Sport

​Abraham zgjedh numrin e fanellës te Roma

Published

on

Roma e ka zëvendësuar Edin Dzekon me 23-vjeçarin anglez, Tommy Abraham dhe ish-sulmuesi i Chelseat mezi pret kapitullin e tij të ri në kryeqytetin italian.

Lojtari ka nënshkruar një marrëveshje pesëvjeçare me “Giallorossët” dhe tha se ishte i bindur nga dëshira e klubit për ta sjellë atë në “Trigoria”.

“Ju mund ta ndjeni kur një klub ju dëshiron vërtet dhe Roma e bëri interesin e tyre menjëherë të qartë. Roma është një klub që meriton të luftojë për tituj dhe trofe. Unë kam pasur përvojën e fitimit të trofeve të mëdhenj dhe dua të jem përsëri në ato kompeticione kështu që unë dua ta ndihmoj këtë ekip për ta arritur këtë dhe për të arritur në nivelin ku duhet të jetë Roma”, deklaroi ai.

Blerjes së re i është besuar numrin 9 në fanellë të cilin e la të lirë Edin Dzeko i cili u largua drejt Interit.

“Është një nder i madh të jesh numri 9 në këtë klub dhe mezi pres të filloj dhe të ndihmoj ekipin”, përfundoi Abraham

Sport

KV Ulpiana triumfon ndaj KV Forcës

Published

on

By

KV Ulpiana ka shënuar fitore ndaj KV Forcës në kuadër të Superligës A në volejboll, duke e mbyllur përballjen me rezultat 3:0 në sete.

Volejbollistët e Ulpianës treguan paraqitje të mirë që nga fillimi i takimit, duke fituar setin e parë me rezultat 25:17.

Ulpiana vazhdoi me ritëm pozitiv edhe në pjesën tjetër të ndeshjes, ndërsa seti i tretë rezultoi më i luftuar, duke u mbyllur me rezultat të ngushtë 25:23.

Me këtë triumf, Ulpiana regjistron një fitore të rëndësishme në Superligën A.

D.L

Continue Reading

Sport

KV Ulpiana e nis fuqishëm ndeshjen ndaj KV Forcës, fiton setin e parë

Published

on

By

KV Ulpiana ka nisur me rezultat pozitiv përballjen ndaj KV Forcës, në kuadër të Superligës A në volejboll.

Volejbollistët e Ulpianës kanë treguar lojë të mirë në setin e parë, duke e mbyllur atë me rezultat 25:17.

Ndeshja është duke vazhduar, ndërsa Ulpiana synon të ruajë epërsinë dhe të sigurojë fitoren.

D.L

Continue Reading

Sport

Baton Zabërgja në formacionin më të mirë të javës në Ukrainë

Published

on

By

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Baton Zabërgja, është përfshirë në formacionin më të mirë të javës së tetë në Premier Leaguen e Ukrainës.

Përzgjedhja është bërë të mërkurën nga faqja zyrtare e kampionatit ukrainas, pas paraqitjeve të futbollistëve në ndeshjet e fundit.

25-vjeçari nga Vushtrria ishte ndër lojtarët më të dalluar në fitoren 2-1 të Kharkivit ndaj Odesas në udhëtim, duke kontribuar me një gol.

Sulmuesi kosovar po kalon një formë të shkëlqyer këtë edicion, duke u shndërruar në një nga lojtarët më produktivë të skuadrës së tij.

Në nëntë paraqitje në të gjitha garat, Zabërgja ka realizuar shtatë gola dhe ka kontribuar me katër asistime, duke konfirmuar formën e tij të mirë në futbollin ukrainas.

D.L

Continue Reading

Sport

Albian Hajdari pëson një tjetër lëndim, jashtë fushës për disa javë

Published

on

By

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albian Hajdari, ka pësuar një tjetër lëndim, duke u detyruar të qëndrojë jashtë fushës për disa javë.

Lajmin e ka konfirmuar klubi gjerman Hoffenheim, i cili ka bërë të ditur se futbollisti kosovar është lënduar gjatë stërvitjes së fundit, në pjesën e poshtme të shputës së këmbës.

Përmes një njoftimi zyrtar, Hoffenheimi ka konfirmuar mungesën e Hajdarit në javët e ardhshme, duke i uruar shërim të shpejtë dhe rikthim të suksesshëm në fushë.

Ky është lëndimi i dytë brenda një periudhe të shkurtër për mbrojtësin kosovar, i cili kishte pasur probleme fizike edhe gjatë grumbullimit me Përfaqësuesen e Kosovës muajin e kaluar.

Ende nuk është bërë e ditur data e saktë e rikthimit të tij në fushë.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara