Aktualitet

​740 raste aktive me COVID-19

226 raste aktive me COVID-19 janë vetëm në kryeqytet.

Published

on

Është rritur numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë. Aktualisht në vend janë 740 raste aktive me koronavirus, kjo bazuar në të dhënat ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Prishtina ka numrin më të lartë të rasteve aktive. 226 raste aktive me COVID-19 janë vetëm në kryeqytet. Më pas vjen Ferizaj me 73 raste.

Në raportin e fundit IKShPK njoftoi se 107 qytetarë kanë rezultuar pozitive me virusin COVID-19, ndërsa asnjë nuk ka ndërruar jetë shkak i infektimit me këtë virus. 

Aktualitet

Deri një orë pritje për të dalë nga Kosova

Published

on

Janë përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi, nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar. Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare, hyrjet janë të shkurtra kurse pritjet deri 1 orë në Merdarë.

Pritjet në hyrje raportohen nga 3 deri në 5 minuta përveç në Merdarë 5 deri 10 minuta, kurse pritjet për të dalë nga Kosova janë të gjata 1 orë në Merdarë dhe deri 10 minuta pritje në Jarinjë.

Përditësimi i fundit ishte në ora 07:08 të mëngjesit.

Continue Reading

Aktualitet

Seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit

Published

on

Lajm i përditësuar

07:58

Sot me fillim nga ora 11:00 mbahet seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje të dielën i propozoi tre emra në tentimin e tretë për konstituim pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Votat për kryekuvendar nuk i morën as ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, as ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci e dhe as deputeti Dimal Basha.

Nga 106 deputetë të pranishëm për Muratin votuan 55 deputetë, kundër 46 dhe 5 deputetë kanë abstenuar. Derisa, me 55 vota për, 47 kundër, 4 abstenime, Nagavci nuk mori votat për t’u zgjedhur kryekuvendare.

Kurse, për Bashën për votuan 57 deputetë , kundër 25, dhe abstenuan 24 deputetë.

Continue Reading

Aktualitet

KQZ miraton programin e stafit zgjedhor dhe hapjen e qendrës së re të votimit në Graçanicë

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar programin për Trupat Menaxhuese të Zgjedhjeve dhe stafin zgjedhor për zgjedhjet lokale si dhe vendosi hapjen e një Qendre të Votimit në lagjen “Marigona Residence” në Graçanicë.

Vendimet e tjera të rëndësishme përfshijnë miratimin e procedurës për Votimin e Personave me Nevoja të Veçanta dhe largimin nga lista votuese të personave të vdekur.

Sipas raportit të Drejtorit të Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala, nga fillimi i periudhës për ndërrim të Qendrës së Votimit më 28 qershor e deri më 24 gusht, janë pranuar 8,107 kërkesa, prej të cilave 7,432 janë aprovuar.

Ndërkaq, për votuesit jashtë Kosovës që do të votojnë me postë, janë aprovuar 21,436 kërkesa dhe refuzuar 5,244 deri më 25 gusht 2025. Afati për të dy proceset përfundon më 29 gusht.

Programi i stafit zgjedhor sipas udhëheqsit të Këshillit për Operacione Zgjedhore, Arianit Elshani përfshin trajnerë, anëtarë të Këshillave të Vendvotimit, ekipe mobile për votimin e personave me nevoja të veçanta, numërues në Qendrat Komunale të Numërimit dhe stafin e Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve.

Udhëzuesi për Votimin e Personave me Nevoja të Veçanta ka për qëllim lehtësimin e procesit dhe garantimin e të drejtës kushtetuese për të gjithë qytetarët.

Në kuadër të përmirësimit të listës votuese, KQZ vendosi largimin e 1,514 personave të vdekur që në ditën e zgjedhjeve do të kishin moshën 95 vjeç ose më shumë. Ndërkohë, Qendra e re e Votimit në lagjen “Marigona Residence” do t’u mundësojë votuesve lokalë të votojnë më afër banesës së tyre, duke shmangur udhëtimin rreth 3 km deri në qendrën e mëparshme në Preoc.

 

Continue Reading

Aktualitet

Parashikimi i motit

Published

on

Në Kosovë, moti parashihet të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga 9-12°C, kurse temperaturat maksimale nga 24-27°C.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, e lehtë deri mesatare.

Continue Reading

Të kërkuara