Lajmet

​Afër 17 mijë qytetarë vaksinohen me dozën e tretë antiCOVID

Në total 1 milion e 754 mijë e 334 doza të vaksinës antiCOVID janë dhënë.

Published

on

Prej fillimit të procesit të vaksinimit janë dhënë 1 milion e 754 mijë e 334 doza të vaksinës antiCOVID-19. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), 802 mijë e 301 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, 44 mijë e 143 qytetarë kanë marrë dozën përforcuese dhe 16 mijë e 991 qytetarë të tjerë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërkohë që Kosovë javët e fundit janë rritur rastet pozitive me COVID-19, për çka Qeveria e Kosovës mori vendim edhe për masa të reja antiCOVID-19. Masa këto që hyrën në fuqi më 22 janar për të qenë në fuqi deri më 4 shkurt. Ndër masat e marra është që gastronomia të punojë deri në orën 21:00, ndërsa ora policore është vendosur nga ora 22:00-05:00.

Masë tjetër që nxiti reagimin jo vetëm të qytetarëve, por edhe të shteteve fqinje ishte ajo që çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë certifikatën e vaksinimit me tri doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen dhe dozë përforcuese) kundër COVID-19;certifikatën e vaksinimit me dy doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen) kundër COVID-19, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më herët se 48 orë para nisjes (për udhëtarët që hyjnë në rrugë ajrore) ose 48 orë para mbërritjes në pikën kufitare (për ata që hyjnë në rrugë tokësore).

Lajmet

Ushtarët e Shqipërisë, pjesë e KFOR-it, nisen për në Kosovë

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu ka nisur mëngjesin e së premtes me disa foto të ushtarëve shqiptarë në misionin e KFOR-it, teksa rrugën e kishin nisur për Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Vengu thotë se djemtë dhe vajzat e Shqipërisë që janë pjesë e KFOR-it, çdo ditë mbajnë lart flamurin dhe vlerat në shërbim të paqes dhe sigurisë.

Mirëmëngjes nga Kosova me djemtë dhe vajzat tona në misionin e KFOR ku çdo ditë mbajnë lart flamurin dhe vlerat tona në shërbim të paqes dhe sigurisë”, ka shkruar ai./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Policia shqipton mbi 2000 gjoba brenda 24 orëve të fundit

Published

on

By

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2233 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 41 aksidente trafiku me dëme materiale, 24 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.

Policia e Kosovës ka arrestuar 16 persona, 14 janë dërguar në mbajtje, kurse një person është në vuajtje të dënimit./D.B/KP

Continue Reading

Aktualitet

Shtetet që po shqyrtojnë tërheqjen nga Eurovision nëse Izraeli lejohet të marrë pjesë

Published

on

Irlanda, Spanja dhe Sllovenia kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj përfshirjes së mundshme të Izraelit në Eurovision 2026, duke rritur mundësinë e tërheqjeve.

Në një deklaratë, transmetuesi kombëtar irlandez RTE tha se Irlanda nuk do të marrë pjesë në Festivalin e Këngës Eurovision 2026 nëse pjesëmarrja e Izraelit vazhdon, dhe vendimi përfundimtar në lidhje me pjesëmarrjen e Irlandës do të merret pasi të merret vendimi i EBU-së (Bashkimi Evropian i Transmetimeve), shkruan Anadolu.

Transmetuesi nënvizoi se pjesëmarrja e Irlandës do të ishte e paarsyeshme duke pasur parasysh humbjen e vazhdueshme dhe të tmerrshme të jetëve në Gaza.

Të hënën, Ministri i Kulturës i Spanjës, Ernest Urtasun, hapi publikisht derën e daljes së vendit nëse Izraeli nuk përjashtohet.

Të premten, transmetuesi publik i Sllovenisë, RTV Slovenija, njoftoi se vendi nuk do të marrë pjesë në Eurovision 2026 nëse Izraelit i lejohet të kthehet vitin e ardhshëm./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

Reagon Kamberi​ pasi Petkoviqi refuzon të diskutojë në Bruksel për Luginën

Published

on

Deputeti shqiptar Shaip Kamberi ka reaguar ashpër pasi në Bruksel, përfaqësuesi i Serbisë Petar Petkoviq refuzoi të diskutojë me palën e Kosovës për shqiptarët e Luginës së Preshevës, për subvencionimin e bujqve, ndihmë kjo që e jep Qeveria e Kosovës, por që është bllokuar nga Beogradi.

Në një postim në Facebook, Shaip Kamberi ka thënë se Serbia po mohon të drejtat për pakicat kombëtare, veçanërisht kur bëhet fjalë për komunitetin shqiptar, duke penguar qoftë edhe një ndihmë që jepet për zhvillimin e rajonit.

“Sanksionimi juridik kur përdoren simbolet kombëtare, përfaqësimi i pamjaftueshëm në sistemin e drejtësisë, polici e institucione publike, si dhe diskriminimi sistematik tregojnë se ekziston një asimetri midis politikës së jashtme të Serbisë dhe politikës së saj të brendshme ndaj pakicave”, ka shkruar ai.

Kamberi ka akuzuar Serbinë për kufizim të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ndërkohë që këmbëngul në zbatimin e normave që nuk njeh as e drejta ndërkombëtare kur bëhet fjalë për statusin dhe të drejtat e komunitetit serb në Kosovë.

“Në rrethana të këtilla Qeveria e Kosovës, me të drejtë, zgjidhjen e sheh në ndërtimin e reciprocitetit si standard për të drejtat e pakicave në rajon”, ka shtuar Kamberi.

Kujtojmë, sot në Bruksel u mbajt raundi i ri i bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës Besnik Bislimi pas takimit tha se me palën serbe është diskutuar edhe për bllokimin e shpërndarjes së mjeteve për fermerët në Luginën e Preshevës nga ana e Serbisë.

“Pala serbe mendon që ne nuk duhet të kujdesemi për fermerët në Luginë dhe nuk duhet të sigurojmë që ata i marrin këto fonde”, tha ai.

Një milion euro të dedikuara për fermerët e Luginës së Preshevës nga Qeveria e Kosovës po mbahen të bllokuara nga Serbia./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara