Lajmet

​AAK me propozime për dalje nga kriza energjetike

AAK ka dalë me disa propozime për të përmirësuar gjendjen.

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar se gjendja në sektorin e energjisë është e jashtëzakonshme për çka vlerësojnë se fokusi i politikave të shtetit duhet të jetë në këtë çështje.

AAK ka dalë me disa propozime për të përmirësuar gjendjen duke përmendur investimet në energji me linjit si dhe subvencionimin e energjisë alternative.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se përmirësimi i gjendjes në sektorin e energjisë mund të ndodhë me veprime, sipas tij të guximshme me investime të drejtpërdrejta.

“Përmirësimi i gjendjes në sektorin e energjisë mund të ndodhë vetëm me tri vendime të guximshme, të sakta dhe të drejtpërdrejta në investimet në sektorin e energjisë. E para, dhe ajo më urgjentja lidhet drejtpërdrejt me nisjen e procedurave të shteti të Kosovës në investime në energji me linjit, pra të fillojnë ndërtimet e kapaciteteve të reja, respektivisht ndërtimi i një termocentrali të ri që do të zëvendësojë termocentralet e vjetra që në fakt, përveç që po prodhojnë pak, aq sa e kanë kapacitetin, po ashtu janë kthyer në simbol të ndotjes së ambientit. Është jashtëzakonisht e rëndësishme, duke e parë gjendjen në kontinentin e Evropës, rikthimin e termocentraleve në vende si në Gjermani, Poloni, duhet shteti ynë të reflektojë në këtë temë. Duhet të stimulohet dhe subvencionohet energjia alternative, solare, me erë, dhe hidrocentralet e vogla për të cilat duhet të ketë një analizë të saktë ku nuk dëmtohet natyra”, ka thënë Tahiri.

Ai ka përmendur edhe gazsjellësin amerikan për çka ka thënë se siguron lidhjen e qëndrueshme të Kosovës me rrjetin evropian dhe vendet rajonet që tashmë e kanë bërë këtë lidhje.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nga sot ka nisur edhe procesin e konsultimit publik me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, ka nisur procesin e tryezave për të prezantuar vizionin tonë dhe njëkohësisht konsultimin me faktorin ndërkombëtar dhe argumentimin pse Kosova duhet të ketë investime në energji, në pasurinë e vet, në vendin më të pasur me ligjit. Shumë e kuptojnë pasurinë linjitit vetëm si një mundësi që ta venisim ta djegim dhe ta kthejmë në energji, kjo është gabim, ka shumë mënyra se si kjo mund të ndodh dhe këto argumente do t’i bëjmë. Është paradoks i llojit të vet që vendi më i pasur me linjit të mos e shfrytëzojë këtë kapacitet”, ka thënë ai.

Ndërsa deputeti Pal Lekaj ka folur për çështjen e energjisë në veri të vendit për çka ka thënë se kompania Elektrosever ka injoruar shtetin e Kosovës.

“Në pajtim me pikën 8 të udhëzuesit kërkohet një opinion nga BE-ja, gjatë këtyre ditëve kam pasur mjaft pyetje nga gazetarët se a do ta tërheqë licencën Bordi i ZRRE-së sa i përket Elektroseverit, që nuk i ka përmbushur obligimet, nuk ka atë të drejtë, sepse në marrëveshje kërkohet një opinion nga Bashkimi Evropian që deri kur dhe pse ka ngecur dhe ata duhet të japin dritën e gjelbër a mund të tërhiqet sa i përket licencës. Nëse nuk ka veprime, nëse ka injorancë, nëse Elektroseveri ka aplikuar për marrëveshje me KOSTT-in me fusnotë do të thotë ka shkuar aq larg sa që e ka tejkaluar edhe marrëveshjen, por e ka injoruar shtetin e Kosovës. Këtu jemi të ngremë zërin që sa më parë kjo marrëveshje të përfundojë dhe të kemi qasje, edhe KOSTT-i, edhe KEDS-i, edhe KESCO të operojë në veriun e Kosovës”, ka thënë Lekaj.

lajme

Mot me diell dhe temperatura deri në 37°C sot në Kosovë

Published

on

By

Kosovën e pret një ditë me mot kryesisht me diell dhe i nxehtë këtë të premte.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13°C dhe 18°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 33°C deri në 37°C.
Gjatë ditës mund të shfaqen vranësira të pakta kalimtare në disa zona, por nuk parashihen reshje shiu. Po ashtu, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe veriperëndimit me shpejtësi prej 1 deri në 5 m/s.
Nga IHMK bëjnë të ditur se temperaturat do të mbeten pak mbi mesataren shumëvjeçare, mirëpo mbeten brenda normave për stinën e verës. /E.A/

Continue Reading

Live

SHBA përballet me opsione të vështira për mbylljen e konfliktit me Iranin

Published

on

By

Ndërsa lufta e Presidentit Donald Trump kundër Iranit ka hyrë në muajin e saj të gjashtë, paralajmërimet dhe përpjekjet diplomatike të kësaj jave kanë nxjerrë në pah pozicionin e ndërlikuar në të cilin ai ndodhet, teksa përpiqet të tërheqë SHBA-në nga një konflikt jopopullor që fillimisht pretendonte se do të zgjaste vetëm disa javë.

Trump ndodhet përballë dy rrugëve: të pranojë një marrëveshje të përkohshme që po mekohet mes Iranit dhe Omanit – e cila do t’i jepte Teheranit kontroll mbi ngushticën e Hormuzit, diçka që nuk e posedonte para luftës – ose të zbatojë paralajmërimet e tij për përshkallëzim të mprehtë, duke rrezikuar një krizë më të zgjatur.

Opsioni i parë, sipas analistëve, do t’i gjeneronte Iranit lëshimin më të madh që nga sulmi i SHBA-së dhe Izraelit më 28 shkurt dhe do të zyrtarizonte mbikëqyrjen e Republikës Islamike mbi këtë rrugë të rëndësishme të transportit të naftës, diçka që administrata Trump kishte premtuar ta parandalonte.

Rruga e dytë, që ka të ngjarë të përfshijë një valë të re sulmesh ajrore, mund të bartë rreziqe politike për Trumpin përpara zgjedhjeve të rëndësishme afatmesme të nëntorit në SHBA, ndërsa nuk duket se ofron ndonjë garanci më të madhe suksesi se bombardimet e mëparshme.

Trump mund të zgjedhë gjithashtu të ruajë status quo-në aktuale: të mbajë bllokadën e porteve iraniane dhe të kundërpërgjigjet periodikisht ndaj çdo sulmi mbi transportin detar. Megjithatë, as kjo qasje nuk i ofron një dalje të dinjitshme nga një konflikt që ai kishte parashikuar të përfundonte në mes të prillit.

“Është një menu opsionesh të këqija, por Trump mund të ketë kuptuar se nuk mund ta lërë këtë luftë të vazhdojë pafundësisht,” u shpreh Aaron David Miller, ish-negociator për Lindjen e Mesme.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetares  së Reuters, një zyrtar amerikan deklaroi në kushte anonimiteti se çdo rrugë e përkohshme e transportit detar do të jetë “pa asnjë pengesë” dhe pa mbikëqyrje nga asnjë palë. /Reuters/

Continue Reading

Rajoni

Humbin jetën tre qytetarë nga Kosova në një aksident në Gjermani

Published

on

By

Tre persona nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident rrugor të enjten në mëngjes në Gjermani, ka njoftuar një i afërm i tyre.

Sipas njoftimit, aksidenti ka ndodhur teksa viktimat – të moshave 61, 34 dhe 16 vjeç, pjesëtarë të së njëjtës familje – po ktheheshin nga Kosova.

Ngjarja është regjistruar në autostradën A3 në rajonin e Bavarise.

Sipas raportimeve të mediave lokale, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në linjën hekurudhore. Ndonëse nuk ka pasur përplasje me tren, tre personat që ndodheshin në veturë kanë mbetur të vdekur në vendngjarje.

Continue Reading

Lajmet

Irani paralajmëron vendet e Gjirit: Bindni Trumpin apo do të godasim infrastrukturën tuaj

Published

on

By

Irani ka ndërmarrë një ofensivë të gjerë diplomatike ndaj vendeve të Gjirit Persik, duke i paralajmëruar qartë se do të godasë fushën e tyre të naftës, rrjetin elektrik dhe furnizimin me ujë nëse nuk e bindin presidentin amerikan, Donald Trump, t’u japë fund sulmeve dhe të kërkojë një zgjidhje me negociata.
Sipas zyrtarëve rajonalë, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, ka zhvilluar biseda me homologët nga Arabia Saudite, Turqia, Katari dhe drejtues ushtarakë të Pakistanit. Mesazhi i Teheranit është i qartë: çdo sulm i ri amerikan ndaj Iranit do të pasojë me hakmarrje të drejtpërdrejtë ndaj aseteve strategjike dhe infrastrukturës kritike në të gjithë rajonin e Gjirit.
Paralajmërimi vjen pas kërcënimeve të Trumpit për goditjen e rrjetit energjetik iranian, ndërsa Teherani synon ta përdorë rrezikun e një tronditjeje të madhe ekonomike globale si mjet trysnie për të shmangur përshkallëzimin ushtarak. /Reuters/

Continue Reading

Të kërkuara