Lajmet

​AAK kërkon debat parlamentar për blerjen e energjisë

Kështu ka bërë të ditur kryetari i këtij grupi, deputeti Besnik Tahiri.

Published

on

Grupi Parlamentar i AAK-së do të kërkojë debat parlamentar për çështjen e blerjes së energjisë. Kështu ka bërë të ditur kryetari i këtij grupi, deputeti Besnik Tahiri.

“Në mungesë të transparancës nga ana e pushtetit rreth kësaj çështjeje, Grupi Parlamentar i AAK-së do të kërkojë debat parlamentar me vetëm një temë: blerja e energjisë dhe transaksioneve të vlerave shumë të larta për të cilat ne po kërkojmë llogaridhënie dhe raportim para kuvendi”, tregoi Tahiri.

Tahiri theksoi se kërkesa për debat do të dorëzohet të martën në Kuvendin e Kosovës. 

Lajmet

Gjukanoviq: Kabineti i Koshtunicës tentoi destabilizimin e Kosovës përmes komprometimit të NATO-s

Published

on

By

Ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka zbuluar detaje lidhur me planet e qarqeve politike dhe të sigurisë në Beograd, të cilat, përmes një afere të mirëorganizuar, kishin synim komprometimin e misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR) dhe pengimin e njohjes ndërkombëtare të shtetit të Kosovës.

Sipas një raportimi nga mediumi “Mportal”, Gjukanoviq ka deklaruar se brenda kabinetit të ish-presidentit jugosllav, Vojislav Koshtunica, ka vepruar një grup që përfaqësonte vazhdimësinë e politikave të kohës së Sllobodan Millosheviqit. Objektivi kryesor i këtij rrethi ishte destabilizimi i Kosovës dhe dëmtimi i imazhit të komandës ushtarake të KFOR-it.

Për të realizuar këtë qëllim, Gjukanoviq ka bërë të ditur se ishte përgatitur një operacion specifik që përfshinte trajnimin e dhjetëra vajzave, të cilat do të përdoreshin si mjet komprometimi ndaj zyrtarëve të lartë të NATO-s.

“Janë përgatitur 27 vajza që duhej t’u ofroheshin zyrtarëve të lartë ushtarakë të KFOR-it. Mes tyre ishte edhe S.Ç. Informacioni që kishim atëherë ishte se ajo trajnohej në hapësirat e stadiumit ‘Obiliq’ në Beograd”, ka deklaruar Gjukanoviq.

Pavarësisht planifikimit të detajuar nga strukturat e sigurisë në Beograd, operacioni dështoi për shkak të reagimit të shpejtë të misioneve ndërkombëtare në Kosovë.

Ish-presidenti malazez konfirmoi se informatat e inteligjencës kishin rënë në duart e aleatëve në kohën e duhur, duke shmangur kështu një skandal të përmasave të mëdha.

“Për fat të mirë, KFOR-i dhe UNMIK-u në kohë kanë ardhur në posedim të informacionit dhe e kanë parandaluar këtë aktivitet”, ka përfunduar Gjukanoviq.

 

Continue Reading

Lajmet

Sveçla njofton për hapat e parë drejt themelimit të Xhandarmërisë së Kosovës

Published

on

By

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin për themelimin e grupit punues që do të bëjë analizimin dhe propozimin e modaliteteve për funksionimin e Xhandarmërisë së Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të ministrit, kjo strukturë e re do të funksionojë si një agjenci e veçantë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Sveçla ka theksuar se themelimi i Xhandarmërisë përfaqëson një hap të rëndësishëm në konsolidimin e arkitekturës së sigurisë së vendit, duke pasur një mision të qartë për të garantuar një prezencë të fuqishme shtetërore.

Ndër detyrat kryesore të këtij agjencioni të ri do të jenë ruajtja e kufijve, integritetit dhe sovranitetit territorial, mbrojtja nga terrorizmi, menaxhimi i trazirave me rrezikshmëri të lartë, si dhe mbrojtja e infrastrukturës kritike.

“Xhandarmëria përfaqëson një hap të rëndësishëm në konsolidimin e arkitekturës sonë të sigurisë, me mision të qartë për të garantuar prezencë të fuqishme shtetërore në funksion të ruajtjes së kufijve, integritetit dhe sovranitetit tonë territorial, mbrojtjen nga terrorizmi, menaxhimin e trazirave me rrezikshmëri të lartë dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike”, thuhet në njoftimin e bërë nga ministri në detyrë, Xhelal Sveçla.

Në përfundim, ministri ka deklaruar se Xhandarmëria do të forcojë ndjeshëm kapacitetet e Kosovës për të parandaluar, menaxhuar dhe neutralizuar kërcënimet që cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe integritetin territorial të vendit.

Continue Reading

Lajmet

Dy raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Published

on

By

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar dy raste të dhunës në familje, të cilat kanë ndodhur në Prishtinë dhe Malishevë.

Rasti i parë ka ndodhur në Prishtinë ku është arrestuar një person, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj gruas me të cilën bashkëjetonte.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të ndiqet në procedurë të rregullt.

Një person tjetër ne Malishevë ka sulmuar fizikisht një burrë tjetër të familjes, duke i shkaktuar lëndime trupore për të cilat viktima ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari ndodhet ende në arrati, ndërsa policia po e heton rastin.

Continue Reading

Lajmet

Raportohet i zhdukur një 31-vjeçar në Prishtinë

Published

on

By

Në Policinë e Kosovës është raportuar për zhdukjen e një personi të moshës 31-vjeçare, i cili është larguar në drejtim të panjohur të hënën pasdite në Prishtinë.

Rasti është denoncuar në polici nga babai i tij. Sipas dëshmisë së dhënë nga familjari, ngjarja ka ndodhur në momentin kur ai kishte ndaluar automjetin për të kryer një blerje, duke e lënë djalin brenda në makinë.

Ankuesi ka specifikuar para autoriteteve se 31-vjeçari është me aftësi të kufizuara mendore. Gjatë kohës që babai ndodhej jashtë mjetit, i riu ka dalë nga automjeti dhe nuk është kthyer më.

Njësitë policore menjëherë kanë nisur hetimet për rastin dhe po punojnë intenzivisht për lokalizimin dhe gjetjen e personit të zhdukur.

 

Continue Reading

Të kërkuara