Nëse keni mavijosje të shpeshta pa ndonjë shkak të dukshëm, kjo zakonisht lidhet me dobësimin e kapilarëve.
Por, çfarë e shkakton këtë dhe cilat janë shkaqet e mundshme sipas mjekëve? Ja disa arsye kryesore:
Diabeti
Mund të ndikojë negativisht në qarkullimin e gjakut, duke e bërë më të lehtë shfaqjen e mavijosjeve. Simptoma tjera përfshijnë etje të shpeshta, plagë që shërohen ngadalë, lodhje, shikim të turbullt dhe njolla të bardha në lëkurë.
Ndryshimet me moshën
Me moshën, sistemi i enëve të gjakut dobësohet dhe indet humbasin elasticitetin, duke bërë mavijosjet më të shpeshta, sidomos në këmbë.
Mosbalancimi hormonal
Mungesa e estrogjenit, e zakonshme gjatë menopauzës, shtatzënisë ose marrjes së ilaçeve hormonale, dobëson kapilarët dhe muret e tyre, duke e bërë më të lehtë shfaqjen e mavijosjeve.
Mungesa e vitaminave dhe elementëve ushqyes
Mungesa e vitaminave B12, C, K dhe P, ose bilanci i hekurit, mund të dobësojë enët e gjakut dhe të çojë në mavijosje. Burime të këtyre vitaminave janë: çaji jeshil, molla, kungulli, hudhra, banane, vezë, djathë dhe peshk yndyror.
Sëmundjet e gjakut dhe të enëve të gjakut
Sëmundje si varikoza, Willebrand, trombocitopenia apo leuçemia mund të shkaktojnë mavijosje. Konsultohuni me mjek nëse keni edhe dhimbje, këmbë të fryra, gjakderdhje nga hundët ose mishrat e dhëmbëve.
Përdorimi i ilaçeve
Disa ilaçe, si aspirina, analgjezikët, medikamentet anti-inflamatore, anti-astmatikët, shkaktojnë mavijosje. Nëse vini re lidhje ndërmjet ilaçeve dhe mavijosjeve, konsultohuni me mjekun tuaj.
Ushtrimi i tepërt fizik
Peshat ose aktiviteti fizik dobëson kapilarët e shkakton mavijosje. Edhe fëmijët mund të kenë mavijosje për shkak të çantave shkollore.
Si të dalloni mavijosjet e zakonshme nga ato të rrezikshme?
Pas një dëmtimi, mavijosjet janë të kuqe e bëhen blu, të purpurta ose të zeza. Brenda 5-10 ditëve bëhen jeshile ose të verdha, dhe brenda 10-14 ditëve marrin ngjyrë kafe dhe pastaj zbehen. Nëse nuk zhduket pas dy javëve ose ka ngjyrë të pazakontë, duhet të vizitoni mjekun.
Kushtoni vëmendje shpeshtësisë dhe intensitetit të mavijosjeve, konsultohuni me një hematolog për të identifikuar shkaqet e mundshme.
Kontrolloni dietën tuaj dhe suplementoni vitaminat e nevojshme vetëm pas konsultimit mjekësor. /A.Z/UBT News/