit dhe përbën një hap prapa për procesin e paqes. Është një shuplakë në fytyrën e viktimave të 7 tetorit 2023,” deklaroi Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, përmes një postimi në platformën X.

Ndërkohë, ambasadori amerikan në Izrael, Mike Huckabee, kishte deklaruar në muajin qershor se nuk e konsideron më prioritet të politikës së jashtme amerikane krijimin e një shteti të pavarur palestinez.

Continue Reading

Të kërkuara