Lajmet

​Abazoviq pas sulmit terrorist në veri: Tragjedi, të provohet pajtimi

Abazoviq ka thënë situata të dielën lehtë mund të kalonte në konflikt më të madh.

Published

on

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka reaguar pas sulmeve në veri të Kosovës, ku rreshteri policor Afrim Bunjaku mbeti i vrarë nga terroristët serbë. Ai ka thënë se kjo ishte një tragjedi, derisa ka apeluar Kosovën dhe Serbinë që të provojnë pajtimin.

Në një paraqitje për media, Abazoviq ka thënë situata të dielën lehtë mund të kalonte në konflikt më të madh, e i cili do të kishte pasoja të mëdha.

“Tragjedi dhe vazhdimi i një politike katastrofike ballkanike nga e cila, për fat të keq, ne si rajon nuk mund të dalim. Personalisht, ashpër dënoj dhunën, vrasjet, çfarë të themi tjetër, me vërtet të gjithë ishim të tronditur, kjo situatë mund të kalojë lehtësisht në një konflikt, një më të madh, që do të ketë pasoja katastrofike për të gjithë, dhe kështu është fatkeqësinë e kemi dhe ajo që nuk donim të kishim është gjaku në rrugë”, ka thënë ai.

Përkundër faktit se terroristët vranë rreshterin policor Afrim Bunjaku dhe sulmuan Policinë e Kosovës, Abazoviq mendon se pajtimi është zgjidhja.

“Mali i Zi i qëndron pranë asaj që ka përfaqësuar edhe deri tani, ne mendojmë se politika e viteve 1990 duhet të marrë fund. Pra, popujt në këto treva kanë provuar gjithçka përveç pajtimit, prandaj apeli im është edhe në raport me popullit serb edhe në raport me popullin shqiptar, më në fund provoni një herë pajtimin. Ju keni provuar gjithçka, përpiquni të pajtoheni, besoj se do t’ju pëlqejë të gjithëve, për të gjithë do të jenë mirë, garantoj që kështu do të jetë. Provoni atë që nuk e keni provuar kurrë, përndryshe ne të gjithë do të jemi në një problem të madh, të madh, të madh, nuk kemi oreks, as dëshirë dhe nuk na takon në asnjë mënyrë të marrim pjesë të mësojmë dikë se çfarë të bëjë siç duhet të sillet. Dhuna nuk është zgjidhje, sidomos dhuna që përfundon me konfrontime të përgjakshme, nuk është zgjidhje dhe le të përpiqemi të bëjmë diçka tjetër në të ardhmen për të mirën e të gjithë qytetarëve të rajonit”, ka thënë ai. 

Lajmet

Rama akuzon LVV-në për sabotim të pastrimit: “Me votën tuaj e latë Prishtinën në bërllog”

Published

on

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka sabotuar pastrimin e kryeqytetit, pas dështimit të themelimit të kompanisë komunale “Pastrimi”.

Rama ka kritikuar asamblistët që votuan kundër themelimit të kompanisë, duke thënë se me votën e tyre “e latë qytetin në bërllog”.

Ai ka reaguar edhe ndaj sjelljes së asamblistëve gjatë seancës, duke e cilësuar vendimin si të pakuptimtë dhe duke thënë se një veprim i tillë është “të punosh kundër vetëvetes”.

Në fund, Rama ka ironizuar vendimin e asamblistëve duke shkruar: “Seriozisht, jeni për studim!”./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ka dështuar sërish përmbyllja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Published

on

Procesi sërish ka mbetur te zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Votimi për nënkryetar u vendos të bëhet veç e veç. Në votim, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, u zgjodh nënkryetar i Kuvendit, ndërkohë, kandidatja e PDK-së, Vlora Çitaku, nuk arriti të marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur nënkryetare, pasi deputetët e LVV-së abstenuan.

Pas këtij procesi, deputetët e PDK-së lëshuan sallën.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ndërpreu punimet, ndërsa për seancën e radhës tha se do të votojë më vonë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

BE-ja pritet t’i japë Ukrainës 6.1 miliardë euro shtesë për mbrojtjen

Published

on

Bashkimi Evropian pritet t’i ofrojë Ukrainës 6.1 miliardë euro ndihmë shtesë për blerjen e pajisjeve ushtarake, përfshirë sistemet amerikane të mbrojtjes ajrore “Patriot”.

Financimi është pjesë e paketës së huasë prej 90 miliardë eurosh të BE-së për Ukrainën, e cila përfshin 28.3 miliardë euro për ndihmë ushtarake dhe 16.7 miliardë euro për mbështetje buxhetore.

Për të mundësuar blerjen e sistemeve “Patriot”, të prodhuara në Shtetet e Bashkuara, BE-ja do të heqë kërkesën që pajisjet të jenë të prodhuara brenda Evropës. Përjashtimi do të vlejë edhe për disa dronë që përdorin komponentë kinezë.

Shuma prej 6.1 miliardë eurosh përbën këstin e fundit të fondit prej 28.3 miliardë eurosh të dedikuar për mbrojtjen. Deri më tani, Ukrainës i janë transferuar 8.35 miliardë euro për këtë qëllim.

Komisioneri Evropian për Mbrojtjen, Andrius Kubilius, tha se avantazhi ushtarak i Ukrainës varet nga sigurimi i shpejtë i pajisjeve kritike në sasitë dhe afatet e nevojshme.

Sipas tij, përshpejtimi i dërgesave përmes përdorimit të rezervave ekzistuese, rishikimit të prioriteteve të porosive dhe rritjes së kapaciteteve prodhuese është thelbësor.

Ndihma e re vjen në kohën kur Rusia ka intensifikuar sulmet ajrore ndaj Ukrainës, ndërsa aleatët po përpiqen të rrisin furnizimet me sisteme të mbrojtjes ajrore përpara dimrit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Bajrami: Puna e parë në Kuvend do të jetë kriminalizimi i shkeljes së Kushtetutës

Published

on

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se një nga veprimet e para të Kuvendit do të jetë jetësimi i nismës së Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) për kriminalizimin e shkeljes së Kushtetutës.

Pas ndërprerjes së seancës konstituive, Bajrami ka shkruar në Facebook se “është urgjencë kombëtare të shpëtohet ky shtet”.

“Puna e parë në Kuvend do të jetë jetësimi i nismës së IKD-së për kriminalizimin e shkeljes së Kushtetutës, në mënyrë që ata që e shkelin Kushtetutën, njësoj si armiqtë e këtij shteti, të përfundojnë në burg, të japin llogari dhe të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre”, ka shkruar ajo.

Bajrami ka kritikuar edhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të cilin e ka quajtur “mashtrues” dhe e ka akuzuar se po synon ta rrënojë shtetin.

“Ky vend nuk është ndërtuar që një mashtrues, i cili erdhi në pushtet me premtimin e bashkimit kombëtar, ta rrënojë shtetin për të cilin njerëzit kanë dhënë jetën, kanë dhënë gjymtyrët dhe mbajnë ende plagët në trup!”, ka deklaruar Bajrami./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara