Stresi është pjesë e pashmangshme e jetës moderne, trupi na dërgon shenja të fshehura për gjendjen tonë emocionale dhe i injorojmë. Njohja e këtyre sinjaleve mund të ndihmojë në parandalimin e problemeve më serioze shëndetësore.
Ndryshimet në lëkurë
Akne të papritura, skuqje ose irritime mund të jenë më shumë sesa probleme kozmetike, ato janë përgjigje e trupit ndaj stresit të akumuluar.
Dhimbje të pashpjegueshme stomaku
Një nga mënyrat më të zakonshme me të cilat trupi reagon ndaj stresit është përmes tretjes. Dhimbjet, fryrja ose shqetësimet e vazhdueshme në stomak mund të jenë sinjal që diçka nuk është në rregull emocionalisht.
Rënie e flokëve
Nëse vëreni se po humbni më shumë flokë se zakonisht, kjo mund të jetë shenjë e stresit të lartë. Rënia shpesh ndodh me vonesë pas një periudhe të gjatë tensioni.
Ëndrra të çuditshme ose të shqetësuara
Stresi ndikon në cilësinë e gjumit. Nëse po përjetoni ëndrra të pazakonta, ankthioze ose zgjoheni të lodhur, mund të jetë një shenjë që mendja juaj po përpunon stresin në mënyrë të pavetëdijshme.
Lodhje kronike
Ndiheni të lodhur edhe pas gjumit? Lodhja e vazhdueshme, është alarm i qartë që trupi po përpiqet të përballojë nivele të larta stresi. Ekspertët këshillojnë që të mos injorohen shenjat e të merren hapa të thjeshtë për menaxhimin e stresit si aktiviteti fizik, meditimi, ndarja e kohës për veten dhe kërkimi i ndihmës profesionale kur është e nevojshme.