Aktualitet

​Abazoviq shkarkoi drejtorin e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare

Abazoviq ka shkruar në Twitter se ka falënderuar Vukshiq për bashkëpunimin profesional dhe produktiv.

Published

on

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka shkarkuar sot Dejan Vukshiq nga posti i drejtorit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare.

Abazoviq ka shkruar në Twitter se ka falënderuar Vukshiq për bashkëpunimin profesional dhe produktiv që kanë pasur në periudhën paraprake.

“Ne po kthejmë një fletë të re. Ne po vazhdojmë me reformat në sektorin e sigurisë”, ka shkruar Abazoviq.

Më herët Abazoviq ka paralajmëruar ndryshime në krye të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare , kujton CdM dhe shton se në opinion po qarkullojnë informacione se kandidati më serioz për drejtor të ri të kësaj agjencie është Savo Kentera.

Bota

Kallas: Konflikti në Lindjen e Mesme do të zgjerohet nëse përfshihet SHBA-ja

Published

on

By

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ka paralajmëruar kundër përfshirjes së SHBA-së në konfliktin midis Izraelit dhe Iranit.

Kur bëhet fjalë për përfshirjen e Shteteve të Bashkuara, atëherë kjo patjetër do ta tërheqë rajonin në një konflikt më të gjerë, dhe kjo nuk është në interesin e askujt”, u tha ajo gazetarëve në Bruksel.

Trajektorja e përballjes midis rivalëve të përbetuar, Izraelit dhe Iranit, mund të varet nga hapat e ardhshëm të ndërmarrë nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Opsionet variojnë nga ndjekja e një zgjidhjeje të negociuar deri te ndërhyrja e drejtpërdrejtë ushtarake, duke përfshirë sigurimin e bombave “shkatërruese të bunkerëve” për sulme kundër stacioneve bërthamore nëntokësore.

Në një telefonatë me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, Kallas tha se kishte rënë dakord me të se nuk ishte në interesin e Uashingtonit të përfshihej në luftime.

Diplomatja më e lartë e BE-së zhvilloi sot një videokonferencë emergjente me ministrat e Jashtëm të bllokut.

Është e qartë se të gjithë bien dakord që Irani nuk mund të ketë një bombë bërthamore dhe ky është qëllimi ynë përfundimtar”, tha ajo.

Një tjetër çështje kyçe e diskutuar ishte evakuimi i qytetarëve të BE-së nga zonat e konfliktit./atsh

Continue Reading

Bota

Konflikti Izrael – Iran, deklarohet për herë të parë presidenti i Kinës

Published

on

By

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka thënë se vendi i tij është “thellësisht i shqetësuar” nga “përshkallëzimi i papritur” i tensioneve në Lindjen e Mesme, i shkaktuar nga veprimet ushtarake të Izraelit kundër Iranit, raportoi të martën agjencia shtetërore kineze e lajmeve, “Xinhua”.

Në komentet e tij të para për konfliktin Iran – Izrael që nga shpërthimi i tij të premten, Jinpingu tha se Kina – mbështetëse kyçe diplomatike dhe ekonomike e Iranit – kundërshton “çfarëdo akti që i shkel sovranitetin, sigurinë dhe integritetin territorial” të shteteve të tjera.

“Konflikti ushtarak nuk është mënyrë për të zgjidhur probleme dhe përshkallëzimi i tensioneve rajonale nuk është në interesin e përbashkët të komunitetit ndërkombëtar” – tha presidenti kinez krahas homologut kazak, Shavkat Mirziyoyev, në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana.

Jinpingu po qëndron atje për Samitin Kinë – Azi Qendrore. Sipas tij, të gjitha palët duhet të punojnë për ta qetësuar konfliktin sa më shpejt që është e mundur dhe se Kina është e gatshme për të punuar me të gjitha palët “për të luajtur një rol konstruktiv për rikthimin e paqes dhe stabilitetit” në rajon.

Continue Reading

Bota

Von der Leyen drejtuar Trump: BE dhe SHBA duhet të bashkohen për të kundërshtuar praktikat e padrejta tregtare të Kinës

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u përball me presidentin e SHBA-së, Donald Trump në lidhje me politikat e tij tarifore – ndërkohë që sugjeroi njëkohësisht që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të bashkëpunojnë me Evropën për të kundërshtuar praktikat e padrejta tregtare të Kinës.

Në një seancë pune, gjatë samitit të G7 dje në Kanada, Von der Leyen tha se tarifat shpërqendronin vëmendjen nga problemet me Kinën dhe krijonin pasiguri të dëmshme për rritjen dhe inovacionin.

Lidhur me Kinën, Von der Leyen tha se vendi kishte demonstruar kryesisht mungesën e gatishmërisë së tij për t’iu përmbajtur sistemit ndërkombëtar të bazuar në rregulla.

Ndërsa vendet e tjera hapën tregjet e tyre, Kina u përqendrua në minimin e mbrojtjeve të pronësisë intelektuale dhe përdorimin e subvencioneve masive me qëllim dominimin e zinxhirëve globalë të prodhimit dhe furnizimit”, tha ajo.

Kjo nuk ishte konkurrencë e drejtë, por shtrembërim i qëllimshëm i tregut që dëmtoi industritë në vendet e G7”, tha Von der Leyen.

Nga perspektiva e BE-së, rrënja e problemit më të madh të përbashkët qëndron në pranimin e Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në vitin 2001, jo në tregtinë midis partnerëve të G7.

Von der Leyen pranoi se Trump kishte të drejtë kur deklaroi se sistemi aktual i tregtisë globale nuk po funksiononte siç duhet.

Për të adresuar problemet aktuale me Kinën, presidentja e Komisionit Evropian propozoi të vepronin së bashku dhe të shfrytëzonin fuqinë negociuese ekonomike të G7.

Ekonomitë e G7 përbëjnë 45% të prodhimit ekonomik global dhe më shumë se 80% të të ardhurave nga prona intelektuale”, tha Von der Leyen duke iu referuar anëtarëve të saj, SHBA-së, Kanadasë, Japonisë, Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe, Italisë dhe Bashkimit Evropian.

Qëllimi, duhet të jetë reformimi i rregullave të tregtisë globale, ndërtimi i zinxhirëve të furnizimit elastikë dhe forcimi i lidershipit teknologjik dhe industrial”, theksoi ajo./atsh

Continue Reading

Bota

Agjencia e OKB-së: Qendra nëntokësore iraniane Natanz u godit nga sulmet izraelite

Published

on

By

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike ka thënë të martën se sulmet izraelite duket të kenë pasur “ndikim direkt” në pjesën nëntokësore të qendrës bërthamore iraniane Natanz.

Bazuar në analizimet e vazhdueshme të pamjeve satelitore të rezolucionit të lartë, të siguruara pas sulmeve të së premtes, agjencia ka identifikuar elemente shtesë që sinjalizojnë ndikim direkt në hapësirat nëntokësore të pasurimit në Natanz”, ka bërë të ditur Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike, organ i Kombeve të Bashkuara, përmes një postimi në X – dikur Twitter.

Agjencia ka thënë se nuk ka vërejtur ndryshime në qendrat tjera në Esfahan dhe Fordou.

Sulmet janë pjesë e një fushate ajrore të Izraelit, të nisur kundër armikut të përbetuar për të pestën ditë me radhë, duke shënjestruar ushtrinë iraniane dhe programin bërthamor.

Kjo është hera e parë që Agjencia monitoruese e OKB-së ka vërejtur dëme nga sulmet në disa pjesë të qendrës në Natanz, e cila konsiderohet kryesore për programin bërthamor të Iranit.

Tashmë dihet se një qendër pasurimi mbi tokë është shkatërruar, ashtu sikurse pajisjet elektrike që sigurojnë rrymën në objektin nëntokësor.

Izraeli po vazhdon të sulmojë Iranin edhe të martën, derisa presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar të gjithë banorët e Teheranit që të evakuohen.

IRANI NUK MUND TË KETË ARMË BËRTHAMORE”, ka shkruar Trump në rrjete sociale gjatë kthimit të tij nga Kanadaja në Uashington.

Të gjithë duhet të evakuohen menjëherë nga Teherani”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë më vonë se nuk është në kërkim të një armëpushimi, sepse kërkon “diçka më të mirë sesa armëpushimi”.

I pyetur se pse u ka bërë thirrje banorëve që të evakuohen nga Teherani, ai ka thënë se dëshiron që “njerëzit të jenë të sigurt”.

Më herët gjatë ditës ushtria izraelite u ka bërë thirrje rreth 330.000 banorëve në një lagje të Teheranit që të evakuohen.

Teherani është një prej qyteteve më të mëdha të Lindjes së Mesme, me rreth 10 milionë banorë – shifër gati ekuivalente me gjithë popullsinë e Izraelit.

Njerëzit janë parë duke duke u larguar prej qytetit qysh prej prej nisjes së armiqësive.

Izraeli deklaron se sulmet kundër liderëve ushtarakë, shkencëtarëve bërthamorë iranianë, qendrave për pasurim të uraniumit dhe programit të raketave balistike, janë të domosdoshme për të parandaluar Iranin që të ketë armë bërthamore.

Sulmet kanë vrarë të paktën 224 njerëz në Iran.

Irani është hakmarrë duke nisur mbi 370 raketa dhe qindra donë në Izrael.

Deri më tani është raportuar për 24 persona të vrarë. Ushtria izraelite ka thënë se Irani ka nisur raketa të reja të martën dhe shpërthimet janë dëgjuar në veri të Izraelit./REL/

Continue Reading

Të kërkuara